1 Maj 2023, 13:34
Nga m.s

SHBA- Modelja e njohur britanike Cara Delevingne ka shkelur në mijëra pasarela, dhe ka marrë pjesë shumë herë në Met Gala.
Vitin e kaluar ajo shkaktoi reagime me veshjen feministe dhe tejet provokuese që kishte veshur për Dior. Këtë vit, tema e Met Gala i kushtohet stilistit legjendar gjerman Karl Lagerfeld, i cili bëri histori si drejtor kreativ fillimisht i Chanel dhe më vonë i Fendi, duke krijuar gjithashtu markën e tij personale 'Karl Lagerfeld'.
Marrëdhënia e Delevingne me Lagerfeld ka qenë e hershme. Modelja e njohur ka ecur në disa pasarela për Chanel, është bërë muzë e stilistit të famshëm dhe së fundmi ka bashkëpunuar me markën e Lagerfeld, e cila vazhdon të lulëzojë edhe pas vdekjes së tij, duke nxjerrë në treg një sërë veshjesh me firmën personale dhe markën e rrobaqepës gjermane.
Me një foto që ka postuar në llogarinë personale në Instagram, Delevingne është shndërruar tërësisht në stilistin e famshmëm.
Ajo mishëroi në mënyrë perfekte pamjen e firmës së Lagerfeldit, nga flokët e bardhë, syzet e zeza të mëdha, te dorezat e zeza prej lëkure dhe këmisha e bardhë me jakën e madhe. Kjo është veshja që do të veshë apo është thjesht një shije e parë e look-ut të saj? Askush nuk e di...
Mirëpo, me një publikim të tillë, jo vetëm që krijoi dyshime, por edhe konfirmoi se do të marrë pjesë në Met Gala të këtij viti, që do të zhvillohet të hënën më 1 maj në Nju Jork. /Dosja.al
cara delevingne karl lagerfeld met gala
Art&Argëtim
1 Maj 2023, 10:50
k.m.
Rihanna
SHBA- Rihanna mund të dalë më rrallë në publik, por ajo kujdeset që të bëhet virale çdo herë m...
Art&Argëtim
1 Maj 2023, 10:28
m.s
Shqipëri- Fenomeni “Big Brother” ka tërhequr pas një audiencë të madhe, ku grupmosha është e ndryshme. Fansat e...
Art&Argëtim
1 Maj 2023, 10:21
f.i
Leonora Poloska dhe Andin Randobrava
KOSOVË- Këngëtarja Leonora Poloska mesa duket ka vendosur të ndahet nga bashkëshorti i saj, m...
Art&Argëtim
1 Maj 2023, 09:12
m.s
Fjolla Morina
KOSOVË- Këngëtarja Fjolla Morina ka nisur një etapë të re në jetën e saj. Ajo ka lënë pas ...
Art&Argëtim
1 Maj 2023, 07:03
A.B
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillKjo është një ditë disi apatike, prej disa kohësh ndiheni paksa pa ndjenja, por duhet ...
Art&Argëtim
30 Prill 2023, 16:10
f.i
Gerard Pique dhe Shakira
SHBA- Ish-futbollisti Gerard Pique ndodhet tashmë në Miami në vizitën e tij të parë për t&...
Art&Argëtim
30 Prill 2023, 14:42
f.i
Johnny Depp dhe Amber Heard
SHBA- Gjyqi i famshëm i aktorit Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, është kthyer tas...
Art&Argëtim
30 Prill 2023, 13:13
f.i
Vali Corleone dhe Anita
KOSOVË- Personazhi i njohur, Vali Corleone duket se i ka dhënë fund beqarisë. Corleone është mar...
Art&Argëtim
30 Prill 2023, 10:11
A.B
Noizy dhe Cllevio
TIRANË- Pak kohë më parë këngëtari Noizy ka bërë një kallëzim në polici kundrejt C...
Art&Argëtim
30 Prill 2023, 07:17
A.B
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillNuk është koha për të shtyrë shumë në dashuri. Nëse keni diçka p...