Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
Talent i pazbuluar, Victoria Beckham tallet me Davidin teksa e filmon duke kënduar këngën "All I Want For Christmas Is You"
Pas Jennifer Aniston, e cila zgjodhi pemën e saj të Krishtlindjes, David Beckham na sjell në humorin e Krishtlindjeve duke kënduar "All I want for Christmas" të Mariah Careyt.
2 Dhjetor 2022, 10:45Nga d.a.
David Beckham
BRITANI- Me ardhjen e dhjetorit ne gjithnjë e më shumë hyjmë në një atmosferë festive, ku dhe të famshmit nuk mund të mos tregojnë entuziazmin e tyre me dekorimet apo dhe atmosferën e krijuar.
Pas Jennifer Aniston, e cila zgjodhi pemën e saj të Krishtlindjes, David Beckham na sjell në humorin e Krishtlindjeve duke kënduar "All I want for Christmas" të Mariah Careyt.
Në një video të shpërndarë në Instagram, të xhiruar nga Victoria Beckham, ish-futbollisti është i ulur banakun e kuzhinës së tyre dhe këndon këngën e famshme, pa e ditur se gruaja e tij po e filmon.
“David Beckham na jep këngën e tij më të mirë të Mariah Carey” , ka shkruar stilistja në postimin e saj.
Ai lëvizi nëpër telefonin e tij teksa këndon me sintonizëm tekstin e hapjes, përpara se të zgjidhte një ton më të ulët për rreshtin "bëje dëshirën time realitet", në vend të notës origjinale shumë të lartë të Mariah. Më pas Davidi ngriti sytë nga telefoni për të parë gruan e tij duke e regjistruar, me një Victoria që qesh më pas duke u tallur me humor me këngën e burrit të saj.