Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DURRËS- Një 53-vjeçar me origjinë bullgare është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi organizonte dhe kryente falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit. Policia e Durrësit bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Identiteti”, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim të 53-vjeçarit, i identifikuar vetëm me inicialet F. S. 53-vjeçari akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi ka ndihmuar nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, 6 shtetas turq, të cilët janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin në Durrës, me karta identiteti bullgare të falsifikuara.
NJOFTIMI I PLOTË:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Identiteti”.
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit të Durrësit dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Zbardhet skema e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fititmit. Identifikohet dhe shpallet në kërkim 53-vjeçari bullgar që organizonte dhe kryente falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit, i cili ka mundur të largohet jashtë vendit. Më herët, në Portin e Durrësit, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 6 shtetas turq, të cilët tentuan të përdornin dokumente të falsifikuara për të kaluar kufirin.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në bashkëpunim me DRKM Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Identiteti”, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit bullgar F. S., 53 vjeç.
Si rezultat i punës hetimore, nga ana e Seksionit të Krimit Ekonomik u vërtetua skema e falsifikimit të dokumenteve dhe e përdorimit të tyre. 53-vjeçari dyshohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi ky shtetas, ka ndihmuar nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, 6 shtetas turq, të cilët janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin në PKK Durrës, me karta identiteti bullgare të falsifikuara, për në zonën Schengen.
Në bashkëpunim me homologët vijon puna për kapjen e shtetasit bullgar të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kongresi i Partisë Socialiste nuk ka kushtuar shumë. Kështu deklaroi ditën e sotme për mediat, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai u...
TIRANË– Ky është turisti polak, i cili mbeti i bllokuar që ditën e djeshme në ‘Kanionet e Gjipesë’. Top Channel ka ndarë foton e momentit...
DIBËR– Një 26-vjeçar është arrestuar në Dibër nga policia pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve në zonë. I riu me inicialet F.K, banues në P...
UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka thënë se do të hapen dhjetë korridore humanitare për evakuiimin e njerëzve nga qytetet që ja...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore Kongresin e PS-së. Po ashtu në faqe të parë ky...
SHBA– Ervis Onuzi, polici me origjinë shqiptare i cili punon në Departamentin e Philadelfias në SHBA, është qëlluar me armë zjarri në bark e për pasojë ka...
TIRANË– Para nisjes së Kongresit të PS-së, kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët për një fundjave të mbarë. Ajo që bie në sy, është se Rama ka pub...
TIRANË– Moti ditën e sotme do të jetë me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë në ndikimin e vlerave të lartë barike të cilat do...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur axhendën e Kongresit të Partisë Socialiste që nis punimet nesër në orën 09:30. Gjithçka do të jetë e ndarë në dy ...
VLORË- Një turist polak është rrëzuar mesditën e sotme në ‘kanionet e Gjipesë’. Mësohet se se turisti nga rrëzimi ka pësuar frakturë në këmbë. ...