LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kostana Morava: Si u nëpërkëmb nga Top Channel historia ime e dhimbshme e fëmijërisë për ca klikime më shumë

Pas intervistës së djeshme dhe publikimit nga ana e Top Channel, Morava i akuzon se në intervistën e saj kanë ndërhyrë, duke e shkurtuar dhe duke e montuar, për të hequr pjesët thelbësore të intervistës.

15 Shtator 2024, 13:08 Nga I.A
Kostana Morava: Si u nëpërkëmb nga Top Channel historia ime e
Kostana Morava

TIRANË- Gazetarja Kostana Morava ka bërë një akuzë të fortë ndaj televizionit Top Channel dhe emisionit 'Se Luan Topi' të moderatores Erjona Rusi. Pas intervistës së djeshme dhe publikimit nga ana e Top Channel, Morava i akuzon se në intervistën e saj kanë ndërhyrë, duke e shkurtuar dhe duke e montuar, për të hequr pjesët thelbësore të intervistës.

Në reagim Kostana thekson faktin se ishte e ftuar në intervistë për të folur në lidhje me fëmijërinë e saj dhe për sfidat që ka kaluar në jetë, nga 4 operacionet që ka bërë si fëmijë dhe për vështirësitë e divorcit që ka kaluar. Ndërkohë që sipas gazetares Morava, intervista është montuar në media, duke i vendosur një titull për ngacmimet seksuale në punë. Sipas Moravës, Top Channel e ka përdorur intervistën e saj për të marrë klikime dhe për të larë gojën se trajtojnë abuzimet seksuale në media.  

Reagimi i Kostana Moravës:

Intervista e shkurtuar dhe montuar nga media… “Une i hap zemren dhe tregoj dhimbjet e femijerise time apo drames se divorcit ndersa autoret e emisionit vendosin ti heqin keto pjese nga intervista e regjistruar dhe publikojne si teme thelbesore, pa me pyetur fare, ceshtjen e ngacmimeve sexuale. Nuk eshte vetem turp por eshte dhe jo njerezore.”

Kjo interviste ne fakt duhej te ishte nje rrefim i shkurter per jeten time, qe nga femijeria ime e dhimbshme te cilen e kam kaluar neper spitale ku i jam nenshtruar 4 operacioneve dhe deri tek marredheniet e mia personale mirepo sot tema e nxehte e momentit jane ngacmimet sexuale ne pune ndaj edhe media vendosi qe kjo interviste te mbaje kete titull. Keshtu qe edhe njehere, ne kurrizin tim, del ne pah se disa figura mediatike nuk kane asnje interes per njeriun por vetem per thashethemin sic eshte ky rast ku pjesa thelbesore e intervistes eshte hequr fare dhe fokusi eshte vene tek ngacmimet.

Une kam folur prej vitesh publikisht per ngacmimet sexuale por si nje grua qe nuk shoqerohem as me te forte ose mafioze, as me politikane dhe as me biznesmene deklaratat e mia kane kaluar ne heshtje. Pikerisht ne kete interviste ku (sipas meje dhe po te drejtoja une mediat me fokus njeriun dhe jo klikimet) titulli duhej te lidhej me femijerine time te dhimbshme dhe jo me ngacmimet sexuale.

Uroj qe tema e ngacmimeve sexuale te trajtohet ne menyre serioze nga vete mediat qe i dine te gjitha detajet e cdo abuzimi dhe jo sa per te lare gojen apo marre klikime dhe gjithashtu uroj qe tere ata burra manjake qe krekosen si gjoja te mencur neper ekrane te marrin ate qe meritojne.

Çfarë u tha në intervistë?

Gazetarja Kostana Morava e ftuar në emisionin 'Se Luan Topi' në Top Channel, ka folur në lidhje me fëmijërinë e saj dhe për jetën e saj personale. Por në intervistë, tema që u trajtua më shumë ka qenë ngacmimet seksuale nëpër media. Morava është pyetur në lidhje me këtë temë dhe ka ritreguar një histori të saj personale, ku e ka ngacmuar një drejtues mediash. 

 

kostana morava  erjon rusi top channel se luan topi

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete