U gjetën të përgjakur në rrugë nga kalimtarët, dy shqiptarët u plagosën pas një sherri, dyshohet se...
Art&Argëtim
"Nuk kam fjetur dy netë", Klaudia Pepa rrëfen emocionet e performancës me Ricky Martin
Klaudia është shprehur se kur mori vesh që do kërcente me Ricky Martin nuk kishte fjetur pvr dy netë dhe shtoi se ende i ka mbetur parfumi i tij.
11 Tetor 2022, 10:27Nga d.a.
Klaudia Pepa
TIRANË- Balerina Klaudia Pepa ka kujtuar performancën e saj me këngëtarin me famë botërore Ricky Martin, në skenën e Amici në periudhën që ishte pjesë e spektaklit.
Gjatë emisionit "Dance Albania", Klaudia është shprehur se kur mori vesh që do kërcente me Ricky Martin nuk kishte fjetur pvr dy netë dhe shtoi se ende i ka mbetur parfumi i tij.
E pyetur nga drejtuesja e emisionit Alketa Vejsiu se si ishte të kërcej me Ricky Martin ajo u përgjigj: Super, fantastike, kur mora vesh që ishte Ricky Martin nuk kam fjetur dy netë. Jam shumë e lumtur.
Pas transmetimit të klipit ku shihet balerina duke kërcyer me Martin gjatë një performance të tij në emisionin "Amici" ka qenë Ermal Mamaqi që ka shprehur habinë e tij.
"Paske takuar Ricky Martin ti mi?"- i drejtohet Ermali.
"E pe atë momentin e fundit kur isha kështu afër, akoma më ka ngelur parfumi i Ricky Martin."- ju përgjigj Klaudia.
Pepa është rikthyer në Shqipëri pasi prej vitesh jeton në Itali duke vijuar karrierën e saj, ndërkohë që tashmë është pjesë e jurisë së "Dance Albania" së bashku me balerinin Ilir Shaqiri dhe Ermal Mamaqin.