LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Fillon numërimi mbrapsht për nisjen e "Met Gala"/ Ja kush janë të ftuarit e kësaj mbrëmjeje glamuroze

Eventi do të zhvillohet këtë të hënë në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork dhe do të ketë temën "Superfine: Rrobaqepësi me Stil të Zi", me një kod veshjeje "I përshtatur për Ju", duke nderuar historinë e rrobaqepësisë dhe kulturën e zezë në modë.

5 Maj 2025, 16:40 Nga M.L
Fillon numërimi mbrapsht për nisjen e "Met Gala"/ Ja kush
Foto ilustruese

SHBA- Numërimi mbrapsht për Met Gala ka filluar dhe lista e të ftuarve të këtij viti konfirmon se ky është një nga eventet më glamuroze të viteve të fundit. Eventi do të zhvillohet këtë të hënë në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork dhe do të ketë temën "Superfine: Rrobaqepësi me Stil të Zi", me një kod veshjeje "I përshtatur për Ju", duke nderuar historinë e rrobaqepësisë dhe kulturën e zezë në modë.

Ekspozita, e kuruar nga Miller dhe Andrew Bolton, përqendrohet në rëndësinë e dandizmit të zi, si nga një perspektivë historike ashtu edhe nga ajo kulturore, duke mbuluar trajektoren e tij nga shekulli i 18-të deri në ditët e sotme. Në qendër të ekspozitës janë rroba, fotografi dhe vepra arti që nxjerrin në pah evolucionin e modës së meshkujve në komunitetin me ngjyrë dhe ndikimin e saj të përjetshëm në stilin global.

Sipas Vogue, dandyizmi i zi është një fenomen kulturor që bashkon modën me identitetin personal dhe rezistencën sociale. Rrënjët e tij mund të gjurmohen që në shekullin e 18-të, ndërsa në shekullin e 20-të, veçanërisht gjatë Rilindjes së Harlemit, ky stil i veçantë u krijua si një akt krenarie dhe pavarësie, një zhvillim që vazhdon në shprehjet e tij aktuale.

Sipas informacioneve nga PageSix, në këtë event do të jenë të pranishme tre figura legjendare të muzikës, Madonna , Stevie Wonder dhe Diana Ross, të cilat do të shoqërohen nga vajza e saj dhe ylli i serialit "Black-ish", Tracee Ellis Ross, si dhe djali i saj, Evan Ross. Lauryn Hill pritet gjithashtu në këtë event, e ftuar nga Pharrell Williams, i cili është bashkëkryetari i këtij viti i Met Gala. Gjithashtu të pranishme do të jenë Lorde, e cila së fundmi publikoi këngën e saj të re "What Was That", Bebe Rexha dhe Shaboozey, e cila u bë e famshme me hitin viral "A Bar Song".

Nga industria e argëtimit, do të shohim emra të mëdhenj si Angela Bassett dhe Demi Moore, ndërsa komedianët Chris Rock dhe Jimmy Fallon janë ndër të ftuarit. Gjithashtu, shkallëve të famshme të Metrosë do t’i ngjitet edhe Adam Scott nga seriali Severance, Caleb McLaughlin nga Stranger Things, Sarah Snook,  e njohur nga Succession dhe adaptimi teatral i Dorian Gray, si dhe Walton Goggins, i cili spikat në sezonin e ri të White Lotus. Nick Jonas dhe Adrienne Warren, të cilët luajnë në muzikalin The Last Five Years, do të ecin gjithashtu në tapetin e kuq.

Aktorja dhe anëtarja e kastit të Saturday Night Live, Igo Nwodim, do të ketë një rol surprizë, pasi do të mbulojë galën në emër të Vogue, duke zhvilluar intervista me të ftuarit. Ngjarja e këtij viti do të ketë gjithashtu përfaqësim të fortë sportiv. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë ylli i basketbollit të kolegjit, Paige Beckers , dhe kampioni olimpik i skermës Miles Chumley-Watson .

Bashkëkryetarët e Met Gala 2025 janë Pharrell Williams, Colman Domingo, Lewis Hamilton dhe A$AP Rocky , ndërsa i ftuari nderi i mbrëmjes do të jetë legjenda e NBA-së LeBron James , në rolin e kryetarit nderi. Blake Lively dhe Gisele Bundchen , të cilat më parë kanë lënë mbresa me paraqitjet e tyre në këtë event, do të mungojnë në tapetin e kuq të këtij viti .

Met Gala mbahet çdo vit në dobi të Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit dhe konsiderohet si tubimi më i përfolur i modës, artit dhe kulturës në botë.  Të interesuarit mund ta ndjekin transmetimin drejtpërdrejt në tapetin e kuq nëpërmjet platformave dixhitale të Vogue, përfshirë YouTube, duke filluar nga ora 18:00. EST (ora 1:00 e mëngjesit sipas kohës greke).

met gala

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete