LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kush po e kërcënon Florin? Kantautori bën shenjën e armës, flet për një vajzë: 4 vitet e fundit i kam pasur ferr, shkak, e pamundura ime

 “Me fjalë të vogla”, “Plas”, “Pa jetë” dhe “Thjesht të du” ishin katër këngët që Flori mori vendimin t’i fshinte nga kanali i tij, por pas lutjeve të ndjekësve e dashmirësve, ai ktheu të të parat. Hitin “Thjesht të du”, Flori tha se nuk e këndon dot më.

8 Nëntor 2022, 15:12 Nga F.M
Kush po e kërcënon Florin? Kantautori bën shenjën e
Flori Mumajesi

TIRANË- Këngëtari dhe kantautori Florian Mumajesi ka lënë të kuptohet se është kërcënuar me armë zjarri. Pa thënë emra, në disa video që ka publikuar në Instastory, Mumajesi flet për një vajzë, e cila sipas asaj që deklaron kantautori është bërë shkak për fshirjen e disa hiteve të tij nga kanali në Youtube. Tre prej tyre u kthyen, por kënga “Thjesht të du” nuk do të kthehet sepse Flori thotë që nuk e këndon dot më atë që i dedikohet ‘të pamundurës së tij’, ‘ëndrrës’ e ‘familjes që nuk realizoi dot’.

“Unë jam i vdekur për së gjalli, që më është drejtuar vdekja në një formë a një tjetër,”- thotë Flori teksa bën shenjën e armës.

Rrëfimi i Florit:

Ajo mendoi se jam viktimizuar. Më tha viktimë. Ashtu i jam dukur në sytë e saj, ose mbase është ndikuar nga të tjerët. Ajo më njeh dhe mesa duket ka harruar që unë 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe përsëri jam këtu, i viktimizuar, sipas saj. Ka harruar që unë kam mohuar gjakun tim. Ka harruar që unë jam i vdekur për së gjalli, që më është drejtuar vdekja në një formë a një tjetër….Ka harruar që unë po të viktimizohesha do kisha dalë, por unë viktimizimin s’e bëj dot. Viktimizimi bëhet për një arsye, për të përfituar diçka. Unë s’jam as servil, as pa dinjitet dhe e gjitha kjo ndarje që bëj me ju është për gjënë e fundit që kam, muzikën e dinjitetin. Prandaj të gjitha ngjarjet kanë ndodhur kështu. Nuk jetoj dot klishe, bëj ca udhëtime dhe kthehu. Unë dhe pak para se të më ndodhte humbja e fundit (i referohet vdekjes së nënës), kam punuar dhe jam strapacuar. Qaja natën, ditën punoja, flija duke qarë. Sfidova veten në mënyrën më të gabuar. Unë kurrë nuk kam konkurruar për kupa, as për çmime. Nuk vë dot shpirtin tim në konkurim. Për çfarë? E vlerësoj shumë publikun dhe kur i pëlqejnë këngët, por nuk i mbaj kurrë kupat. Jua kam dhënë njerëzve të mi të rëndësishëm sepse më duket shumë pompozitet t’i mbaj në studion time. Ky s’është viktimizim, është e kundërta. Më thuaj, shoqja ime ngushtë ti si do ndiheshe? Kur shihje që talleshin me kupat? Për vlerat që mbartin? Unë vlerësoj çdo gjë, çdo kupë, çdo vlerësim, por kurrë nuk hyj në një garë me shpirtin. Për këngën “Thjesht të du” që më bën të ndihem keq para dhe pas çdo dasme, mos ma kërkoni. Unë qaja para çdo dasme, qaja pas çdo dasme. Ajo këngë është histori, është krijesa ime. E pamundura ime më saktë, historia e familjes time që nuk krijova kurrë. Si nga familja që më ka sjellë në jetë ashtu dhe për familjen që s’e kam ndërtuar dot vetë. Simbolin e jetës. Nuk kam lexuar komente, portale, tituj që i kisha marrë parasysh që para se t’i bëja. Unë s’jam artist, jam njeri si ju, si të gjithë ju. Mbase këtë mburojën emocionale e kam pak më të dobët dhe sa vjen edhe dobësohet më shumë, ndoshta edhe nga konsumi. Eshtë histori emocionale, jete, cikli i jetës. Duke nisur me këngën “Thjesht të du”, që është simboli jetës, i dashurisë. Para disa ditësh isha në Greqi dhe mbase prandaj e bëra atë videon. Aty u ngarkova shumë dhe ndoshta s’duhet të kisha reaguar ashtu. Kam qenë i vogël, 13-14 vjeç, ku pësova dhimbjen më të madhe në jetë, të parën. Ishte dhe periudha kur babai im përfundoi në spita. Po të mos isha atje nuk do ta kisha marrë këtë vendim.

 “Me fjalë të vogla”, “Plas”, “Pa jetë” dhe “Thjesht të du” ishin katër këngët që Flori mori vendimin t’i fshinte nga kanali i tij, por pas lutjeve të ndjekësve e dashmirësve, ai ktheu të të parat. Hitin “Thjesht të du”, Flori tha se nuk e këndon dot më.

flori mumajesi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës