LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Ç'po ndodh me Sin Boy? Thashethemet se ka vdekur po shtohen, motra dhe e ëma mbajnë 'zi'. Historia e djalit shqiptar që u rrit me vështirësi në Greqi

Në foton e bërë virale, Sin Boy duket se është në një ambulancë të verdhë, e cila dallohet si ambulancë greke dhe jo shqiptare, që mbajnë ngjyrat bardhekuq. 

16 Shkurt 2023, 17:02 Nga k.m.
Ç'po ndodh me Sin Boy? Thashethemet se ka vdekur po shtohen, motra
Sin Boy

GREQI- Ka pasur shumë aludime gjatë 24 orëve të fundit nëse reperti shqiptar Sin Boy është gjallë apo jo. Thashethemet nëse Sin Boy kishte ndërruar në moshën 29-vjeçare nisën pas publikimit të një fotoje që atij iu shpërnda brenda një ambulance. Në postimin thuhej se 'trapper-i' nuk jetonte më, një lajm që ka panikuar të apasionuarit pas muzikës trap, por edhe fansat e tij.

Ç'po ndodh me Sin Boy? Thashethemet se ka vdekur po shtohen, motra

Pas këtij lajmi që bëri xhiron e rrjetit, të gjithë po përpiqen të zbulojnë se cila është e vërteta.

Pak orë më parë është hedhur një postim në llogarinë e tij zyrtare ku thuhet: Për fat të keq thashethemet janë të vërteta por mediat po mundohen ta sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë. #sininacion”.

Ç'po ndodh me Sin Boy? Thashethemet se ka vdekur po shtohen, motra

Ky postim është shpërndarë në profilin e saj nga motra e tij, Elena, e cila në të njëjtën kohë ka vendosur një foto të zezë profili në rrjetet sociale, duke shtuar shqetësimet.

Ç'po ndodh me Sin Boy? Thashethemet se ka vdekur po shtohen, motra

Por për ta bërë edhe më keq situatën, edhe e ëma e reperit duket se konfirmon thashethemet për vdekjen e djalit të saj sepse ndërroi foton e profilit të saj në Instagram, duke vendosur një sfond të zi.

Ç'po ndodh me Sin Boy? Thashethemet se ka vdekur po shtohen, motra

A është vdekja e tij një "marifet" publiciteti?

Nuk janë të paktë ata që e mendojnë se e gjithë kjo është një lajm i rremë. Në foton e bërë virale, Sin Boy duket se është në një ambulancë të verdhë, e cila dallohet si ambulancë greke dhe jo shqiptare, që mbajnë ngjyrat bardhekuq. Gjithashtu, në mediat shqiptare nuk përmendet ndarja e tij nga jeta, por ka lajme të ndarjes nga partnerja Rina Balaj.

Kush është Sin Boy?

Sin Boy, emri i vërtetë i të cilit është Theodoros Agustin Gega, ka lindur në Nea Joni më 18 gusht 1994 dhe është me origjinë nga Shqipëria. Ai është shprehur se ka pasur një fëmijëri të vështirë, por që nga viti 2017 gjërat kanë ndryshuar për Sin Boy. Tani ai ishte në gjendje të suportonte financiarisht veten dhe familjen e tij. Atë vit ai nënshkroi një kontratë me kompaninë diskografike Heaven Music dhe u bë i njohur për këngë të ndryshme. Më 5 shtator 2018 u publikua kënga “Gigi”, me këngëtaren po ashtu me origjinë shqiptare Rina Balaj dhe ish-partneren e tij, duke korrur një sukses të madh.

Sin Boy arriti të bëhej i njohur me këngën 'Mama' të cilën e këndoi me Light, MadClip dhe iLLeoo e cila u bë virale.

“Kam kaluar vite duke ngrënë vetëm bukë me vaj e kripë”, tha ai, ndërsa për racizmin që ka përjetuar teksa tha se për shkak se ishte shqiptar, prindërit e shokëve të klasës i thoshin fëmijëve që të mos rrinin me të. Megjithatë shtoi: Çdo ditë luftoj kundër racizmit dhe për këtë arsye them gjithmonë se jam shqiptar.

Marrëdhënia me Rina Balajn

Me këngëtaren me origjinë shqiptare Rina Balaj, Sin Boy bashkëpunoi për herë të parë në vitin 2018 kur publikuan këngën 'Gigi' që u bë një hit i madh. Të dy gjatë rrugës u bënë çift dhe publikuan më shumë këngë së bashku në shqip.

“Sin Boy-n e takova ditën e parë që erdhi për këngën “Gigi”. Nuk e njihja më parë. Mendoj se ishte dashuri me shikim të parë për ne të dy. Kur shkruanim “MM” ishim në Durrës dhe aty na kapi karantina. Ne ndërtuam një studio të vogël në shtëpi dhe kishim shumë kohë të lirë që donim ta përdornim në avantazhin tonë. Stimujt ishin të shumtë dhe ne donim t'i vendosnim të gjitha në muzikë. Thjesht donim të shkruanim një album në të cilin do të flisnim për bullizimin dhe jetën e vështirë që kalon çdo njeri, duke theksuar se nuk duhet të dorëzohemi kurrë. Ne donim të kthenim në jetë tingullin e viteve '80-'90 dhe mendoj se ia dolëm. Shumë njerëz na dërguan mesazhe, duke na treguar për betejat e tyre."

Por raportimet e fundit në shtypin shqiptar flasin për një ndarje.

Sin Boy u bë Lil Jesus

Në shtator 2019, ai njoftoi në një postim se po ndryshonte pseudonimin e tij nga Sin Boy në Lil Jesus, por më vonë anuloi të gjitha koncertet e tij dhe pretendoi se disa njerëz duan ta vrasin. Ai denoncoi dhe akuzoi Iluminatin, industrinë e muzikës, madje dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe u largua nga kompania diskografike Minos EMI.

Ka shumë aludime dhe pikëpyetje, megjithatë koha do ta tregojë se cila është e vërteta për vdekjen e reperit.

sin boy reperi sin boy


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës