LIVE UPDATES
Aktualitet

Molla e sherrit/ Dy vëllezërit Smakaj u “betuan” për të vrarë shoferin e mobilerisë… pronarja rrëfen zanafillën dh

21 Gusht 2020, 11:03 Nga DOSJA
Molla e sherrit/ Dy vëllezërit Smakaj u “betuan” për

SHKODËR– Sherri që përfundoi me vrasjen aksidentale të Gledis Krajës në Shkodër, nisi për mungesën e dy karrigeve. Gazetari Elton Qyno ka publikuar sot në “Shqiptarja.com” dëshminë e personazhit kryesor të ngjarjes. Vetë Jetmira Kopliku, pronarja dhe administratorja e kompanisë imobilare “Brixhoer” ka rrëfyer në polici gjithçka ndodhi. Ajo tregon se ditën e ngjarjes, kishin pasur montime mobilerish në Shkodër dhe zonën Ishull të Lezhës dhe se për këtë arsye, ajo dhe bashkëjetuesi i saj, me të cilin administronte edhe kompaninë imobilare, Ernis Kallafin, ishin ndarë në dy makina. Bashkëjetuesi i saj, Ernisi bashkë me një tjetër punëtor, Denis Halili, kishin qëndruar në Ishull të Lezhës për të lënë një porosi. Pasi kishin mbaruar punë, kanë telefonuar klientin Sebastian Smakaj për të saktësuar adresën.

Ernisi ka qëndruar në Ishull Lezhë bashkë me një nga punëtorët tanë, Denis Halili, me një makinë “Toyota” të marrë me qira. Pasi kanë përfunduar punë, po në datën 17 gusht janë nisur së bashku Ernisi dhe Denisi për të ardhur në qytetin e Shkodrës, për të bërë dorëzimet e mobiljeve pasi një nga porositë ishte në zonën Qafëhardhi. Ernis Kallafi, i ka telefonuar klientit Sebastian Smakaj, për të konfirmuar marrjen e porosisë dhe pak minuta më vonë i ka telefonuar vëllai im, Gersi, për të saktësuar adresën e vendndodhjen e banesës. Gjatë bisedës telefonike, Sebastian Smakaj i thotë që ishte tek hyrja e pallatit sepse sapo ishte kthyer nga xhamia. Më pas kanë shkuar në adresën “Qafëhardhi” Danjel Matlija rreth orës 19:00, kanë parkuar makinën pak metra në lagje e më pas, Ardiani, shoferi i kësaj makine së bashku me Gersin, kanë zbritur nga makina për të bërë dorëzimin e porosisë, tek banesa e Sebastian Smakaj.

E teksa kanë parkuar makinën shoferi Ardiani, ka marrë kutinë e parë dhe nga larg, dëgjova një zhurmë. Klienti Sebastian Smakaj po zihej me Ardianin, shoferin tonë. Në ato momente afrohet vëllai im, Gersi Kopliku me qëllim që të mos debatonin me njëri-tjetrin e mos krijonin incidente. Më pas u afrova edhe unë, dhe u mundova që t’i qetësoja gjërat, pavarësisht se nuk e dija saktësisht se çfarë ndodhi mes tyre. Iu prezantova Stjuart Smakaj, i thashë që jam përfaqësuesja. “A do me e marrë porosinë apo jo?”- i thashë dhe më tha se donte. E mori mallin, një mobilje tualeti dhe karrige dhe më pas bëri pagesën,”– tregon ajo, e deri kwtu gjithçka duket njw sherr banal, i mbyllur me marrjen e produkteve tw porositura nw mobileri. 

Por, sipas relacionit të Policisë së Shkodrës, njëri nga të pranishmit që ishte në tavolinë me klientët Sebastian dhe Stjuart Smakaj është ngritur nga tavolina dhe i ka thënë Sebastianit: Eja ta kapim, Ardianin shoferin dhe ta rrahim! Këto fjalë janë dëgjuar edhe nga Jetmira, e cila tregon se ka ndërhyrë.

Ardiani është punëtori im dhe është në besën time, çfarë ndodhi, jeni duke debatuar kot,”- tregon Jetmira, ndërkohë shton se duke u munduar të qetësojë të rinjtë, ka harruar që t’i japë dy karrige Stjuart Smakajt.

Më pas kamioni me Jetmirën, Ardianin dhe Gersi janë larguar nga vendi ku çuan mallin nga lagjia “Qafëardhi”. Jetmira ka shkuar në shtëpinë e saj, ndërsa punëtorët vazhduan shpërndarjen e mobiljeve në vendet dhe adresat e përcaktuara kohë më parë. Pas 30-minutash klienti i lagjes “Qafëardhi”, Sebastian Smakaj, i ka telefonuar vëllait të Jetmirës Gersi Koplikut, për karriget që kishin harruan t’u linin.

Gersi i thotë: Karriget qe kishim harruar për t’ja lënë më parë, po ja u sjellim tani.

Më pas Ardiani shoferi, së bashku me Gersin rikthehen përsëri në “Qafëardhi” për të dorëzuar dy karriget të cilat nuk i kishin lënë më parë. Gjatë kësaj kohe, Ardiani qëndron në vendin e shoferit ndërsa Gersi, ka marrë dy karriget për ti çuar tek klienti i “Qafëardhis” Sebastian Smakaj. Dy djemtë Smakaj, janë afruar te dera e kamionit dhe i kanë qëlluar me grusht. Kështu, Gersi Kopliku ka telefonuar Jetmirën dhe i ka thënë se ka plasur sherri.

“…Plasi grushti midis djemve që ishin me klientin Sebastian Smakaj dhe Ardianit…,”– mësohet të ketë thënë Gersi.

Ardiani, shoferi ka qëndruar në makinë dhe nuk e ka hapur derën e makinës por thjesht janë afruar djemtë e rinj, njëri pas tjetrit dhe kanë filluar duke i rënë shoferit dhe makinës. Duke qenë në këto kushte, Gersi është afruar dhe i ka ndarë dhe as një nga djemtë nuk e ka goditur atë. Ardiani është larguar më pas me makinë, ndërsa Gersi është larguar në këmbë. Pasi janë larguar nga banesa e Sebastian Smakajt dhe janë takuar të gjithë së bashku tek bar-7 në Xhabiaj, ngjitur me “Zig-Zak shop” por pa praninë e shoferit, që pa dashjen e tij u kthye në shënjestrën e djemve Smakaj. Gersi, Denisi, dhe Ernisi pasi janë ulur në lokal tek “bar-7”, po diskutonin se çfarë kishte ndodhur.

Më pas kanë parë edhe së kamioni ishte dëmtuar dhe kanë vendosur që të marrin makinën që kishin me qira, të llojit “Toyota” dhe të takonin vëllezërit Smakaj me shokun e tyre, për t’i sqaruar. Dhe ky sipas Jetmira Koplikut, dëshmitares kryesore të të gjithë dinamikës, është momenti kur ka ndodhur vrasja.  Njëri nga personat që ishte me Sebastianin ose vetë Sebastiani, s’e mbaj mend mirë, i vendos pistoletën në kokë bashkëjetuesit tim, Ernis Kullafit dhe e ka shkrep pistoletën në atë kohë. Arma e zjarrit pistoletë është bllokuar dhe nuk nxori plumbin nga tyta. Më pas me pjesën e fundit të armës së zjarrit, personi shok apo i afërm i Sebastianit apo Sebastiani vetë, ka qëlluar Ernisin në anën e majtë të veshit,”– tregon ajo.

Si për të mos mjaftuar, nga kati i dytë i një pallati, Stjuart Smakaj, ka dalë me një armë zjarri në dorë dhe ka qëlluar në drejtim të Denis Halilit, Gersi Koplikut dhe Ernis Kullafit. Por plumbat kapën një tjetër person që ishte me ta. Dhe ai ishte pikërisht Gledis Kraja, miku i vëllezërve Smakaj, të cilin e kapën 14 plumba automatiku, duke humbur jetën rrugës për spital, nga plagët e shumta. Arma nga e cila vdiq aksidentalisht ishte gjetur nga vetë Gledis Kraja. Pas sherrit të parë, viktima i kishte dorëzuar armën Stjuart Smakajt dhe i kishte thënë që ta mbante, se ‘nuk i dihet’.

Dy vëllezërit Stjuart e Sebastian Smakaj, vranë shokun e tyre, ndërsa Stjuarti u përlot një ditë më parë në sallën e gjyqit pasi u la në burg. Ndërsa në kërkim është shpallur Sebastian Smakaj dhe babai i tyre, Halil Smakaj. Stjuart Smakaj, nuk është një emër i panjohur nga policia e Shkodrës. Ai është dënuar me dy vite burg në vitin 2016, pas një vit më herët, ka dhunuar dhe ofenduar efektivët e policisë, si dhe i ka kërcënuar, duke përdorur emrin e dajës së tij, Mehdi Ivziku. Ky i fundit njihet si një person problematik në qytetin e Shkodrës.

Policia ka zbarkuar në banesën e Mehdi Ivzikut, dajës së dy vëllezërve Smakaj, në muajin mars të vitit 2019, për kontroll dhe për ta marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali. Stjuart Smakaj është dënuar edhe me dy vite burg me vendim të gjykatës në vitin 2016, për kundërshtim të forcave të policisë, ku i riu u dënua me dy vite burg. Ai u vu në pranga bashkë me dy shokët e tij, Nikola Curgu dhe Noel Bajrami. Gjatë shoqërimit në polici, Smakaj ka kërcënuar efektivin e policisë, duke përdorur emrin e Mehdi Ivzikut.

“Jua q… ropt, motrat, unë ju vras të gjithëve, jam nipi i Medi Ivzikut,”- mësohet të ketë thënë ai.

Medi Ivziku nuk është person i padëgjuar në Shkodër. Ai rezulton si pronari i kompanisë së ndërtimit “Shkodra Invest” dhe një biznesi në Velipojë. Ivziku është dënuar nga gjykata e Shkodrës për vrasjen në 10 maj 2002 të Sandër Gjekës.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denis halili ernis kallafi gledis kraja jetmira kopliku sebastjan smakaj stjuart smakaj denis halili ernis kallafi gledis kraja jetmira kopliku sebastjan smakaj stjuart smakaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Gusht 2020, 09:55

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu ka bërë thirrje pacientëve që mos e bëjnë shpesh skanerin e mushkërive për COVID-19, pasi shkakton tu...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës