Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
FOTOT/ Festuan përvjetorin e martesës të ndarë, ku ndodheshin Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në ditën e tyre të shënuar?
Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez ndodhej Hamptons teksa është fotografuar në sediljen e pasagjerit të një makine, me menaxherin e saj prej shumë kohësh Benny Medina.
17 Korrik 2024, 11:59Nga S.B
Ben dhe Jennifer
SHBA- Çifti më i përfolur i showbizit kohët e fundit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck festuan dy-vjetorin e martesës. Në fakt sipas pamjeve, çifti nuk e festuan së bashku përvjetorin e tyre por të ndarë në qytete të ndryshme.
Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez ndodhej Hamptons teksa është fotografuar në sediljen e pasagjerit të një makine, me menaxherin e saj prej shumë kohësh Benny Medina.
Jennifer Lopez
Ndërkohë Affleck qëndroi në Los Anxhelos për punë mes problemeve të tyre martesore. Aktori fitues i çmimit Oscar u pa në zyrën e tij në të njëjtën ditë.
Ben Affleck
Çifti u martuan në Las Vegas më 16 korrik 2022. Më vonë ata mbajtën një ceremoni luksoze në Gjeorgji me miqtë dhe familjen e tyre.
Ylli 54-vjeçar, e cila javët e fundit i ka kaluar në Nju Jork, prej një muaji nuk është shfaqur në publik me bashkëshortin e saj. Ky fakt ka shtuar akoma edhe më shumë aludimet se dyshja janë tashmë drejt divorcit.