LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Në kërkim të hebrenjëve nëpër Shqipëri: Detaje nga udhëtimi i Max Loeb

Pasi zbarkova në portin qendror shqiptar të Durrësit, mora këtë përgjigje të vogël ngushëlluese për pyetjet e mia për situatën e hebrenjve shqiptarë.

27 Maj 2022, 10:30 Nga DOSJA

Në kërkim të hebrenjëve nëpër Shqipëri:

Nga Aurenc Bebja

“La Tribune Juive” ka botuar, me 29 nëntor 1935, në faqen n°845 të numrit të saj 48, rrëfimin e udhëtimit të gazetarit Max Loeb në Shqipëri, asokohe në kërkim të gjurmëve të komunitetit hebre, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në kërkim të hebrenjëve nëpër Shqipëri:

Tiranë (Shqipëri), vjeshtë 1935.

“Ne nuk kemi antisemitizëm. Ne nuk kemi hebrenj!”

Pasi zbarkova në portin qendror shqiptar të Durrësit, mora këtë përgjigje të vogël ngushëlluese për pyetjet e mia për situatën e hebrenjve shqiptarë. Udhëtimet e gjata me kalë, në këmbë, me makinë e motoçikletë, nëpër të gjitha zonat e vendit të gjerë, që të çonin larg në Alpet veriore shqiptare pothuajse të pashkelura, të pakalueshme, dhanë mundësinë për të verifikuar këtë pohim. Në fakt : në të gjithë Shqipërinë veriore jeton vetëm një familje hebreje. Dhe kjo familje ndodhet në Shkodër, qyteti port në kufirin jugosllav, e cila emigroi nga Janina (Greqi) vetëm pak vite më parë.

Njëherë e një kohë kishte komunitete të lulëzuara !

Nuk duhej të dukej gjithmonë kështu në këto zona të gjera. Një sagë, e diskutueshme, por e thënë me një shkëlqim të vërtetë...

Gjatë sundimit venedikas, disa mijëra hebrenj jetonin në qytetin e Elbasanit, afërsisht në mes të Shqipërisë. Disa vite më parë, ambasadori amerikan në Tiranë, hebreu Bernstein, u përpoq të ndiqte këtë shteg, por pa sukses.

Pas një udhëtimi të mrekullueshëm me makinë në një rrugë të bukur, jashtëzakonisht romantike mbi një mur të lartë malor, i cili gjendet mes kryeqytetit Tiranë dhe Elbasanit, vijmë në qytetin, i cili thuhet se dikur kishte strehuar mijëra bashkëfetarë. Një ndjenjë e çuditshme më zvarritet në këtë qytet më të vjetër të vendit, në pazarin e gjallë e plot ngjyra. Me përjashtim të disa ndërtesave të varfra, gjithçka i ngjan Orientit më të zi. Kalojmë rrugicat, mes mureve prej argjili më të gjatë se njeriu, që shënojnë rrugën si palisada, që nuk na lënë të shohim nëpër shtëpi. Mendoj se po kthehem ngadalë në mesjetë. A mund të zgjasë mrekullia? Asnjë shenjë e kohëve tona moderne nuk shihet në mes të një kaosi njerëzish me veshje malësorësh, të gjithë të armatosur me musketa të gjata paradiluviane. Disa gra në mes : të gjitha janë të mbuluara pothuajse krejtësisht.

Papritur një fytyrë më bie në sy, me tipare të fytyrës së pagabueshme hebreje. Për fat njeriu kupton italisht. Ai tregon me dëshirë për vizitat e ambasadorit Bernstein, të cilit ai nuk mund t’i tregonte më shumë se unë.

Ne ngjitemi në një ndërtesë gjysmë të rrënuar. Tre gomerë të vegjël janë rehatuar në pjesën më të madhe. Një pjesë e çuditshme e mbushur me dritë të zbehtë. Një hapsirë në çati lë vetëm mbetjet e pakta të rrezeve të diellit. Shoqëruesi im tregon në heshtje një objekt të errët në një cep, një llambadar të thyer. Më pas shqiptari më jep një palë shkallë me të cilat ngjitemi në tavan. Ia vlen përpjekja: mund të deshifroj disa shkronja hebraike.

Një stallë gomerësh është ish-sinagoga e Elbasanit.

Thuhet se hebrenjtë kanë ardhur në vend me venedikasit. Ata vendosën marrëdhënie tregtare me Greqinë dhe shtetet ballkanike. Burra të guximshëm hynë edhe në malet e ashpra të Prefekturës së Dibrës së sotme, të cilat nuk ishin ende të rehatshme në atë kohë. Ligji i grushtit dhe hakmarrja e gjakut e ktheu vendin në ferr. Fisnikët ishin gjithmonë në grindje. Fshatra të tëra u therën për hir të gjakmarrjes.

Njëherë e një kohë – sipas gojëdhënave – njerëzit e një drejtuesi bande dibrane sulmuan beun e Elbasanit. Në betejë, përveç banorëve të tjerë, ranë edhe hebrenjtë. Ata pak të mbijetuar u masakruan me supozimin se hebrenjtë kishin qenë të lidhur me sulmuesit. A janë të vërteta këto legjenda? Mungojnë dëshmitë historike. Por hap pas hapi ndeshesh me njerëz me fizionomi hebreje. Ata duan t’ia atribuojnë këtë faktit se hebrenjtë u detyruan të konvertohen në fenë islame.

Sërish me bashkëfetarët

Një ditë në rrugën e fshatit shqiptar në një autobus të mbushur me njerëz është një kënaqësi që mund të çojë në dëshpërim një evropiano-qendror. Por në fund të fundit, makina është i vetmi mjet transporti krahas kuajve, mushkave dhe avionëve. Vend i çuditshëm që kapërcen 300 vjet zhvillim! Çdo ditë ka mbrëmjen e saj dhe ajo mbrëmje më bënte të ndjeja detin edhe pse isha në tokë! – në Vlorë, e njohur si qendër tregtare dhe si shtëpia e komunitetit “më të madh” hebre në vend.

Është e premte. Dita kryesore e punës. Blerësit vendas janë grumbulluar tufë nga malet për të plotësuar nevojat e tyre. Pikërisht atëherë vura re se disa dyqane prestigjioze po mbyllnin qepenat në mes të rrëmujës. Një tabelë dyqani me emrin: “Raphael ...” bie në pamje. Hebrenj!

Pesë familjet hebreje të qytetit kanë mjaft anëtarë meshkuj për të bërë një “Minian”. Në një shtëpi private, një dhomë shndërrohet në sinagogë. Burrat mblidhen aty për të falur Shabatin. Të çuditshme meloditë e ritit sefardik, pothuajse po aq monotone sa muzika shqiptare, por po aq tmerrësisht magjepsëse dhe tërheqëse.

Dikur, shabatët ishin festa të vërteta popullore këtu. Në qytet jetonin mbi 100 familje. Ata kishin emigruar nga Greqia dhe Azia e Vogël dhe shpejt arritën një prosperitet të konsiderueshëm. Për shumë dekada komuniteti jetoi në paqe. Derisa djali i një beu (konti) të fuqishëm ra në dashuri me vajzën e një tregtari hebre. Prindërit e vajzës nuk e donin këtë lidhje. Shqiptari e përsëriti kërkesën e tij për një kohë të gjatë para se të zhdukej përfundimisht i tërbuar.

Hebrenjtë me të drejtë prisnin më të keqen. U mblodh kapela(këshilli) e pleqve dhe vendosi të ikte menjëherë!

Me një unanimitet të rrallë, vendimi u miratua nga të gjithë. Dy anije morën të gjithë koloninë hebreje. Duke lënë pas shtëpitë dhe pasuritë, njerëzit u larguan. Por hebrenjtë nuk kishin harruar një gjë, rrotullat e Torës! Një legjendë e bukur thotë se pergamenat, të harruara me nxitim, i çuan dy engjëj në Janinë, një qytet në Greqi, ku rrotullat shihen edhe sot. Janë copa të vjetra, të zverdhura, jashtëzakonisht me vlerë, të cilat sipas shkencëtarëve autoritarë nuk mund të jenë aq të vjetra sa të kenë ekzistuar në kohën kur duhet të ketë ndodhur arratisja nga Vlora.

Para disa vitesh u shemb një shtëpi në Vlorë, e cila deri në atë ditë quhej sinagogë nga populli.

Zyrtarët e lartë thonë “Auguri”

Sot, hebrenjtë shqiptarë gëzojnë një vlerësim universal. Nuk guxova t’u besoja syve kur gjatë festës së Pashkëve u shfaq prefekti, zyrtari më i lartë i prefekturës dhe deputeti i mbretit për rrethin, i shoqëruar nga dy adjutantë, dy oficerë policie dhe një grup i fortë ushtarësh, për të uruar mikpritësin tim, një tregtar i pasur, më i miri për të përcjellë urimet më të mira për festën, “auguri” siç thonë atje.

Hebrenjtë nuk janë të përjashtuar nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Dhe hebrenjtë e rinj shqiptarë dinë të vlerësojnë që u lejohet t’i shërbejnë atdheut të tyre. Djali i shtëpisë në të cilën më pritën me bujari, sapo ishte kthyer nga akademia ushtarake në Tiranë me një kualifikim të lartë si aspirant oficer.

Marrë nga Darsiani.

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 27 Maj 2022, 10:06

VIDEO- Dua Lipa rrëzohet në skenë

Dua Lipa ITALI- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa pësoi një inicident në Itali gjatë turit të saj “Fu...

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!