Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Sa para shpenzoi vajza e Bill Gates për të blerë një apartament në Nju Jork?
Ky apartament ndodhet në 443 Greenwich Street në Tribeca, Manhattan. Është një lagje ku jetojnë shumë të famshëm.
7 Prill 2023, 19:09Nga k.m.
Bill dhe Jennifer Gates
SHBA- Vajza e madhe e Bill Gates, Jennifer ka bërë një investim shumë të shtrenjtë duke blerë një apartament ultraluksoz në Nju Jork. Ky apartament ndodhet në 443 Greenwich Street në Tribeca, Manhattan. Është një lagje ku jetojnë shumë të famshëm. Gates thuhet se ka paguar shumën prej 51 milionë dollarësh për të blerë apartamentin në pronësi të kampionit të Formula 1, Lewis Hamilton. 'Penthouse-i' i blerë ka gjashtë dhoma gjumi dhe gjashtë banja.
Penthouse është rezidenca më e madhe në ndërtesën me gjithsej 53 apartamente. Ka ashensorin e vetë dhe dy nga 15 vende parkimi të pallatit.
Jennifer Gates është diplomuar në Universitetin e Stanfordit për biologji njerëzore dhe aktualisht po studion për Mjekësi në Nju Jork. Në fakt, pak javë më parë, Jennifer së bashku me partnerin e saj, Niall Nassar sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, duke e bërë gjysh sipërmarrësin miliarder Bill Gates./CNBC