LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Shakira, Miley Cyrus dhe standardet e dyfishta mbi tradhtinë

Një ditë pas publikimit, këngëtarja e njohur amerikan Miley Cyrus ndoqi shembullin me këngën e saj mbi tradhtitë e dyshuara të bashkëshortit të saj. Të famshmit dhe influencuesit kanë një shembull edhe këtu në Argjentinë: Sofía Aldrey, një grimiere në profesion, postoi pamje të mesazheve që ish i dashuri i saj u kishte dërguar grave të tjera kur ishin ende çift.

23 Qershor 2023, 13:54 Nga k.m.
Shakira, Miley Cyrus dhe standardet e dyfishta mbi tradhtinë
Shakira dhe Bizarap

Kur Shakira, diva kolumbiane e muzikës pop, u divorcua nga bashkëshorti i saj, ylli i futbollit Gerard Piqué në vitin 2022, shkroi një këngë për të kapërcyer dhimbjen dhe poshtërimin e ndarjes për shkak të tradhtisë së bashkëshortit. Kënga, e cila u realizua në bashkëpunim me DJ argjentinas Bizarrap dhe u bë menjëherë një hit, ishte një “mënyrë e shëndetshme për të kanalizuar emocionet e mia” tha Shakira. Ajo e ka cilësuar këngën si një “himn për shumë gra”.

Një ditë pas publikimit, këngëtarja e njohur amerikan Miley Cyrus ndoqi shembullin me këngën e saj mbi tradhtitë e dyshuara të bashkëshortit të saj. Të famshmit dhe influencuesit kanë një shembull edhe këtu në Argjentinë: Sofía Aldrey, një grimiere në profesion, postoi pamje të mesazheve që ish i dashuri i saj u kishte dërguar grave të tjera kur ishin ende çift.

Për disa gra, ndarjet përkojnë me probleme të tjera të mëdha. Miley Cyrus pati nevojë për një operacion gjatë ndarjes së saj, ndërsa babai i Shakirës u sëmur. Në Argjentinë, Aldrey kuptoi se ish-partneri i saj, një aktor televiziv, e kishte tradhtuar atë gjatë një periudhe 2-vjeçare, në të cilën ajo i kishte qëndruar në kokë pasi ai vuante nga kanceri.

Megjithatë, gratë nuk mund të presin një nivel simpatie të barabartë, kur publikohet jeta e tyre private. Shakira u tall në internet si një “grua e zemëruar” dhe “nënë e keqe” që kishte nevojë për psikoterapi. Por a mos është kritika se këto gra të zemëruara nuk duhej të nxirrnin në publik “të palarat” e familjes, një formë tjetër e dhunës gjinore?

Mjekja Fernanda Tarica, që ka themeluar një OJQ në Buenos Aires që ndihmon viktimat e dhunës në familje , thotë se “tradhtia dhe gënjeshtra i shkaktojnë dëm personit tjetër, prandaj është e paimagjinueshme që ato të mos jenë një lloj dhune”.

“Kur prishet pakti i monogamisë ka fillimisht një dhunë emocionale. Më pas në shumë rastedhe për arsye të ndryshme, këto gra nuk janë në gjendje t’i japin fund marrëdhënies, gjë që krijon varësi emocionale që kthehet në fuqi dhe në forma të tjera dhunës”– thekson ajo.

Tarica u befasua nga reagimet e ndryshme ndaj këtyre tre grave, dhe mbi lehtësinë e akuzës ndaj tyre. Kjo është diçka shumë funksionale në patriarkalizëm. Por problemi është tradhtia dhe nëse dikush e publikon atë nga një pozitat e dhimbjes, përgjigja e shoqërisë është ta refuzojë atë. Duket se mbizotëron mendimi se abuzimi brenda–martesor, duhet mbajtur brenda mureve të shtëpisë. Megjithatë, kjo ngre pyetjen:A duhet të mbrohet abuzuesi dhe jo viktima? Psikologia konjitive Delfina de Achával thotë se shkelja e besimit te çiftet provokon “emocione shumë të vështira për t’u përpunuar që lidhen me pushtetin, zotërimin… tradhtinë dhe braktisjen”.

De Achával e përshkruan si “simbolike” dhunën e tradhtisë martesore.

“Gratë nuk qajnë, ato fitojnë para”, këndon Shakira. Epo, ajo me siguri fitoi. Sepse kënga e saj fitoi mbi 2.5 milionë dollarë. Por jo të gjithë të divorcuarat janë ose ndihen të kompensuara.

Në rastin e Anës (jo emri i saj i vërtetë), një taksiste 42-vjeçare me tre fëmijë, ajo e përzuri burrin nga shtëpia pas një martese 20-vjeçare. Kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ajo filloi të dallonte shenjat e tradhtisë, derisa pa një bisedë në Facebook që e bëri të ndihej aq keq saqë përfundoi në spital.

Gjatë pandemisë, ajo kuptoi se nuk mund të divorcohej dot kurrë nga burri i saj, pasi të qenit shtëpiake dhe nënë, nënkuptonte se nuk mund të punonte apo të fitonte para. Ndaj një ditë nisi të ndiqte kursin për t’u bërë taksiste. Në këtë rast Fernanda Tarica e sheh tradhtinë si shkaktim të “një dhune ekonomike të rëndësishme”.

Ajo thotë: Ka gra që nuk mund të divorcohen sepse nuk mund ta përballojnë. Ato nuk kanë asgjë për të jetuar me fëmijët e tyre, ndaj burri sillet si të dojë. Ky është në thelb një seksizëm i përhapur, i cili shkel në heshtje të drejtat ekonomike të grave, thotë Cintia González Oviedo, drejtuese e “Bridge the Gap”, një organizatë konsulence për çështjet gjinore dhe diversitetin.

Edhe kur gratë mund t’i japin fund martesës dhe të gjejnë një punë, thotë ajo, ato përballen shpesh me një problem tjetër:baballarët që zhduken dhe nuk paguajnë për kujdesin ndaj fëmijëve. Gonzalez deklaron se mbi 66 për qind e burrave të divorcuar në provincën e Buenos Airesit nuk paguajnë rregullisht ushqimin e fëmijëve të tyre, ndërsa Ministria e Grave dhe Barazisë Gjinore, thotë se vetëm 10 për qind e meshkujve të divorcuar ofrojnë një mbështetje ekonomike “të vërtetë dhe efektive”.

Psikiatri Enrique Stola thotë se ndërsa dhuna ekonomike në kontekstin e abuzimit martesor duhet të përkufizohet më qartë, ajo është “një shprehje tjetër e dhunës strukturore ndaj grave”, të cilat lihen të kujdesen për fëmijët pa mbështetjen e duhur nga ish-partnerët.

“Kjo ndodh në të gjitha vendet, dhe kjo dhunë është kronike dhe strukturore, sepse gjyqtarët, si bura dhe gra, nuk marrin masa të shpejta për t’i ndihmuar këto gra në një situatë kritike,”-thotë ai. I specializuar mbi dhunën me bazë gjinore, Stola thotë se dhuna ekonomike shfaqet “dukshëm gjatë një ndarjeje, edhe pse s’ka dyshim se do të ketë pasur edhe më parë shenja të saj, krahas llojeve të tjera të dhunës psikologjike dhe simbolike.

Dhe ajo mund të jetë më keq mes të pasurve, thotë ai, pavarësisht përdorimit të avokatëve që shpesh nuk arrijnë t’i garantojnë gruas pjesën e saj të drejtë të parave nga divorci. Kur një grua i drejtohet gjyqit, shton ai, ajo “nis të ndjejë atë që ndjejnë shumë gra të tjera, madje edhe ato me nivele ekonomike më të ulëta:ajo akuzohet se është lakmitare, se dëshiron të rrëmbejë të gjitha paratë, dhe të mos i lërë asgjë ish-partnerit”.

Fernanda Tarica këmbëngul se “shumë shpesh”, kur gratë e martuara kanë lidhje jashtëmartesore, kjo vjen si një përgjigje ndaj një tradhtie nga ana e bashkëshortit. Stola e sheh gjendjen e tradhtisë si të pabarabartë, dhe sugjeron që shumë njerëz besojnë se gratë duhet “t’i japin gjithmonë burrit një shans tjetër, sepse kështu janë burrat”.

Megjithatë, e njëjta shoqëri heziton t’u japë grave një shans të dytë, thotë ajo, teksa shton se burrat nuk janë në gjendje t’u japin grave apo edhe fëmijëve të tyre një shans të dytë, pasi është në rrezik pushteti i tyre.

Ata e shohin tradhtinë si “një goditje ndaj dashurisë së tyre”, gjë që i dobëson ata në aspektin social, duke i bërë të duken si brinarë.

“Jo se dikush do t’ua thotë këtë në sy, por ata mendojnë se e kanë humbur fuqinë simbolike në shoqëri. Ekziston një ndryshim të madh në mënyrën se si shoqëria pret që burrat dhe gratë ta menaxhojnë situatën pas një tradhtie”- përfundon ai./“Worldcrunch” – Bota.al

shakira

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale