LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Filmi shqiptar në Gjermani, historia e dashurisë e ndaluar gjatë komunizmit

Detyrat e konsujve të nderit përfshijnë krahas këshillimit të përfaqësuesve të industrisë dhe të tregtisë edhe përhapjen e imazhit të Shqipërisë së sotme jashtë vendit

24 Maj 2022, 08:12 Nga DOSJA

Filmi shqiptar në Gjermani, historia e dashurisë e ndaluar gjatë

GJERMANI- Nën kujdesin e konsulles së nderit të Republikës së Shqipërisë, Dr. Jonela Hoxhaj, u shfaq në Frankfurt filmi "Portreti i Pambaruar“, që trajton një histori dashurie të ndaluar gjatë dikaturës komuniste në Shqipëri.

Detyrat e konsujve të nderit përfshijnë krahas këshillimit të përfaqësuesve të industrisë dhe të tregtisë edhe përhapjen e imazhit të Shqipërisë së sotme jashtë vendit. Kurse filmi "Portreti i pambaruar" me regji të Namik Ajazit dhe skenar të Selami Pulahës, tregon historinë e dashurisë së ndaluar të një djali shqiptar me vajzën e ambasadorit italian në vitet ‘80 në Tiranën e izoluar gjatë sundimit të diktaturës komuniste. Përse konsullja e nderit zgjodhi për këtë aktivitet një film, që trajton një histori nga e kaluara komuniste e Shqipërisë.

"Përgjigjen e kësaj pyetje dua ta nis me nje shprehje të goditur të dizajnerit japonez me famë botërore, Yohji Yamamoto: "With my eyes turned to the past, I walk backwards into the future”. Dhe sa më tepër kalon koha, aq më e qartë më bëhet se ç'rëndësi të madhe ka e kaluara e afërt e një kombi si në planin personal për të kuptuar dhe ndeshur me vetveten, ashtu edhe në planin ndërkombëtar në marrëdhëniet me vendet e tjera dhe aspiratat për të ecur përpara.” – thotë konsullja Jonela Hoxhaj.

Diktatura dhe ndrydhja e mendimit të lirë tema universale

Sipas saj "Diktatura, izolimi, ndrydhja apo asgjësimi i mendimit të lirë, janë tema universale, që jo vetëm nuk duhen harruar, por përkundrazi. janë më aktuale se kurrë. Shumë zhvillime shqiptare të viteve të fundit, si pozitive edhe negative, bota nuk mund t'i kuptojë pa njohur sadopak këtë pjesë thuajse 50-vjeçare të historisë sonë, e cila shpesh anashkalohet në reportazhet e dokumentarët e këtushme mbi Shqiperinë. Dhe askush nuk mund ta bëjë këtë më mirë se ne, që e kemi përjetuar atë kohë.”

Regjisori i filmit Namik Ajazi, ka punuar edhe më parë me skenaristin Ruzhdi Pulaha në trajimin e temave të viteve '80, p.sh. për filmin "Amanet”. Kufizimet e diktaturës shtriheshin në çdo skaj të jetës në Shqipëri, deri tek sfera intime e dashurisë. "Të guxoje të kishe një flirt me një të huaj në atë kohë ishte si vetvrasje lidhur me atë se cilat do të ishin pasojat.” – thotë Namik Ajazi.

Diktatura kontrollonte çdo skaj të jetës në Shqipëri

Kishte disa histori dashurish të ndaluara të asaj kohe, "që atëhere pëshpëriteshin me zë të ulët dhe që më pas altoparlantët e regjimit i shpërndanin fort për të treguar "fundin" e atyre që kishin guxuar të shkelnin vijën e kuqe të përcaktuar nga regjimi komunist.” Për filmin autorët e tij konsultuan dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe megjithë dallimet shtatë historitë kishin një të përbashkët: fundin e njëjtë me dënime shumë-vitëshe në kampe pune. Skenari i filmit u përqendrua në një nga rastet më të dhimbshme të atyre viteve, por në të shkrihen edhe elemente nga historitë e tjera.

Edhe regjisori Namik Ajazi mendon se "ende na duhen filma, që të revokojnë ate kohë të vështirë deri në absurd, pasi brezat që po rriten të përfshirë në ritmin e shfrenuar të së sotmes, me risitë dhe evolucionin e mjeteve të komunikimit, pak u vjen informacion për atë kohë të largët e të afërt njëkohesisht.

Gjetja e gjurmëve nga e kaluara sipërmarrje tejet e vështirë

Realizimi i një filmi per vitet '80 në Shqipëri është një sipërmarrje tejet e vështirë, sepse buxhetet minimale qe ofron kinemaja nuk premtojnë ndërtimin e interiereve në atelie profesionale dhe përdorimin e efekteve vizive speciale. Për të plotësuar keto mangësi regjisori Ajazi bashkëpunoi për disa muaj me piktorin skenograf të filmit, Fatbardh Marku, për të gjetur ato pak mjedise që janë ruajtur dhe që evokojnë atë kohë. Për të plotësuar pamjet e Tiranës, që nuk është më, punoi një studio e specializuar ne Itali per efektet vizive speciale, qe ne gjuhen professionale, quhen VKF, qe përpunoi për filmin sekuenca të xhiruara asokohe. "Kjo i bëri mirë filmit, e na solli ne dhe spektatoreve nostalgjinë e qytetit të dikurshem, e ky është një tjetër element, që të rinjve u mungon e filmi e mundëson." - thotë regjisori i filmit Namik Ajazi.

Antonio Kodrinaj, që luan personazhin kryesor të filmit, nuk e ka jetuar vetë atë kohë. Ai ka shkuar në moshën shtatë vjeç në Itali, ku edhe ka studiuar e jeton. Pasi mori skenarin ai thotë e emocionoi dhe ndjeu, se ishte roli që mund ta luante. Për t'u përgatitur për rolin ai tregon se "duke ndjekur rrugëtimin e përcaktuar nga regjisori, lexova disa libra e pashë shumë filma, që tregonin atë kohë." Roli thotë Antonio, nuk ishte i lehtë, por "aktorit i duhet të futet në lëkurën e kujtdo e ta sjellë atë sa më besueshëm e me emocion. Dhe stafi profesional, fryma e bashkëpunimit gjatë gjithë xhirimit, ma bënë të lehtë personazhin.

Pas premierës në Frankfurt mbi Main bashkëprodhimi shqiptaro-italian "Portreti i pambaruar”, i cili fitoi çmimin si "Filmi më i mirë i gjatë” në edicionin 21 të Festivalit të Filmit Indipendent Days në Kalsruhe në Gjermani, po vazhdon të shfaqet në kinemanë me traditë të Frankfurtit "Orfeo's Erben”.

Marrë nga DW. 

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para