LIVE UPDATES
Aktualitet

Apeli lë në burg trafikantin e drogës nga Lezha, si ngeci në kurthin e Policisë

29 Dhjetor 2021, 08:44 Nga DOSJA
Apeli lë në burg trafikantin e drogës nga Lezha, si ngeci në

GJIROKASTËR – Gjykata e Apelit Gjirokastër ka lënë në burg 29-vjeçarin nga Spiteni i Lezhës, Erjon Cërriku, i cili u arrestua në Lezhë në 19 tetor dhe më pas u transferua në Sarandë, pasi akuzohet nga policia si bashkëpunëtor i Lutfi Faslliut, Shano Faslliut, Litavit Lacit, Flori Bardhit, Dritan Delishit dhe Ylli Dacit, të arrestuar në tetor nga Policia e Sarandës në dy operacione të ndryshme anti-drogë.

Erjon Cërriku kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Sarandës ku ai u la në masën e sigurisë “Arrest me burg”, por në 24 dhjetor, gjyqtari i Apelit, Enton Dhimitri, la ne fuqi të njëjtën masë. Ndërkohë është zbuluar dhe një pjesë nga dosja në ngarkim të të dyshuarve, ku policia e Sarandës i ngriti kurth Erjon Cërrikut për të zbuluar se ai ishte bashkëpunëtor në trafik.

Pas kqyrjes së telefonit të një prej të arrestuarve, policia zbuloi Cërrikun dhe pasi e arrestoi, solli nga dhomat e paraburgimit për në qelitë e shoqërimit Litavit Lacin. Ky i fundit u përball me Erjon Cërrikun, në një bisedë, të cilën policia e përgjoi. Më pas u kqyr edhe celulari i këtij të fundit, ku u zbulua numri i Lacit i shënuar “Saranda”.

Dosja e zbardhur:

“Me qëllim sqarimin e rrethanave të kapjes në flagrancë, është vijuar me marrjen e deklarimeve në prani të avokatit nga ana e personit nën hetim Litavit Laci, i cili ndër të tjera, ka deklaruar se: “Hera e fundit që ka transportuar lëndënarkotike ka qenë ditën e arrestimit. Një ditë më parë, në datën 07.10.2021, rreth orës 17:30, ka shkuar me shtetasin Ylli Daci nga Burreli që jeton në Qafë-Gjashtë, me një makinë “Ford Focus”, me ngjyrë gri. Para se do të takohej me Yllin, personat që do t’i sillnin lëndën narkotike, të cilët nuk i njihte por do të vinin me një makinë “Golf”, i kanë thënë në telefon se lëndën narkotike e kishte të fshehur tek goma rezervë.

Mban mend që i ka dërguar edhe sms nga telefoni celular dhe i kërkon që personi i servisit të ishte i besuar, pasi bëhej fjalë për pako me drogë. Më pas është takuar me Yllin, kanë shkuar tek “Karburanti i I…” në Qafë-Gjashtë, ku ka ardhur një automjet “Golf”, me ngjyrë të zezë, me xhama të zinj, në brendësi të të cilit ishin dy persona me moshë të re.

Lënda narkotike nuk ishte tek goma rezervë, siç i kishin thënë, por ju kanë dhënë dyçanta ku në brendësi kishte lëndë narkotike “cannabis sattiva”, të ndara në 8 pako me 9 kg gjithsej. Pasi kanë marrë çantat me makinën e Yllit kanë shkuar tek shtëpia e shokut të tij, shtetasit Flori Bardhi. Ky i fundit ka marrë një shtëpi me qira, në afërsi të rrugës së pestë dhe ishte në dijeni të faktit që çantat kishin lëndë narkotike.

Qëllimi ishte të mbaheshin në shtëpinë e tij deri ditën e sotme, pasi duheshin çuar në një hotel tjetër. Tek hoteli ose do të vinte një person t’i merrte ose do t’i çonte në Greqi. Për këtë ai priste urdhrin e Erit ( mbiemrin nuk e mabnte mend) me numër telefoni 0692157799. Në darkë ai ka marrë telefonatën nga ky shtetas që të dërgojë çantat tek hoteli”. Në këto kushte, pas deklarimeve të bëra nga personi nën hetim Litavit Laci, është vendosur në përgjim numri i telefonit celular të shtetasit të përmendur në këto deklarime.

Nga të dhënat e përfituara në momentet e para është bërë i mundur identifikimi i këtij personi, që është shtetasi Erjon Cërriku, i datëlindjes 26.10.1992, lindur në Lezhë. Ndalimi i të dyshuarit Erjon Cërriku është bërë më datë 19.10.2021. Në vijim të veprimeve hetimore atij i janë marrë deklarime si person nën hetim, nga ku rezulton të ketë deklaruar se nuk e njeh shtetasin Litavit Laci dhe nuk ka dijeni se kush mund të jetë.

Në kuadër të hetimit, në ambientet eKomisariatit të Policisë Sarandë, është vijuar me kryerjen e përgjimit ambiental mes personave të dyshuar Litavit Laci dhe Erjon Cërriku, autorizuar nga organi procedues me autorizimin e datës 20.10.2021.

Nga procesverbali i transkriptimit, kanërealizar biseda me interes për hetimin, si më poshtë:

L-Ça bëni, si jeni?

E-Po ju këtu

L-Morën makinën?

E-Aa

L-Më morën makinën?

E-Dikush i ka folë

L- Me kë je këtu, vetëm je?

E-Ajde një sekondë. Kushe ka dhën emrin e ***rës?

L-E kanë gjetur në telefonin tim, kam 2 javë brenda unë ore. E kanë zbërthyer fare.

E-Po mu kush më ka dhënë?

L-Ata nga Golfi edhe nga numri i telefonit

E-Targa e Golfit nuk është në emrin tim

L-Nuk është?

E-Jo

L-Po numri i telefonit

E-As numri i telefonit

L-Ata kanë parë numrin e telefonit, targën, makinën e atij djalit që ka qenë me mua. Dhe ai është brenda, të tërë brenda, të gjithë brenda.

Pas ndalimit personit nën hetim Erjon Cërriku i është sekuestruar aparati celular i markës “Nokia” me ngjyrë të zezë, me tastier të thyer, në pjesën e këndit të djathtë sipër aparatit celular me me ekran të plasaritur, me numër të kompanisë “Vodafon”: 0692157799. Nga këqyrja e këtijaparati celular ka rezultuar se në rubrikën e kontakteve ka të regjistruar numrin 0682766406 me emrin Saranda. Ky numëri përket shtetasit Litavit Laci. Nga procesverbalet për përgjimin e komunikimeve telefonike rezulon se ndërmjet shtetasve Litavit Laci dhe Erjon Cërriku është zhvilluar një bisedë telefonike më datë 07.10.2021, rreth orës 17:26 min (ditën kur Litaviti ka marrë çantat e sekuestruara me bimë narkotike).

Gjatë kësaj bisede, shtetasi Erjon Cërriku sqaron vendin ku duhet të takohen, duke përmendur karburantin tek rotondo, në rrugën e parë. Në orën 17:28 min e kanë lënë të takohen tek “Karburant I…..”, pasi Litaviti e sqaron se është me një makinë “Ford Focus”. Nga të dhënat e përfituara deri në këtë fazë të hetimi rezulton se përputhen plotësisht vendi dhe ora e takimit e shtetasit Litavit Laci me personin që i ka dhënë çantat, të mbushura me 8 pako me lëndë narkotike.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erjon cerriku gjykata e apelit gjirokaster erjon cerriku gjykata e apelit gjirokaster

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë