Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
FOTOT/ Brenda pushimeve tropikale të Taylor Swift dhe Travis Kelce në Bahamas
Çifti, të cilët janë bashkë që nga vera e kaluar, dukeshin të dashuruar teksa hynin në ujin e pastër kristal duke mbështjellë krahët rreth njëri-tjetrit.
25 Mars 2024, 16:58Nga S.B
Taylor Swift dhe Travis Kelce
BAHAMAS- Këngëtarja Taylor Swift dhe Travis Kelce u panë duke u puthur teksa po shijonin pushimet e tyre romantike në ishullin Harbor të Bahamas. Çifti, të cilët janë bashkë që nga vera e kaluar, dukeshin të dashuruar teksa hynin në ujin e pastër kristal duke mbështjellë krahët rreth njëri-tjetrit.
Këngëtarja e "Cruel Summer" dhe ylli i Kansas City Chiefs u kthyen në breg dhe ndanë disa puthje të tjera përpara se të shtriheshin për të kapur disa rreze. Swift, e cila mbante një pije në njërën dorë, kishte veshur bikini të verdha nga Montce dhe syze dielli të zeza.
Taylor Swift dhe Travis Kelce
Në një moment, ylli i NFL u pa duke ndihmuar Swift të riaplikonte kremin e diellit dhe dukeshin më të lumtur se kurrë teksa bisedonin dhe shijonin pushimet së bashku. Para pushimeve të tyre tropikale, dyshja kaluan disa kohë së bashku në Los Anxhelos.
Shfletoni galerinë më poshtë për më shumë fotografi.