LIVE UPDATES
Art&Argëtim

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e 'Festivalit të Këngës në RTK' natën e parë?

Në natën finale do të shpallet fituesi apo fituesja e edicionit të parë. Shpërblimi për çmimin e parë do të jetë trofeu i punuar nga Arbenitë Shala e Zana Ramadani, e cila ka simbolikën e Kosovës që shkëlqen.

27 Tetor 2023, 11:17 Nga a.l
FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Festivali i Këngës në RTK

KOSOVË-  Nata e parë e Festivalit të Këngës në RTK, është përmbyllur me emocione dhe super spektakël.Urban Band është grupi i fundit i artistëve që përmbylli natën e parë garuese të Festivalit të Këngës.

Ata po marrin pjesë në këtë festival me kompozimin muzikor të Klodian Regxhepaj “Ëndrrat s’kanë faj”. Dirigjent i orkestrës ishte Alfred Kaçinari. Me performancën e Urban Band u përmbyll mbrëmja e parë e Festivalit të Këngës, ku u prezantuan 18 këngët garuese.

Nesër do të riperformojnë artistët nga e para, teksa juria profesionale do të bëjë vlerësimin, duke selektuar 9 nga to për të vazhduar në garë.

Në natën finale do të shpallet fituesi apo fituesja e edicionit të parë. Shpërblimi për çmimin e parë do të jetë trofeu i punuar nga Arbenitë Shala e Zana Ramadani, e cila ka simbolikën e Kosovës që shkëlqen. Gjithashtu fituesit/fitueses do t’i jepet një dhuratë e rëndësishme, që është një medaljon me shqiponjën e flamurit shqiptar që ka 500 diamante.

Nita Latifi garon me këngën ‘Marrëzi’

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Nita Latifi

Nita Latifi është prezantuar në Festivalin e Këngës me veprën “Marrëzi”.

Ajo ka kënduar këngën që e ka kompozuar e shkruar vet. Ndërkaq, orkestra është udhëhequr nga Alfred Kaçinari.

‘Pa ty s’më rrihet’ vjen nga Hilmi Obertinca

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Hilmi Obertinca

Hilmi Obertinca është garuesi tjetër, i cili prezantohet me këngën “Pa ty s’më rrihet”. Kompozimi dhe teksti është nën autorësi të tij.

‘Shqip’, kënga e 15-të garuese nga Franc Koruni

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Franc Koruni

Franc Koruni është konkurrenti i 15-të i edicionit të parë të Festivalit të Këngës. Ai po paraqitet me këngën “Shqip”, të shkruar e kompozuar nga vet ai.

Saranda Alija në garë me ‘Mendoj ku je’

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Saranda Alija

Saranda Alija është konkurrentja e radhës në Festivalin e Këngës.

Ajo po garon me veprën “Mendoj ku je”, e cila është kompozuar dhe shkruar nga Arbër Krasniqi.

Mentor Mripa prezantohet me `Po ju rrëfehem`

Mentor Mripa prezanton ‘Po ju rrëfehem’ Kënga e 13-të e mbrëmjes së parë i Festivalit të Këngës është “Po ju rrëfehem”. Atë po e këndon Mentor Mripa. Ai po prezanton këngën e cila është me orkestrim të Rizah Dolakut dhe me tekst të Bekim Bislimit.

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Mentor

‘Trenat’, kënga garuese nga Klea Dina

Klea Dina është konkurrentja tjetër e edicionit të parë të Festivalit të Këngës. Dina po përfaqësohet me këngën “Trenat”. Ajo sjell veprën e kompozuar nga Memli Kelmendi e të shkruar nga Drenusha Zajmi.

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Klea Dina

Teuta Statovci vjen me këngën "Sekreti i tij"

Teuta Statovci po prezantohet në Festivalin e Këngës me këngën “Sekreti i tij”. Ajo po paraqet kompozimin e Dardan Gjinollit dhe tekstin e Yll Limanit e Art Abazit.

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Teuta Statovci

Vjosa Shehu garon me këngën ‘Vetes’

Konkurrentja e dhjetë e Festivalit të Këngës është Vjosa Shehu. Ajo u paraqit me këngën “Vetes”, e cila është me produksion nga Lorenzo Kobina, derisa orchestra u dirigjua nga Edon Ramadani.

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Vjosa Shehu

Neki Emra prezantohet me këngën `Heroi im`

Konkurrenti i nëntë i mbrëmjes është Neki Emra. Ai sapo ka kënduar këngën “Heroi im”. Ka qenë vetë këngëtari Neki Emra që ka kompozuar dhe shkruar këtë këngë si dedikim për babanë e tij.

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Neki Emra

La Fazani garon me ‘Oj Kosovë’

Arbër Salihu i njohur me nofkën artistike “La fazani” është prezantuar me këngën “Oj Kosovë”. Pjesa muzikore dhe tekstuale është nën autorësinë e tij.

Ermal Demiri performon këngën ‘Merri’

Konkurrenti i shtatë i mbrëmjes së parë të Festivalit të Këngës është Ermal Demiri. Ai po prezantohet para publikut dhe shikuesve të Radiotelevizionit të Kosovës me këngën “Merri”. Kënga është e kompozuar nga Gëzim Hasani dhe me tekstshkrues Gentiana Azizi, derisa orkestrën po e udhëheq Valton Beqiri.

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Ermal Demeri

Auron Deva këndon ‘Çmimi i dashnisë’

Ka dalë në skenë konkurrenti Auron Deva, i cili po prezantohet me këngën “Çmimi i dashnisë”. Kënga është realizuar nga kompozitori dhe tekstshkruesi Korab Shaqiri. Ndërkaq orkestra po dirigjohet nga maestro Valton Beqiri.

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Auron Deva

‘Emri grua’ vjen nga Ariela Krasniqi

Ariela Krasniqi është konkurrentja tjetër e edicionit të parë në Festivalin e Këngës në RTK. “Emri grua” quhet kënga me të cilën ajo po prezantohet në edicionin e parë të Festivalit të Këngës. Kjo këngë është kompozuar dhe shkruar nga Gjergj Jorgaqi, ndërkaq orkestra udhëhiqet nga Alfred Kaçinari.

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Ariela Krasniqi

Angus Dei, prezantohet me këngën `Një zemër për dy`

Kënga e radhës që po përfaqësohet në skenën madhështore të Festivalit të Këngës është “Një zemër për dy”. Ajo po këndohet nga konkurrentja e katërt e mbrëmjes, Angus Dei. Kompozimin dhe tekstin e kësaj kënge e ka kryer Erjon Zaloshnja, teksa orkestra po udhëhiqet nga Alfred Kaçinari.

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Angus Dei

Albin Nikprelaj vjen me këngën ‘Ajo’

Konkurrenti i tretë dhe i radhës është Albin Nikprelaj. Ai po prezantohet me këngën “Ajo”, kompozimin e së cilës e ka realizuar Enis Mullaj, ndërkaq teksti është shkruar nga Eriona Rushiti. Orkestra e Festivalit të Këngës po dirigjohet nga maestro, Valton Beqiri.

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Albin Nikprelaj

Arbana Zahiti prezantohet me këngën `Dukat`

FOTO+EMRA/ Cilët janë artistët që ndezën skenën e
Arbana Zahiti

Këngëtarja Arbana Zahiti është garuesja e dytë në edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK. Ajo po prezantohet me këngën “Dukat”, teksa po shoqërohet me melodi nga Orkestra e drejtuar nga maestro Alfred Kaçinari. Zahiti e ka kompozuar dhe e ka shkruar vet tekstin.

 

festivali i kenges ne rtk

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës