Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
FOTOT/ Në "folenë luksoze të dashurisë" së Taylor Swift dhe Travis Kelce
Rezidenca me temë gjeorgjiane e cila dikur i përkiste producentit legjendar të filmit Samuel Goldwyn, përmban gjithashtu një bibliotekë, kinema dhe jo më pak se tre dhoma ndenjeje, në rreth dy hektarë tokë.
16 Mars 2024, 09:15Nga S.B
Taylor dhe Travis
SHBA- Çifti më i përfolur i momentit Taylor Swift dhe Travis Kelce më në fund po kalojnë kohë së bashku, pas një vorbulle disa mujore me udhëtime dhe takime ndërkombëtare në distanca të gjata. Superylli i popit dhe kampioni i ‘Super Bowl’ po banojnë në rezidencën e Swift në Beverly Hills tani që Taylor është në një pauzë dy-mujore përpara se turneu i saj ‘Eras’ të shkojë në Evropë.
Imazhet mahnitëse të marra nga DailyMail.com zbulojnë se si prona luksoze është streha e përsosur për çiftin. Kelce, 34 vjeç, u zbulua se po qëndronte në shtëpinë e të dashurës së tij pasi u pa teksa udhëtonte për në vilë disa herë këtë javë, pas paraqitjes së çiftit në festën e mrekullueshme të Oscars të dielën e kaluar.
shëpia e Taylor Swift
Sipas informacioneve shtëpia ka shtatë dhoma gjumi, dhjetë tualete, një pishinë, fushë tenisi private dhe 1020 metra katrorë. Rezidenca me temë gjeorgjiane e cila dikur i përkiste producentit legjendar të filmit Samuel Goldwyn, përmban gjithashtu një bibliotekë, kinema dhe jo më pak se tre dhoma ndenjeje, në rreth dy hektarë tokë.
Swift e bleu shtëpinë në vitin 2015 për 25 milionë dollarë dhe që atëherë i është dhënë statusi historic, me çmimin që vlerësohet të rritet në 31.6 milionë dollarë. Së bashku me rezidencën e saj në Beverly Hills, Taylor gjithashtu banon në NYC ndërsa Kelce ka një shtëpi në Kansas City, Misuri.
Shfletoni galerinë më poshtë për më shumë fotografi.