"11 maji do të ndajë një epokë nga një epokë tjetër", Rama: Integrimin në BE mund ta bëjmë vet...
Art&Argëtim
VIDEO/ I enjtur në fytyrë, moderatori i “Big Brother Kosova” përfundon në spital
Moderatori i njohur Alaudin Hamiti është shtruar në spital për arsye të alergjisë, dhe ka nisur të ndjekë menjëherë terapinë.
19 Korrik 2022, 21:04Nga s.s
Alaudin Hamiti
KOSOVË- Moderatori i njohur shqiptar, Alaudin Hamiti ka përfunduar në spital i cili është përballur me disa probleme të vogla shëndetësore. Ai ka postuar disa video në llogarinë e tij të Instagram-it ku ka bërë me dije se arsyeja e shtrimit në spital ishte për shkak të alergjisë dhe se ka nisur menjëherë terapinë. “Kështu është kur të kap alergjia në mes të verës”, ka shkruar ai.
Ai do të jetë moderator i “Big Brother VIP” në Kosovë këtë vit, ku ky format do vijë për herë të parë në vjeshtë. Pas marrëveshjes me Banijay Rights dhe “Artmotion” që drejtohet nga vetë moderatori dhe KlanKosova do të sjellin edicionin “Big Brother VIP” në Kosovë. Puna ka nisur dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë në muajin shtator. Nuk ka akoma emra konkret rreth pjesëmarrësve por pritet të ketë personazhe VIP nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa në Shqipëri formati pritet të fillojë në fund të dhjetorit.
Gjatë një interviste në “n’Za” Alaudini u pyet se cili ishte komenti i prezantueses së formatit në Shqipëri në një nga takimet e përbashkëta të cilat kanë pasur së fundmi, si përfaqësues të shteteve që kanë licencën e formatit “Big Brother”. Me doza humori, Alaudini tha i ka thënë “Edhe ju këtu?”.
Stresi, Keisi dhe Brilant Martinaj
TIRANË- Ish-partnerja e Stresit, Keisi Bezhani ka publikuar foto dhe video me Brilant Martinajn duke treguar se ka ...