LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kush është aktorja Golshifteh Farahani që u bë shkak i shpullës ndaj Macronit

Sipas gazetarit politik të revistës Paris Match, Florian Tardif, në librin e tij me titull “Një çift (pothuajse) perfekt”, mesazhet që Brigitte Macron pa në telefonin e bashkëshortit të saj dhe që shkaktuan tension mes çiftit, përmbanin komente për aktoren, ku thuhej se ajo “është shumë e bukur”.

14 Maj 2026, 10:42 Nga DOSJA

Kush është aktorja Golshifteh Farahani që u bë shkak i

FRANCË- Personi i tretë dhe misterioz që thuhet se qëndron pas shuplakës së famshme të Brigitte Macron ndaj Emmanuel Macron, sipas mediave franceze, është aktorja iraniane Golshifteh Farahani.

Sipas gazetarit politik të revistës Paris Match, Florian Tardif, në librin e tij me titull “Një çift (pothuajse) perfekt”, mesazhet që Brigitte Macron pa në telefonin e bashkëshortit të saj dhe që shkaktuan tension mes çiftit, përmbanin komente për aktoren, ku thuhej se ajo “është shumë e bukur”.

Tardif pretendon gjithashtu se presidenti francez kishte zhvilluar një “simpati platonike” ndaj aktores për disa muaj.

“Kjo më është konfirmuar vazhdimisht. Mesazhet krijuan tensione që përfunduan duke e kthyer një debat privat në çështje publike. Në një moment u krijua përshtypja se gjithçka ishte një keqkuptim, madje një keqkuptim serioz, që kishte marrë fund. Por nuk ndodhi kështu”, shprehet gazetari i Paris Match.

Kush është Golshifteh Farahani?

Aktorja iraniane Golshifteh Farahani është emri që ka rikthyer vëmendjen mediatike mbi jetën private të Emmanuel Macron. E njohur jo vetëm për talentin artistik, por edhe për qëndrimet e saj të forta politike dhe sociale, Farahani ka kritikuar shpesh regjimin iranian për kufizimet ndaj grave dhe mungesën e lirisë artistike.

Golshifteh Farahani lindi dhe u rrit në Teheran. Babai i saj, Behzad Farahani, ishte regjisor dhe aktor teatri, ndërsa nëna e saj, Fahimeh Rahiminia, aktore teatri. Edhe motra e saj, Shaghayegh Farahani, është aktore.

Që në moshë shumë të vogël tregoi prirje për artin. Vetëm 5 vjeçe nisi të merrej me piano, ndërsa më vonë u fokusua te aktrimi, duke fituar eksperiencë që në adoleshencë.

Emri “Golshifteh” u krijua nga i ati dhe do të thotë “lulja që dashuron”, ndërsa emri i saj zyrtar është Rahavard, që përkthehet si “dhuratë e rrugës”.

Karriera e saj mori hov në vitin 1998, kur ishte vetëm 14 vjeç. Ajo u përzgjodh për rolin kryesor në dramën romantike iraniane “The Pear Tree”. Filmi u vlerësua shumë si në Iran ashtu edhe ndërkombëtarisht, duke e bërë Farahanin një emër të njohur dhe duke i hapur rrugën roleve të tjera protagoniste në filma si “Two Angels”, “The Fish Fall in Love” dhe “The Music Man”.

Në vitin 2008, Farahani hyri në tregun amerikan të kinemasë. Ajo interpretoi përkrah Leonardo DiCaprio dhe Russell Crowe në filmin aksion-thriller “Body of Lies”, duke fituar menjëherë vëmendjen e publikut dhe kritikës si një nga aktoret më premtuese me origjinë iraniane.

Pas këtij suksesi, ofertat për role ndërkombëtare u shtuan ndjeshëm. Filma si “Just Like a Woman”, “Rosewater” dhe “Exodus: Gods and Kings” e konsoliduan statusin e saj si një yll me famë botërore.

Në vitin 2016, Farahani luajti përkrah Adam Driver në filmin “Paterson”, me regji të Jim Jarmusch, i cili u publikua në dhjetor të atij viti.

Fëmijëria mes luftës dhe frikës

Në një artikull të publikuar në Le Monde, aktorja ka rrëfyer se vitet e para të jetës së saj ishin të mbushura me frikë.

“Lufta kundër diktaturës dhe pushtuesve është në gjakun tonë. Kam lindur në vitin 1983, gjatë luftës me Irakun dhe pas Revolucionit Islamik. Vitet e para të jetës sime ishin plot frikë. Frikë për babain tim, i cili detyrohej të arratisej sepse ishte pjesë e opozitës. Frikë nga bombat dhe errësira”, ka shkruar ajo.

Karriera e Farahanit lëviz mes kinemasë së pavarur evropiane dhe produksioneve të mëdha të Hollywood-it. Për të, balancimi mes këtyre dy botëve është thelbësor.

“Nuk dua t’i përkas asnjë ‘kutie’. Mund të luaj në filma të vegjël të pavarur, në filma aksion dhe të interpretoj në tetë gjuhë të ndryshme. Kur lashë Iranin, mendoja se në Hollywood do të më ofronin vetëm role terroristeje në filma për Lindjen e Mesme. Nuk e doja këtë dhe bëra gjithçka për ta thyer atë stereotip”, është shprehur ajo në një intervistë.

“Besoj se të jesh artist sot është një formë rezistence ndaj kësaj bote të çmendur ku jetojmë. Arti është zemra dhe zjarri që ngroh shpirtin e shoqërisë në këto kohë të errëta”, ka deklaruar Farahani.

E pyetur për të ardhmen e Iranit, ajo është përgjigjur: “Kur shpreson, mund të zhgënjehesh. Nuk besoj se kemi më nevojë për shpresë. Jemi të bindur se Irani do të jetë i lirë”.

Farahani jeton në mërgim që prej vitit 2008, pasi autoritetet iraniane e ndaluan të kthehej në vend për shkak se refuzoi të mbante hixhab gjatë interpretimeve në filma ndërkombëtarë.

Ajo ka mbështetur publikisht protestat pas vdekjes së Mahsa Amini. Më 28 tetor 2022, grupi britanik Coldplay e ftoi të performonte së bashku me ta një version të këngës “Baraye” të Shervin Hajipour, e cilësuar si himni i protestave iraniane, gjatë një koncerti në stadiumin River Plate në Buenos Aires.

Koncerti u transmetua drejtpërdrejt në më shumë se 3.500 kinema në mbi 70 vende të botës.

golshifteh farahani brigitte macron emmanuel macron

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht