15 Maj 2023, 17:43
Nga a.d
Adele James, Cleopatra në serialin 'Queen Cleopatra'
SHBA- Seriali “Queen Cleopatra" u bë i disponueshëm në Netflix vetëm 5 ditë më parë dhe që atëherë, shikuesit e kanë "bombarduar" me vlerësime të këqija në platformat Internet Movie Database dhe Rotten Tomatoes.
Kjo vjen si pasojë e zgjedhjes së një aktoreje afro-amerikane për të luajtur rolin kryesor, atë të mbretëreshës egjiptiane, Kleopatrës. Kjo zgjedhje ka nxitur reagimet e arkeologëve dhe akademikëve në Egjipt, të cilët argumentojnë se Kleopatra duhet të kishte pasur lëkurë me ngjyrë më të hapur, pasi ajo ishte me origjinë greke, nga dinastia Ptolemaike. Ndërkohë, krijuesit e serialit "Mbretëreshës Kleopatra" (që është sezoni i dytë i serialit të titulluar "Mbretëreshat e Afrikës" ), mbrojnë zgjedhjen e tyre. Aktorja dhe gruaja e Will Smith, Jada Pinkett Smith , producentja e serialit, deklaroi se “nuk shohim apo dëgjojmë shpesh histori për mbretëreshat afroamerikane . Ishte shumë e rëndësishme për mua, vajzën time dhe komunitetin tim që të mund t'i njihnim këto histori, sepse ka shumë."
Ndërsa regjisorja me origjinë iraniane e serialit, Tina Gharavi, komentoi për filim ‘Cleopatra’ të vitit 1963, me aktore kryesore Elizabeth Taylor. “Ka më shumë gjasa që Kleopatra e vërtetë të jetë dukur si aktorja jonë, sesa është dukur ndonjëherë Elizabeth Taylor.” “Mbaj mend kur isha fëmijë, shikoja Elizabeth të lunate Kleopatrën. Më mbërthente, por në të njëjtën kohë, ai imazh nuk ishte i duhuri. A ishte lëkura e saj me të vërtetë aq e bardhë?” shtoi Gharavi.
Elizabeth Taylor në rolin e Kleopatrës, 1963
Sipas saj, origjina e Kleopatrës i ka kaluar grekëve, më pas maqedonasve dhe persëve.
“Ajo që dihet, është që familja e saj greke-maqedonase pati martesa në dinastinë Seleucid të Azisë Perëndimore dhe ka jetuar në Egjipt për rreth 300 vjet. Kleopatra ka qenë 8 gjenerata larg këtyre paraardhësve, që i bën gjasat që ajo të ketë pasur lëkurë të bardhë, shumë të vogla,”- konstatoi regjisorja.
Po për këndvështrimin e shikuesve? Më shumë se 22,000 përdorues të platformës IMDb formuan një vlerësim mesatar prej 1.2 nga 10 për serialin "Mbretëresha Kleopatra".
queen cleopatra netfix
Art&Argëtim
15 Maj 2023, 17:04
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Jupiteri, planeti i prosperitetit dhe zgjerimit, hyn në shenjën e Demit deri më 25 maj 2024. Ai do të sjel...
Art&Argëtim
15 Maj 2023, 07:09
A.B
Horoskopi
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillMë në fund pak hapësirë për ju. Pas një periudhe plot tension, do ...
Art&Argëtim
14 Maj 2023, 11:53
f.i
Familja Kelmendi
BRITANI E MADHE- Mbrëmjen e djeshme është mbajtur finalja e edicionit të 67-të të ‘Eurovision Son...
Art&Argëtim
14 Maj 2023, 08:00
f.i
DashiDite përgjithësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe...
Art&Argëtim
14 Maj 2023, 00:52
BRITANI E MADHE- Shqipëria zë vendin e 5 nga fundi në Eurovision, fiton Suedia! Në një betejë të ngushtë pikësh m...
Art&Argëtim
13 Maj 2023, 17:37
f.i
Kelly Clarkson
SHBA- Shfaqja e këngëtares Kelly Clarkson po përballet me disa akuza nga stafi i punëtorëve, pasi 11 prej tyre...
Art&Argëtim
13 Maj 2023, 17:09
f.i
Marsha Gay Harden
SHBA- Aktorja Marsha Gay Harden është një avokate në mbrojtje të komunitetit LGBTQI+ dh...
Art&Argëtim
13 Maj 2023, 16:54
f.i
Grida Duma
TIRANË- Fustanet treçereksh, kostumet serioze dhe takat e larta janë gjithmonë në stilin e moderatores Grid...
Art&Argëtim
13 Maj 2023, 15:49
a.l
Marco Mengoni
ITALI- Që kur fitoi festivalin e sivjetëm në Sanremo, Marko Mengoni nuk ka reshtur së foluri për arritjet...
Art&Argëtim
13 Maj 2023, 12:26
m.s
Victoria's Secret
Për dy dekada, sfilata e Victoria's Secret ishte eventi më seksi në kalendarin e showbizz-it. Heidi Klum, Tyra Banks dhe G...