LIVE UPDATES
Art&Argëtim

77-vjetori i lindjes, Çun Lajçi i dërgon letër prekëse të birit në qeli: Tani prokurorinë më duhet ta bind se djali im nuk është krimineli serb

Ai madje ka marrë si shembull edhe masën e paraburgimit prej një muajit të policit serb në veri, duke thënë se policia po i barazon me rastin e djalit të tij të cilit i është vënë masa e njëjtë.

18 Dhjetor 2022, 19:08 Nga I.A
77-vjetori i lindjes, Çun Lajçi i dërgon letër
Çun Lajçi

KOSOVË- Aktori Çun Lajçi ka reaguar sërish lidhur me rastin e djalit të tij, për të cilin u raportua dy ditë më parë se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Aktori i njohur thotë se ai nuk ushtroi dhunë ndaj tyre por u detyrua që të lajmëronte policinë pasi dëshironte që ata të kujdeseshin për të derisa siç thotë ai“t’i kalonte pija. Ai madje ka marrë si shembull edhe masën e paraburgimit prej një muajit të policit serb në veri, duke thënë se policia po i barazon me rastin e djalit të tij të cilit i është vënë masa e njëjtë. Në 77-vjetorin e tij të lindjes, aktori ka shkruar një letër prekëse drejtuar djalit të tij, i cili ndodhet në paraburgim. 

Statusi i plotë:

Biri im

Kur lindi motra jote, zemra ime u dalldis e gjithçka që pata kaloi n’anën e saj. Jeta ime s’ishte e imja ma! Por ti s’vonove e çele si kërmyll e jeta ime u nda n’dysh. N’dy pjesë zemra. N’dy pjesë puna. N’dy pjesë jeta! Gjithçka e imja u baj e jueja. Por ah! Ajo, siç erdhi e para e para iku n’amshim dhe pjesa e saj u ba e jotja! Vazhduem ashtu siç ditem e mujtem me jetua me dhimbjën që na e vari në tre gjoksa!

Tani me ket dhimbje po të shkruej në vitin tim të 77-të, n’ditëlindjen e vetmueme dhe tepër larg teje. Po t’shkruej se u zgjova tue folë me ty n’gjumë: Po shkojmë n’Rugovë m’the dhe unë t’përqafova!

Ah! Ky nga dhoma e vetmisë më përkujtoi ndaj u ula me shkrua!

Biri im.

Ty ndofta nuk t’kujtohet, se kishe pi ma shumë seç duhej e nga droja se po të ndodhë e keqja u nguta me thirrë policinë! Mu duk rruga ma e shkurt dhe ma e leht me t’vu nën kontroll, nga që alkoholi t’kishte mbërthye n’kthetrat e veta! M’përgjasove n’Bekimin e “Mbledhësit të puplave” kur e theve gotën e dorën e përgjake. Nxitova ta thërras policinë e gabova! Me dorën time të çova n’burg, jo pse ti po ushtroje dhunë ndaj nanës e babës, jo pse ti po e therje vetvetën (siç raportuan mediat), por prej dashnisë dhe dëshirës me t’pasë të shëndoshë e jetëgjatë pranë vetës.

Qëllimi ishte i thjeshtë: Po e dërgoj n’polici që ta ruejnë n’burg për nji natë deri sa t’i kaloi pia dhe t’ia lidhin plagën. Kaq! Por thirrja doli e gabueme. Mori jehonë kur mbrapsht raportoj policia: Dhunë familjare. Djali i filanit e theri vetvetën! Turp që s’kapërdihet!
Nji muej paraburgim për djalin e Çunit, dhe nji muej paraburgim për kriminelin polic serb, që u arrestua n’veri!

E shihni si barazohemi e barazpeshohemi? Unë e ftoj policinë me shpetua djalin tim nga alkoholi i nji nate (ngaqe unë s’kisha forcë) e djali përfundon n’paraburgim nji mujor!

Biri im.

Edhe pse larg teje, mua n’gjumë m’erdhi urimi yt për 77-vitet e mia dhe me zgjove nga gjumi me sytë e përlotun!

Tani prokuorinë m’duhet ta bind se ai asht djali im e jo krimineli serb!

Çun lajçi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës