LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA: Malli për familjen nuk të mbron nga infektimi me Corona, por maska e distanca

21 Gusht 2020, 09:47 Nga DOSJA
ANALIZA: Malli për familjen nuk të mbron nga infektimi me Corona, por

“Tre javë pushime të bukura familjare në Kosovë – në fund karantinë në Gjermani. „U kthyem nga Kosova më 2 gusht me makinë përmes Serbisë, Hungarisë, Sllovakisë Çekisë, dhe Dresdenit. As nuk e kemi ditur që kemi pasur virus, kur erdhëm bëmë testin dhe gruaja doli pozitivisht, po nuk ka pasur simptoma.” Nuk është e lehtë të gjesh të infektuar të kthyer nga Kosova në Gjermani që të flasin për përvojën e tyre këto javë. N. H.nga Dortmundi rrëfen në emër të gruas, por emrat nuk do t‘i shohë të plotë në media. Testet e tij dhe të fëmijëve kanë dalë negativ. Frika ose një lloj ndjesie turpi sundojnë shpesh tek të infektuarit.

Mjeku nga Kosova, Dr. Ilir Arifi, edhe ai i kthyer i infektuar nga Kosova bashkë me gruan, do ta bëjë publike sëmundjen. “Virusi është kthyer në tabu në Kosovë dhe kjo nuk ndihmon në menaxhimin e situatës”, thotë ai. “Një problem i madh i pandemisë, është që njerëzit nuk tregojnë, kur janë të infektuar, sepse kanë frikë nga stigmatizimi apo humbja e vendit të punës. Njoh edhe një rast të infektuari, që njerëzit nuk i flasin as sot”, thotë ai për Deutche Wellen.

Si familja e Ilir Arifit dhe gruaja e N.H. nga Dortmundi renditen tanimë tek numri jo i vogël i qytetarëve me origjinë nga Kosova që janë kthyer të infektuar nga pushimet në vendlindje. Instituti Robert Koch e renditi Kosovën të enjten (20.08)  të parën në listën e vendeve nga vijnë më shumë të kthyer të infektuar. Madje sipas Ministrisë së Shëndetësisë të landit Renani Veriore-Vestfali, 36,3% e të kthyerve të testuar pozitivisht me virusin Corona vijnë nga Kosova. Turqia renditet e dyta.

„Nuk e di ku e kemi marrë virusin, ndoshta edhe gjatë rrugës. Raste të infektuarish në familje nuk dinim.” N.H. përpiqet të kuptojë, se ku mund të jetë infektuar gruaja. Pastaj si rastësisht ai kujton se gruaja ka takuar familjen në Mitrovicë. Edhe mjeku Ilir Arifi kujton, se i ka kryer takimet familjare, sepse nuk ishte në Kosovë prej 10 muajsh, por nuk ka qenë në dasma. “Kam vizituar 56 vetë në Kosovë si mjek me profesion me kërkesë të tyre. Ndoshta e kam marrë aty virusin, ndoshta tek dikush në familje, që nuk e ka thënë, ose nuk e dinte.”

Takime familjare pa respektuar masat kundër Covid-19

Familja! Gëzimi i atyre që vizitojnë vendin në periudhën e pushimeve, e mezi presin të përqafojnë nënën apo të bëjnë vizitat familjare. As në kohë Corone ato nuk i ka ndaluar kush. A mund t’ia kërkosh dikujt që e viziton ndoshta një herë në vit Kosovën të mos shkojë tek dasma e motrës? Të mos shkojë për urim lindjeje? Apo në rast fatkeqësie të mos bëjë një vizitë ngushëllimi? Problemi është se me ҫdo vizitë ku grumbullohen më shumë vetë se familja e ngushtë rreziku i infektimit rritet.

Internisti dhe kardiologu që drejton një klinikë në Berlin, Dr. Fahri Beqa ka javë që këshillon në telefon apo trajton në klinikën e tij të kthyer nga Kosova me ose pa virus. Takimet apo festat familjare ai i sheh si arsye të fortë të përhapjes së infektimeve. Me ardhjen e njerzëve nga diaspora, filluan përshëndetjet tradicionale, pati grumbullime në Kosovë, pa u respektuar masat e distancës apo maska, thotë ai për Deutsche Wellen. “Përgjigja më e shpeshtë është se ata e kanë marrë virusin në takimet familjare, në vizitat, në grumbullimet që kanë pasur me rastin e festave. Shikoni një numër i njerëzve kanë mbajtur edhe dasma megjithëse në numër më të vogël, ka pasur raste të vdekjeve, ku ne e dimë traditën, njerëzit kanë shkuar tek njëri-tjetri për ngushëllim, kanë marrë pjesë në varrim.”

Të kthyerit nga Kosova rrëfejnë edhe për mosrespektim të masave të parandalimit në Kosovë. N.H. thotë se ka qenë i habitur me moskokëҫarjen që ka parë në Kosovë. „Distancën e ruajnë shumë pak vetë. Në kafeteri tavolinat nuk janë larg. Kujdesi ka qenë në nivel të ulët në Kosovë. Njerëzit nuk i respektojnë sugjerimet.” Kurse mjeku Ilir Arifi, thotë, se ka parë festa familjare, ku nuk janë respektuar aspak rregullat.

Personat me simptoma të lehta apo pa shenja me tendencë mohimi të virusit

Aktualisht Kosova ka një numër në rritje të infektimeve, të dhënat e javës së fundit shënojnë mbi 12.000 të infektuar dhe 441 viktima të virusit. Në dallim nga Gjermania, Kosova si një vend me popullsi të re ka edhe një numër të madh personash që e kanë kaluar lehtë ose pa simptoma sëmundjen. Pikërisht mes tyre Dr. Fahri Beqa, i cili ka qenë dy herë në Kosovë në dy muajt e fundit sheh një rrezik tjetër: përhapjen e iluzionit, se Covidi kalohet lehtë. “Problemi kryesor janë pikërisht këta persona asimptomatikë apo që kanë pasur simptoma të lehta dhe që e kanë menaxhuar në atë formë situatën që të thonë, se kjo sëmundje nuk është serioze, madje tek të rinjtë ka mohim komplet të sëmundjes.”

Por pavarësisht, nëse e beson apo jo virusin, kur kthehesh nga Kosova në Gjermani kjo nuk luan rol. Për Gjermaninë Kosova është zonë rreziku, dhe kush vjen me avion apo përmes rrugës tokësore, duhet të bëjë testin e Coronës e të qëndrojë në karantinë. Katrin Pinetzki nga zyra e shtypit të Dortmundit thotë për Deutsche Wellen, se kemi njohuri për ata që kthehen me avion për teste të detyruara të Coronës, pasi ata orientohen direkt tek testet. “Por edhe të tjerët janë të detyruar të futen në karantinë dhe të njoftojnë tek Zyra e Shëndetësisë. Këtu ligjvënësi shpreson tek përgjegjësia individuale dhe bashkëpunimi i vullentit të lirë në interes të përgjithshëm. Vetëm kështu mund të funksionojë, sepse kontrollet, nga shumë arsye janë të pamundura.”

Të infektuar të patestuar

Gjermania aktualisht i beson ndërgjegjes së çdo të kthyeri: Të bëjë testin dhe të respektojë karantinën. Sepse autoritetet shëndetësore thjesht nuk i kanë kapacitetet reale për të kontrolluar karantinën tek të kthyerit. Por mjeku Fahri Beqa di të flasë edhe për raste të tjera, veç atyre që nuk janë testuar në Kosovë për shkak të mungesës së testeve. “Ka nga ata që nuk kanë bërë diagnostifikim për shkak të frikës se janë pozitivë e duhet të futen në karantinë. Ata kanë mohuar edhe simptomat e sëmundjes dhe janë kthyer në këtë mënyrë në Gjermani dhe nuk janë lajmëruar tek institucionet. Ka pasur raste kur janë kthyer me simptoma në avion. Rol të madh luan edhe frika nga humbja e vendit të punës. Njoh raste, kur njerëzit janë testuar, vetëm kur gjendja është rënduar, dhe ka qenë e domosdoshme të njoftohen institucionet, e u është dashur të përfundojnë në spital një javë”, thotë kardiologu Fahri Beqa. Shpresa e kardiologut është se me kthimin në Gjermani shumë vetë i zbatojnë rregullat, kur shohin të tjerët t’i zbatojnë ato. Krahas kësaj ka edhe masa ndëshkimore.

N.H. që ndodhet në karantinë në Dortmund i tha Deutsche Welles, se ai nuk është kontrolluar, por familja e respekton karantinën. „E kemi me letër nga komuna deri më 21 gusht të qëndrojmë në karantinë. Faleminderit shokëve e miqve të familjes që po kujdesen për ne.” Edhe Ilir Arifi thotë, se është i sigurtë, se prej tij nuk është infektuar njeri. “As deri tek pragu i derës nuk kam dalë.” Por sa të infektuar tjerë e mbyllin një sy, kur e dinë se nuk kontrollohen e vazhdojnë të dalin e takohen me miq pa menduar për pasojat, këtë shifër nuk e di askush. Marrë nga Deutche Welle

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne ballkan koronavirusi ne ballkan


Sondazh

Poll
Bota 21 Gusht 2020, 07:45

FRANCË- Kancelarja gjermane, Anglea Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë zhvilluar së fundmi një takim në fortesën mesjetare,“Fort de Breg...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet