LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dokufest, mbahet festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër në Prizren

Yvonne Lumb, mësoi për festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër - Dokufest, në vitin 2014 derisa po punonte në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Sivjet, zonja Lumb tashmë e pensionuar, ka ardhur nga Austria në Prizren për të marrë pjesë për herë të gjashtë në këtë festival.

8 Gusht 2022, 07:25 Nga d.a.
Dokufest, mbahet festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër në
Dokufest

KOSOVË- Në Prizren po mbahet edicioni i 21-të i festivalit të filmit dokumentar, i njohur si “Dokufest”, në të cilin këtë vit shfaqen mbi 250 filma. Festivali, këtë vit kthehet plotësisht në formën klasike, pas dy edicioneve të kaluara që u kufizuan për shkak të pandemisë së Covid-19.

Yvonne Lumb, mësoi për festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër - Dokufest, në vitin 2014 derisa po punonte në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Sivjet, zonja Lumb tashmë e pensionuar, ka ardhur nga Austria në Prizren për të marrë pjesë për herë të gjashtë në këtë festival.

“Është një atmosferë shumë magjike, e shkëlqyeshme, ka kaq shumë kreativitet. Organizatorët përpiqen shumë që të sjellin një festival të tillë dhe për mua është një nga ngjarjet më të pëlqyera kulturore në mbarë botën”, tha zonja Lumb për Zërin e Amerikës.

Ajo thotë se Dokufesti i ofron një përvojë tërësisht të posaçme, e cila i kishte munguar dy vitet e kaluara për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Është thjeshtë një ndjenjë e mrekullueshme, të gjithë tregohen shumë zemërgjerë me kohën e tyre, mund të takosh regjisorë dhe filmbërës e të debatosh me ta rreth filmave, kjo është një përvojë vërtetë e veçantë. Në qendra më të mëdha botërore dhe festivale akoma më të mëdha ju nuk mund ta bëni një gjë të tillë pra ta keni atë komunikim, atë afërsi”, thotë ajo.

Çdo vit, festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër - Dokufest, i cili po mbahet këto ditë në Prizren, mbledh vizitorë nga shumë vende të botës duke e shndërruar atë gjatë verës në kryeqendrën kulturore të Kosovës.

Drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, në një bisedë me Zërin e Amerikës, tha se tema e ketij viti është “Hoë to survive” apo në shqip “Si të mbijetojmë”, temë kjo që lidhet me zhvillimet e fundit në botë siç është edhe lufta në Ukrainë.

“Një pjesë e asaj ose një shtytje ndaj kësaj teme natyrisht që ka qenë edhe ajo që po ndodh në Ukrainë, agresioni rus atje. Por jo vetëm ajo, ne kemi pasur disa shqetësime me aspekte ndoshta edhe më të mëdha se vetëm një luftë, edhe pse ajo luftë është e tmerrshme dhe po kushton me shumë jetëra, po ne jemi të shqetësuar edhe me atë se çfarë po ndodhë me ngrohjen globale, me një mosadresim ndaj kësaj çështjeje madhore”, tha zoti Nurkollari.

Ai tha se këtë vit kanë konkurruar rreth 3 mijë filma nga 120 shtete të ndryshme, ndërsa janë përzgjedhur mbi 250 filma për t’u shfaqur gjatë nëntë ditëve sa zgjat ky festival.

“Në kategoritë garuese që janë gjithsej 8 këtë vit, kemi diku mbi 100 filma, secila kategori natyrisht ka jurinë e vet dhe në fund do të ndahen shpërblimet. Në ato kategori garuese ka mjaft filma që janë cilësorë, fitues të çmimeve të ndryshme prej festivaleve prestigjioze. Por edhe në kategoritë që nuk janë garuese ka filma që vijnë direkt prej festivaleve kryesore si nga Cannes, Berlin e Sundance”, tha ai.

Drejtori i festivalit, Eroll Bilibani, thotë se përpos filmave, festivali sjell edhe numër të madh të punëtorive e debateve duke shënuar një rikthim të plotë të tij në formën e para pandemisë.

“Veçantia e tij është që këtë vit kthehemi me fuqi të plotë pas dy viteve tepër të vështira, pas një viti online e një tjetri hibrid, këtë vit kthehemi me programin siç e kemi pasur, me numër rekord të kinemave, dhjetë kinema”, thotë ai.

Pak pas përfundimit të luftës në Kosovë, festivali kishte filluar si një përpjekje për të funksionalizuar një kinema në qytetin e Prizrenit. Në atë kohë organizatorët thonë se mezi kishin mbledhur 20 filma të shkurtër dokumentar. Ndërsa përgjatë viteve festivali përveç shtimit të pjesëmarrjes, sipas organizatorëve, po luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në ringjalljen e jetës kulturore në Kosovë, por edhe në shkëmbimin kulturor me shumë vende gjithandej botës./VOA/

dokufest ne prizren yvonne lumb veton nurkollari

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 7 Gusht 2022, 14:54 k.m.

FOTO/ Angela Martini përfundon në spital

Angela Martini SHBA- Modelja Angela Martini ka shqetësuar fansat me postimin që ka bërë së fundmi. Ajo ka postuar një ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës