LIVE UPDATES
Sport

Armand Duka për seoznin 2020/2021:”Futbolli fitoi mbi Pandeminë“

20 Maj 2021, 13:46 Nga DOSJA

TIRANE –  “Jemi në përfundim të të gjitha garave dhe në këtë vit të vështirë duhet ta quajmë sukses, pasi futbolli është i vetmi sport që mbyll të gjitha aktivitetet rregullisht sipas të gjitha kalendarëve dhe për të gjitha moshat, për meshkuj dhe për femra. Këtë sezon ne kemi pasur risi, pasi kemi filluar aktivitetin me futbollin 5×5, i cili është shumë popullor dhe i dashur për shqiptarët, dhe organizohet nga FSHF. E njëjta gjë edhe për futbollin 9×9”, – tha Presidenti i FSHF-së.

Futbolli i femrave & tifozët –  “Futbolli i femrave? Nuk është thjesht për barazi gjinore, por është diçka e domosdoshme. I gjithë komuniteti i futbollit është i përgjegjshëm që femrat nga pikëpamja sportive apo edhe ajo fizike, nuk mund të luajnë në të njëjtin nivel sportiv si meshkujt, por gjithsesi, ato kanë të drejtën të luajnë futboll.

Futbolli pa spektatorë është më pak se sa gjysmak, por ka qenë e domosdoshme të vazhdonte sepse ndërprerja e përgatitjes sportive, e stërvitjes, e ndeshjeve, humbja e ritmit, të krijon një traumë akoma më të gjatë. Nuk të ndërpret vetëm 6 muaj apo një vit. Nëse e lë stërvitjen një ditë, nuk mund ta rikuperosh për 7 ditë, kështu që e njëjta gjë ndodh nëse do të ndërpritej për 1 vit. Kemi mbyllur disa aktivitete, por më pak se sa gjysmake, pa praninë e spektatorëve. Dëmi ka qenë në të gjitha këndvështrimet, kryesisht për atmosferën, për kënaqësinë e spektatorëve, për mobilizimin e sportistëve, por ka qenë dhe financiar, sepse në fund të fundit nuk mund të kemi zhvillimin e sportit pa financa”.

Kërkesat e futbollit ndaj qeverisë – “Ne i jemi lutur qeverisë që të na zgjidhi ca çështje që kanë në thelb mbijetesën për sportin në Shqipëri. Kjo ka qenë arsyeja e bojkotit të fillim të kampionatit, ishte vazhdimi i një premtimi të vetë qeverisë për përmirësimin e një pakete ligjore për të vënë sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti, në shinat e zhvillimit. Duke qenë që ato premtime nuk u mbajtën u kalua te bojkoti, na u premtua përsëri dhe përsëri nuk u bë asgjë dhe ne sërish e kemi parë me pozitivitet, sepse e dinim që ishte fushata zgjedhore përpara. Tani që edhe zgjedhjet mbaruan uroj që të rikthehen dhe t’i mendojnë dhe një herë ato çështje”.

Klubet shqiptare në kupat e Europës – “Ne duhet të jemi të kënaqur nëse ndonjë klub shqiptar arrin në nivelin që ishte Skënderbeu, duke kaluar në grupet e Europa League apo qoftë edhe në ato të Conference League. Të arrish në grupet e Champions League është një objektiv shumë i vështirë, duhet goxha përgatitje, duhet buxhet i madh dhe në një treg të vogël si Shqipëria është shumë e vështirë. Nëse ne do të kemi klube shqiptare që arrijnë në grupet e Europa League dhe Conference League duhet të jemi vërtetë të kënaqur. Këtu i kemi mundësitë reale, përderisa edhe Skënderbeu arriti në dy edicione ta bëjë këtë gjë. Skuadrat tona kanë një përfaqësim shumë të mirë në Europë, qoftë edhe në këtë vit të vështirë pandemik. U kualifikuan të gjitha në turin e parë, teksa dikur ishte një xhiro turistike pjesëmarrja në kupat e Europës. Tashmë konkurrojmë dhe shkojmë gjithmonë më shumë se sa 1 apo 2 ture”.

Finalja e Conference League në Shqipëri – “Finalja është një event shumë i rëndësishëm dhe historik, aq më tepër që është hera e parë e këtij kompeticioni dhe sigurisht do të mbetet në histori që kjo ndeshje është zhvilluar në Tiranë dhe do të kujtohet gjatë. Nga të gjitha këndvështrimet e tjera është diçka shumë pozitive dhe nuk është e vërtetë që do të jenë skuadra të nivelit të ulët, por do të jenë padyshim klube të rëndësishme. Kjo do të sjellë shumë turistë, shumë biznese në Tiranë dhe nëse ju kujtohet në vitin 2001 një ndeshje e Anglisë këtu, duke qenë që Shqipëria e asaj kohe ishte shumë e papërgatitur, papritur mbaroi birra në Shqipëri dhe ditën e ndeshjes çmimi i birrës u katërfishua. Imagjinojeni se çfarë efekti mund të ketë një finale e tillë pastaj”.

Infrastruktura e fushave – “Inventari i fushave ka regres që nga koha e komunizmit, jo vetëm për futbollin, por edhe për sportet e tjera. Ndërsa cilësia e atyre që janë, është shumë më i mirë se sa më parë. Jemi të gjithë dëshmitarë të zhvillimeve që kanë ndodhur ku janë prishur fusha për të ndërtuar pallate dhe komponenti kryesor për të zhvilluar futbollin është shtimi i inventarit të fushave, jo vetëm me kualitet, por një numër shumë i madh dhe për aq fëmijë sa kanë dëshirë të luajnë futboll në Shqipëri. Ne kemi filluar një projekt prej kohësh, por kemi shumë pak përkrahje dhe mbështetje, jo thjesht vetëm financiare, sepse financat janë të rëndësishme dhe të parëndësishme, sepse ato gjenden, por qoftë edhe mbështetje morale.

Ne kemi filluar një projekt për të ndërtuar 100 fusha këto 3 vjet në Shqipëri dhe ne mendojmë se këto 100 fusha do të bëjnë një hap të rëndësishëm kualitativ për të pretenduar dhe për të shkuar atje ku thamë, në grupet e Champions League, finalet e një Kampionati Europian apo edhe turne të tjerë madhorë. Nuk kemi mbështetje dhe të gjitha institucionet, qoftë ato të pushtetit vendor, qoftë ato qendrore, më shumë tentojnë të na çojnë me këtë projekt drejt fushave ekzistuese dhe rikonstruksionin e tyre se sa ndërtimin e fushave të reja, duke mos pasur mundësi mbase të gjejnë hapësira. Por duhet të insistojmë, ne po vazhdojmë të insistojmë, duhet të kemi edhe dashamirësinë e institucioneve shtetërore.

Tani kanë ndryshuar gjërat, futbolli i rrugës ka prodhuar futbollistë dikur, por ky futboll është eliminuar në këto kushte dhe me patjetër duhet të ndërtojmë fusha futbolli ku fëmijët të mund të luajnë futboll. Përderisa na mungon ai futbolli i rrugës, që vërtetë ka prodhuar futbollistë. Ndaj nëse do të kemi dashamirësinë e Bashkisë së Tiranës dhe të gjitha bashkive të tjera nëpër Shqipëri dhe të pushtetit qendror, ne mund të gjejmë terrene që të jenë afër komuniteteve për të ndërtuar fusha futbolli komunitare, jo për profesionistët, por për fëmijët e lagjeve.

Problematikat e KOKSH – “Problematikat në KOKSH nuk kanë të bëjnë vetëm me procesin e zgjedhjes së presidentit, por edhe për asambletë apo zgjedhjet e organeve drejtuesve në KOKSH për të ardhur deri te zgjedhja e presidentit. KOKSH, sipas të gjithë anëtarëve, nuk ka funksionuar mirë, madje është regjistruar për herë të parë në gjykatat shqiptare në vitin 2018, merreni me mend se si ka funksionuar. Pastaj mënyra se si u organizuan asambletë, për të pasur ndryshime statutore dhe për të shkuar në zgjedhje ishin të gjitha në kundërshtim me ligjet dhe me statutet dhe nuk kishin të bënin aspak me frymën e olimpizmit që duhet të ketë ai institucion apo me frymën e një konsensusi të gjetur në mbledhjen e asamblesë së mëparshme me ndërhyrjen e të huajve si gjithmonë. Në konceptin tim KOKSH nuk mund të jetë vetëm për një udhëtim jashtë vendit, por duhet vërtetë të përhapë frymën e olimpizmit, të ndihmojë zhvillimin e sportit, të bashkojë të gjitha federatat dhe jo t’i përçajë ato. Fakti që KOKSH bën një asamble për të ndryshuar statutin në kushtet e bunkerizimit dhe pa pranuar asnjë media, sikur çfarë po ndodhte, duke ftuar disa e disa të tjera jo. Duke shkelur statutin në të gjitha afatet e lajmërimeve, etj., dhe të shkohet në zgjedhje, përjashtohen kandidatë për presidentë, përjashtohen anëtarë për të dhënë mendimin e tyre. Për këto arsye ne mendojmë që ajo asamble ka qenë e pavlefshme dhe për këtë e kemi ankimuar juridikisht, por nuk ka të bëjë me produktin, nuk ka të bëjë me individin, sepse për atë është çështje më vetë dhe kam koment më vete. Sa i përket individit në fjalë, mendoj se ka qenë i përshtatshëm për sport sepse edhe vetë populli është treguar i zgjuar dhe e hoqi nga politika, i tha ik në sport”.

Çështja e Super Ligës së Europës – “Nuk është diçka e re që lindi së fundmi, kjo ishte tentativa e tretë e bërë nga klubet të nivelit më të lartë europian për t’u bashkuar dhe për të pasur një ligë e për të luajtur mes tyre. Edhe ato vetë janë të bindur që nuk është diçka që i shërben futbollit, por i shërben kalimit të një pengese imediate, që ato klube kanë sot për shkak të mungesave financiare. Futbolli dhe ato klube kanë arritur në këto nivele përmes këtij sistemi që është, këtij sistemi solidar, këtij organizimi të federatave sportive, të FIFA-s dhe të UEFA-s. Nëse do të ndryshojë ky sistem padyshim që nuk do të kemi të ardhme. Ato klube nuk është se prodhojnë futbollistë, ato zakonisht blejnë futbollistë. Nëse do të bëjnë një ligë më vete ku do t’i marrin këto futbollistë nesër dhe ku do t’i marrin të ardhurat këto të tjerët, qoftë vende të vogla si i yni, për të zhvilluar futbollistët. Pra, kjo nuk i shërben të ardhmes së futbollit, ndaj nuk duhet të ndodhë dhe fatmirësisht nuk ndodhi. Mënyra se si u organizua konspiracioni me të cilin u shpall Super Liga, mendova që do të ishte diçka që vërtetë do ta dëmtojë shumë futbollin, por shpërbërja për 24 orë më pas ishte e habitshme. Uniteti që pati e gjithë bota sportive kundër asaj Super Ligë ishte vërtetë mbresëlënës. Mediat, tifozët, qeveritë, federatat ishin të gjithë në unison me FIFA-n dhe UEFA-n që kjo gjë do të dëmtonte futbollin”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport


Sondazh

Poll
Sport 20 Maj 2021, 09:59

Zyrtare, Shkodran Mustafi largohet nga Schalke

GJERMANI – Eksperienca e Shkodran Mustafit në Schalke ka zgjatur shumë pak. Në fakt, futbollisti shqiptar do të largohet nga ekipi gjerman pas vetëm një s...

Sport 20 Maj 2021, 09:24

Contes i kushton 2000 euro gishti mesit…

ITALI – Incidenti ndodhi kur Conte po shkonte drejt dhomave të zhveshjes në “Allianz Stadium” të Torinos. Ishte një ndeshje e Kupës së Italisë më 9 shkurt...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës