LIVE UPDATES
Bota

Analizë/ Nga çështja bërthamore deri tek trashëgimtari i ri, pse qëndrojnë supozimet në lidhje sëmundjen e Kim Jong Un

21 Prill 2020, 15:15 Nga DOSJA
Analizë/ Nga çështja bërthamore deri tek

KORE  E VERIUT- Dyshimet e para nisën pasi lideri korean nuk është parë në publik prej datës 11 prill,  pasi edhe në festën e gjyshit të ndjerë Kim Il-Sung, më 15 prill ai  nuk u paraqit, dhe u vu re mungesa e tij.

Daily NK,  në një artikull të ditës së sotme raportoi se Kim i ishte nënshtruar një  procedure të sistemit kardiovaskular më 12 prill, dhe po trajtohej në një vilë në Qarkun Hyangsan.

CNN nuk ishte në gjendje të konfirmonte raportin, por një zyrtar amerikan tha që Uashingtoni po monitoron inteligjencën e cila sugjeron që Kim është në rrezik të madh pasi i është nënshtruar një operacioni të mëparshëm në zemër.  Një burim i dytë i njohur nga inteligjenca ka thënë për CNN se SHBA ka qenë duke monitoruar nga afër raportet mbi shëndetin e Kim.

Por një zyrtar i Koresë së Jugut deklaroi se Kim besohet të jetë në pjesë të tjera të Koresë së Veriut e jo në Pyongyang me zyrtarë të tjerë të lartë të Koresë së Veriut, pasi “asnjë shenjë e pazakontë që mbështet raportet në lidhje me kushtet e tij shëndetësore nuk është zbuluar.”

Është e rrallë për qeverinë e Koresë së Jugut që të nxjerrë informacione rreth vendndodhjes së Kim.

E vërteta është, se pak njerëz jashtë rrethit të brendshëm të Kim e dinë me siguri rutinën e tij të përditshme dhe gjendjen e tij shëndetësore, janë disa nga sekretet më të mbrojtura nga Koreja e Veriut. Në atë mjedis, thashethemet dhe dezinformimi janë pothuajse të pashmangshme.

Udhëheqësi i ri i Koresë së Veriut është i nderuar pothuajse si një perendi brenda vendit që drejton, dhe ai është i mbrojtur si i tillë, thjesht mendoni për imazhet e truprojave të Kim duke vrapuar përkrah limuzinës së tij gjatë takimeve me liderët e tjerë botërorë në 2018. Lëvizjet dhe vendndodhja e tij mbrohen jashtëzakonisht shumë për pjesën më të madhe të botës. Edhe diskutimi i thashethemeve ose dezinformimit  për shëndetin e tij mund t’ju shqetësojë shërbimet e shtetit thonë ekspertët.

Andrei Lankov, një profesor në Universitetin Kookmin në Korenë e Jugut dhe një ekspert në çështjet e Koresë së Veriut, thotë se shumë pak njerëz i dinë detajet për jetën private të Kim dhe ata “nuk mund të flasin për këtë, sepse ata do të preferonin të ishin gjallë.”

“Ky është një biznes shumë i errët. Ata (njerëzit afër Kim) nuk fitojnë asgjë nëse  ju tregojnë njerëzve të tjerë se ku ndodhet Kim”.

Debati për shëndetin e Kim dhe vendndodhjen është një sinjal që vjen si një paralajmërim i rëndësishëm që duhet të shoqërojë pothuajse çdo zhvillim mbi punën e brendshme të Koresë të Veriut: Vendi është një vrimë e zezë kur bëhet fjalë për mbledhjen e lajmeve të pavarura dhe të besueshme.

Ekspertët dhe analistët që studiojnë Korenë e Veriut mbështeten në gjithçka, që nga imazhet satelitore të lëvizjeve të personelit, deri tek një analizë nëpër mediat e shtetit për të zbuluar të vërtetën.

NK News, një uebfaqe monitoruese e Koresë së Veriut që operon në gjuhën angleze, shumë e vlerësuar në vend, drejtohet nga udhëheqësit e Koresë së Veriut i cili lejon përdoruesit të shohin të dhënat që vet Kim dëshiron të bëjë publike.

Spekulimet në lidhje me shëndetin e udhëheqësit ose vendndodhjen shpesh janë mendime të “krijuara” posaçërisht për të tërhequr vëmendje, dhe shpesh rezultojnë të gabuara. Por ka dy arsye kryesore pse ndodh e gjithë kjo.

Asnjë trashëgimtar në horizont

Supozimi rreth vdekjes së Kim po ‘serviret’ për popullin e  Koresë së Veriut si një tragjedi e Shekspirit të ditëve moderne.

Në vend sundon një diktaturë trashëgimtare që nga themelimi në 1948 nga Kim Il Sung. Djali i tij, Kim Jong Il,  e mori pushtetin pas vdekjes së babait të tij në 1994. Dhe Kim Jong Un e mori pushtetin 17 vjet më vonë kur vdiq Kim Jong Il.

Por tre fëmijët e Kim nuk besohet të kenë arritur akoma në moshë madhore për të marrë pushtetin siç ka bërë sëfundmi Kim. Edhe nëse dikush po kujdeset për udhëheqjen e ardhshme, fëmijës së Kim do t’i duhej një lloj regjimi për të qeverisur përkohësisht, diçka që nuk ka ndodhur kurrë në Korenë e Veriut.

“Nuk është zyrtarisht një monarki.”– tha Lankov. Michael Madden, një ekspert në udhëheqjen e Koresë së Veriut, beson se ka rreth 10-20 skenarë të ndryshëm që mund të shërbejnë nëse Kim do të jetë i paaftë për të qeverisur.

Ai tha se është e mundur që Koreja e Veriut mund të zgjedhë të ndjekë modelin që bëri Bashkimi Sovjetik pas vdekjes së Joseph Stalin, një tjetër diktator komunist që sundoi, dhe të kthehej në një formë të udhëheqjes kolektive. Ka të ngjarë që Koreja e Veriut të udhëhiqet motra e Kim Jong Un dhe ndihmësi i ngushtë, Kim Yo Jong.

Kim Yo Jong ka qenë një nga anëtarët më të njohur të ekipit drejtues të vëllait të saj që nga udhëtimi i saj në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Korenë e Jugut, përveç disa muajsh kur ajo u zhduk nga sfera publike. Mundësi tjetër brenda familjes,  është vëllai tjetër i Kim Jong Un, Kim Jong Chol, por ai njihet më shumë si një fans i Eric Clapton dhe nuk është aq i përfshirë në politikë.

“Vazhdimësia e regjimit është thelbësore.“- tha Madden. Madden tha se është e rëndësishme të theksohet se megjithëse Koreja e Veriut mund të mos ketë një plan të suksesshëm, transparent e të përcaktuar mirë, për sa i përket vazhdimësisë së qeverisë, ata e kanë atë një zgjidhje.

“Dhe arsyeja që ata e kanë këtë mendim është sepse ata kanë armë bërthamore, ata duhet të komandojnë dhe kenë kontroll të vazhdueshëm mbi pasuritë e armëve bërthamore.”-  shtoi ai.

Çështja bërthamore

Siguria dhe pyetja se çfarë ndodh me armët bërthamore të Koresë së Veriut në rast të një lloj tranzicioni lidershipi, ka të ngjarë që është një temë që shqetëson zyrtarët në Uashington, Seul dhe Pekin. Shumica e vendeve synojnë të ndajnë atë që Vipin Narang, një profesor i shkencës politike në MIT dhe ekspert në çështjet dhe strategjinë e armëve bërthamore, e quajnë një “pozicion Goldilocks në armët e tyre bërthamore”.

Armët bërthamore të Koresë së Veriut janë një tjetër sekret i mbrojtur mirë brenda vendit. Dihet pak për sa Pyongyang ka, sa të besueshëm janë, nëse raketat dhe nëndetëset e tij mund t’i qëllonin me sukses, ose edhe sesi Kim mbikëqyr aparatet e tyre të kontrollit. Ekspertët e inteligjencës vlerësojnë se në Pyongyang ka dhjetëra armë lufte në sasinë e materialit radioaktiv të prodhuar në pajisjet e armëve bërthamore, por numri i saktë nuk është zbuluar kurrë.

“Ne nuk dimë shumë rreth situatës se si ata menaxhojnë armët e tyre bërthamore gjatë kësaj kohe.”-  tha Narang.

Megjithëse Koreja e Veriut është ende teknikisht në luftë me Jugun dhe Shtetet e Bashkuara, shumë prej armëve bërthamore të Pyongyang mund të jenë çmontuar dhe “ka ndoshta shumë pak sisteme të gatshme”, tregoi Narang.

Por Narang tha se ai nuk do të shqetësohej shumë për sigurinë e armëve bërthamore të Koresë së Veriut në rast se Kim vdes për shkaqe natyrale. Nga llogaritë e bëra deri më tani Kim nuk është një njeri me shëndet të plotë. Ai është një njeri mbipeshë, me nivel të lartë stresi dhe raportohet se ishte një pijanec i rëndë në takimet me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Pavarësisht faktit që ka disa probleme me shëndetin si shkak i mënyrës së jetesës nuk do të thotë që Kim është në prag të vdekjes. Por bëhet e dyshimtë kur problemet e shëndetit kombinohen me mungesën e tij.

Burimi:  CNN

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joshua berlinger kim jong un kore e veriut joshua berlinger kim jong un kore e veriut


Sondazh

Poll
Bota 21 Prill 2020, 14:02

AUSTRI – Mediat e huaja kanë raportuar se autoritetet austriake kanë konfirmuar lehtësimin e masave dhe rihapjen e vendit më parë se çdo vend tjetër i Ev...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës