LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Nik Xhelilaj "Date Night" në Tiranë, kush është biondja në krah të aktorit shqiptar

Paparazzi i revistës “Story” ka arritur ta pikasë në një takim mbrëmjeje me një vajzë bionde, me të cilën duket se janë të afërt, e që duket si një “déjà vu” e skenave romantike në filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder” e Eno dhe Pirro Milkanit.

15 Korrik 2022, 18:51 Nga k.m.
Nik Xhelilaj "Date Night" në Tiranë, kush është
Nik Xhelilaj

Nik Xhelilaj është “sex symbol-i”i kinemasë së re! Aktori shqiptar, që tashmë e ndan karrierën mes Turqisë dhe Gjermanisë, po shihet këto kohë në Tiranë, për shkak të disa projekteve që po e mbajnë pak më gjatë këtu, në qytetin nga ku nis gjithçka në karrierën e tij të bukur.

I lakmuar nga vajzat brenda dhe jashtë Shqipërisë, ai është shndërruar në yllin 39-vjeçar që me natyrën diskrete, nuk i ka dhënë askujt shansin ta shohë në çift, përveç në skenat e tij në seriale televizive apo filma artistikë. Në “Instagram”-in, Nik Xhelilaj poston foto vetëm ose me kolegë, duke ruajtur kështu profilin e djalit misterioz, gati të paprekshëm. Talenti, fama, tiparet e theksuara dhe pamja e kuruar e bëjnë të duket gjithmonë e më shumë tërheqës për femrat, të cilat nuk rreshtin duke e komplimentuar edhe në rrjetet sociale.

I vetëdijshëm për kuriozitetin ndaj tij, ai përpiqet të jetë sa më i kujdesshëm në daljet publike. Paparazzi i revistës “Story” ka arritur ta pikasë në një takim mbrëmjeje me një vajzë bionde, me të cilën duket se janë të afërt, e që duket si një “déjà vu” e skenave romantike në filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder” e Eno dhe Pirro Milkanit. Në atë kohë student i Akademisë së Arteve të Bukura, Niku bëri për vete publikun duke qëlluar në shenjë, me rolin e e Lekës dhe pasionin e dashurisë për një grua në moshë, të luajtur nga aktorja çeke, Anna Geslerova.

Ndërkohë në fotot ekskluzive të revistës “Story”, aktori u fotografua me kapele, të cilën e hoqi në restorantin pa persona të tjerë, afër sheshit “Willson”, në zonën e Tiranës së Re. Ata porositën dhe darkuan në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa shiheshin shumë të afërt. Edhe pse nuk dihen detaje për vajzën pranë tij, thuhet se mund të jetë e huaj dhe ka ardhur në Tiranë për t’u takuar me Nikun.

Aktori po qëndron këtu për disa projekte, për cilat ende s’ka folur konkretisht. Në eventin e Inagurimit të Agjencisë së Industrisë Kreative, u shpreh se do të qëndrojë për njëfarë kohe këtu, si pjesë e projekteve të tyre të reja. Aktualisht Xhelilaj, ka një karrierë të suksesshme mes Turqisë dhe Gjermanisë në fushën e kinematografisë. Vitin e kaluar revista “Glamour Germany” “ligjëroi” famën e tij në Gjermani, ndërsa postoi një foto bardë e zi të aktorit me përshkrimin:

“Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-n për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’. Ai ka rrëfyer se profesori i tij në kolegj i ka mësuar se për t’u bërë i njohur në Gjermani për publikun vendas duhet të punosh shumë fort. Sipas tij publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë. Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”, shkruan “Glamour Germany”. Gjithashtu në shkrim u fol edhe për pamjen e aktorit, ku Nik është cilësuar edhe si një rrëmbyes i zemrave të femrave./story.al

nik xhelilaj


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës