LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Arrestimi i të shoqit, Angela Martini: Deshën ta sakrifikojnë sepse ka patur sukses

20 Tetor 2021, 15:30 Nga DOSJA
Arrestimi i të shoqit, Angela Martini: Deshën ta sakrifikojnë

ITALI– Hijet e skandalit janë zhdukur, situata është qetësuar, çifti iu rikthye normalitetit dhe Angela Martini vendosi të rrëfejë gjerë e gjatë se çfarë ndodhi në të vërtetë me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu në atë që u quajt arrestim i bujshëm dhe që ishte ngjarja më e komentuar e verës. Mediat shqiptare dhe ato rumune kanë tjerrë gjatë kulmit të ndodhisë variante dhe detaje pa fund. Të vërtetën dhe gjithë përjetimet rreth historisë, Angela Martini i tregon për herë të parë për Revistën “Who” përballë Eraldo Rexhos, i cili gjithashtu është pjesë e këtij rrëfimi si mik i çiftit, por edhe si dëshmitar i rrjedhës së ngjarjes.

Nga rezidenca e saj në Itali, ku më në fund po gjen qetësi, pas gjithë tensionit që përjetoi bashkë me Dragos, Angela ka bërë një përshkrim të detajuar të arrestimit të bashkëshortit të saj në Mykonos, titujve bombastike të mediave, presioneve virtuale për tradhti të supozuara dhe luftën që bëri derisa e pa Dragos jashtë hekurave, vetëm pas dy ditësh.

Angela u rikthehet ditëve të gushtit teksa po darkonin me miqtë e tyre, kur disa persona të veshur civilë kërkuan arrestimin e Dragos bashkë me të gjithë të pranishmit, përveç Angelës, e cila që në momentin e parë kërkoi sqarime dhe dyshoi rreth personave që u shfaqën papritur. Ajo nuk arriti të ndalojë dot arrestimin e Dragos në ishull, por bëri gjithçka mundej, madje tejkaloi çdo limit që njihte tek vetja, për të mundësuar lirimin e bashkëshortit të saj nga paraburgimi, brenda dy ditësh. Por le t’i marrim gjërat me radhë dhe ta nisim me ngjarjen kryesore që shkaktoi furtunën: “Pse u arrestua Dragos Savulescu?”

Angela sqaron me detaje se kjo histori ka nisur shumë herët dhe prej asaj kohe njerëzit flasin për burrin e saj si për një person që po jeton me para të vjedhura. Kur u pyet nga gazetari për përqindjen e të ardhurave të Dragos, që lidhet me shifrën e përfolur në media (si të vjedhur), Angela u shpreh:

“Mediat rumune janë ato që kanë përhapur propagandë. Ato komandohen nga njerëz që kanë interesat e tyre, pasi në të vërtetë askush s’ka si të dijë gjë për Dragos. Jemi duke folur për një histori që ka ndodhur para 19 viteve, në 2002-in, kur ai ishte 28 vjeç. Në këtë çështje me burrin tim kanë qenë edhe 36 të tjerë të përfshirë, bashkë me kryebashkiakun, që ishte shumë i rëndësishëm dhe shteti e ka dashur, ndaj ngjarja u kthye në politike. E gjitha ka qenë për një tokë të madhe që komunizmi ia ka vjedhur një familjeje dhe burri im bashkë me ca të tjerë e ka kërkuar tokën, por nuk e ka marrë kurrë. Thjesht ka dashur ta marrë, ta privatizojë, por kurrë nuk e bëri. Kështu të gjithë u futën në burg; noterë, punonjës të bashkisë, avokatë, të gjithë. Tani, pas 19 vitesh vijnë dhe flasin e akuzojnë për një tokë që nuk u mor kurrë, nuk u dëmtua askush dhe asgjë; dhe shifra 114 milionë është krejt fallco. Po të shohësh nga letra e Dragos në gjykatë, ai ka për të paguar 0 para, sepse s’ka bërë asgjë ndaj shtetit. Toka s’është privatizuar kurrë. Kjo propagandë ndodh sepse në Rumani ligji është krejt maskë, ata nuk kanë demokraci, aty ka korrupsion dhe kanë dashur të sakrifikojnë Dragos, sepse ai është biznesmen dhe ka pasur shumë suksese. Burri im jeton me punën e tij. Ai ka punuar gjithë këto vite”.

Pas arrestimit të Dragos në Mykonos, Angela organizoi luftën juridike duke bashkuar avokatët më të mirë në një grup pune, që arriti të nxjerrë bashkëshortin e saj nga burgu pa vendim gjykate si asnjëherë më parë, me gjithë vështirësitë që Rumania i kishte hapur biznesmenit edhe në Greqi. Çdo veprim u bë në mbështetje të ligjit evropian, duke i shtuar Dragos një tjetër fitore ligjore për të mbyllur këtë çështje përfundimisht, pas fitores në Itali ku çifti është rezident. Tashmë Angela dhe Dragos kanë nisur luftën ligjore me Rumaninë për të mbyllur njëherë e mirë këtë histori, një luftë kundër sistemit të padrejtë dhe korrupsionit, që siç vetë modelja shqiptare shprehet, do bëhet shembull për gjithë ata që e duan drejtësinë në atë shtet. Gjatë kësaj periudhe të vështirë për çiftin dhe miqtë e tyre, Angela ndalon edhe tek situata e saj emocionale. Rrëfimi pasurohet edhe përmes tregimit të Eraldos, si bashkudhëtar në këto javë vështirësie. Ai rrëfeu se në një moment Angela u shpreh dhe kuptoi se kurrë nuk e kishte ditur që e donte kaq shumë partnerin e saj dhe ai moment vështirësie e bëri të kuptojë se ndjenja për të kalonte çdo kufi që ajo njihte. “E dija që e doja burrin tim, por kam kuptuar që e dua aq shumë sa edhe nëse do e dija si do shkonte kjo histori (që para se ta njihja), prapë do pranoja të isha me të dhe të bëja gjithçka për të luftuar siç po bëjmë tani”, thotë ndër të tjera Angela.

Modelja theksoi se historia nuk kaloi pa iu dhënë edhe tone rozë, duke e akuzuar se kish tradhtuar bashkëshortin apo se qëndron me të vetëm për para. Por të gjitha këto ishin thjesht sfondi që e bënte ngjarjen edhe më të errët nga sa ishte, duke mos e shpërqendruar aspak Angelën, që vazhdonte të lëvizte çdo gur derisa Dragos fitoi lirinë në një çështje vërtet të vështirë. Angela pranoi se kurrë nuk ka ndjerë dhimbje kaq të madhe për dikë dhe se çdo sakrificë, natë pa gjumë dhe mundim fizik për të ndjekur çështjen ia ka vlejtur.

Tani për Angelën dhe Dragos po nis një jetë e re. Një luftë që ata presin të mbyllet ligjërisht kundër shtetit rumun dhe padrejtësive që i kanë shkaktuar dëm të madh ekonomik Dragos, por njëkohësisht duke shijuar më në fund të qetë dashurinë e tyre, ndërkohë që në dëshirat e tyre qëndron edhe ardhja në jetë e një fëmije, për të cilin Angela nuk foli shumë, por pranoi që të dy kanë dëshirë e duan ta zgjerojnë familjen. Një histori e denjë për skenar filmash (sidomos po të kemi parasysh që të dy protagonistët janë vërtet si aktorë filmash), por që për Angelën dhe Dragosin mjafton vetëm “happy end”-i.

Marrë nga Revista Who

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz angela martini angela martini dhe dragos savulescu dragos savulescu angela martini angela martini dhe dragos savulescu dragos savulescu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet