LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Rusia “nuk i ndahet” Kosovës

23 Shkurt 2022, 18:29 Nga DOSJA
Analiza e REL: Rusia “nuk i ndahet” Kosovës

SHBA- Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sean Murphy, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është i qëndrueshëm krahasimi që presidenti rus, Vladimir Putin, i bën aneksimit të rajoneve në Ukrainë me procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Të martën, më 22 shkurt, Putin bëri thirrje për njohjen ndërkombëtare të Gadishullit ukrainas të Krimesë si pjesë të Rusisë, duke e krahasuar atë me Kosovën. Rusia e ka aneksuar jashtëligjshëm Krimenë në vitin 2014, pas një referendumi që, sipas komunitetit ndërkombëtar, ka qenë i kurdisur.

“E kam thënë shumë herë këtë, por dua ta theksoj sërish: në çfarë mënyre kjo shprehje e vullnetit popullor [në Krime] ishte më e keqe se ajo që ndodhi në Kosovë? Në asnjë mënyrë”, tha Putin.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 – nëntë vjet pasi ndërhyrja e NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe i ka dhënë fund luftës gati dyvjeçare. Mbi 10 mijë njerëz janë vrarë në luftë dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të zhdukur. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka konstatuar në vitin 2010 se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Shtetësinë e Kosovës e kanë njohur deri më tash mbi 100 vende, përfshirë SHBA-në dhe shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian. Profesori Sean Murphy, i cili ka qenë njëri nga personat kryesorë të ekipit të Kosovës, që ka argumentuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë pranë GJND-së, thotë se situata e Kosovës nuk përkon me krahasimet që bën Putin, sepse krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë, sipas tij, janë të dokumentuara mirë.

“Situata që ka ndodhur në Kosovë, është krejtësisht ndryshe nga ajo që po ndodh tani në Ukrainën lindore. Së pari, faktet, mizoritë që ka kryer Qeveria serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, kanë qenë të mirëdokumentuara nga shumë organizata ndërkombëtare, ndërsa akuzat e Rusisë për abuzim nga Qeveria ukrainase janë krejtësisht të pabazuara”, thotë Murphy, duke iu referuar pretendimeve të zyrtarëve rusë se në lindje të Ukrainës, forcat qeveritare po bëjnë krime kundër separatistëve pro-rusë.

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Oksfordit, Dimitar Bechev, thotë për Radion Evropa e Lirë se Rusia është duke e përdorur Kosovën për të arsyetuar veprimet e saj që nga viti 2008, kur ka njohur pavarësinë e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë – Osetisë Jugore dhe Abkazisë.

Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka njohur edhe pavarësinë e dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave ruse atje. Bechev thotë se rasti i Kosovës dhe ai i aneksimit të Krimesë janë të pakrahasueshëm.

“Jo, nuk krahasohen në të vërtetë. Rusia e pushtoi Krimenë dhe organizoi një referendum që çoi në shkëputje dhe përfundimisht aneksim… Nuk ka pavarësi të Krimesë si shtet më vete. Kosova nuk kishte autonomi brenda Serbisë, ndryshe nga Krimea në Ukrainë”, thotë Bechev. Ai thotë se nuk beson se insistimi rus për të krahasuar situatën e Kosovës me aneksimin e Krimesë, mund të dëmtojë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Krahasimi” që bën Rusia prej vitesh

Rusia, një nga aleatet më të fuqishme të Serbisë në arenën ndërkombëtare, e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës. Pavarësisht vendimit të GJND-së, Rusia, në disa raste, e ka përdorur shpalljen e pavarësisë së Kosovës si “krahasim” me aneksimin e Krimesë. Një gjë të tillë, presidenti rus, Putin, e ka bërë menjëherë pas aneksimit të gadishullit ukrainas, në vitin 2014.

“Autoritetet e Krimesë iu referuan precedentit të njohur të Kosovës – precedent që kolegët tanë perëndimorë e krijuan me duart e tyre në një situatë shumë të ngjashme, kur ranë dakord që ndarja e njëanshme e Kosovës nga Serbia – pikërisht ajo që po bën Krimea tani – ishte legjitime dhe nuk kërkonte asnjë leje nga autoritetet qendrore të vendit [Serbia]”, ka thënë Putin më 18 mars, 2014. Atëbotë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se është e turpshme të bëhen krahasime midis Krimesë dhe Kosovës.

“Në Kosovë kemi pasur vite, gjatë të cilave komuniteti ndërkombëtar nuk ka pasur fuqi për të ndërhyrë, derisa [udhëheqësi serb asokohe] Sllobodan Millosheviq ka kryer spastrimin e tij etnik. NATO-ja, më pas, ka vendosur të veprojë e vetme, sepse Rusia vazhdimisht ka bllokuar çdo mandat të OKB-së për Serbinë”, ka thënë Merkel.

Në disa raste, edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për, siç ka thënë, standarde të dyfishta në raport me situatën e Krimesë. Në nëntor të vitit 2019, duke folur në Forumin e Paqes në Paris, Lavrov ka thënë se “vetëm kur diçka është në interes të Perëndimit, ai e konsideron të drejtën e njerëzve për vetëvendosje si të shenjtë”.

“Krahasojeni Kosovën dhe Krimenë: një referendum është mbajtur në Krime dhe në Kosovë nuk ka pasur referendum. Megjithatë, Kosova është njohur menjëherë si shtet i pavarur nga shumica e vendeve perëndimore”, ka thënë Lavrov.

Komuniteti ndërkombëtar e ka cilësuar aneksimin e Krimesë si cenim të sovranitetit të Ukrainës dhe ka sanksionuar Rusinë për këtë akt. Ngjashëm ka reaguar edhe pas njohjes së pavarësisë së Donjeckut dhe Luhanskut nga shteti rus.

A ekzistojnë raportet Kosovë – Rusi?

Rusia ka formalizuar praninë e saj diplomatike në Kosovë tre vjet para shpalljes së pavarësisë, në vitin 2005. Asokohe, për hapjen e Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë ka qëndruar ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov. Kosova, atëbotë, është administruar nga Administrata e Kombeve të Bashkuara dhe kryeadministrator ka qenë Soren Jessen-Petersen, i cili së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Bajram Kosumi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes. Pjesëmarrja e Kosumit në këtë aktivitet njihet si vizita e vetme e një zyrtari të Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë.

Vitin e kaluar, institucionet e Kosovës kanë shpallur persona “non-grata” apo të padëshirueshëm dy diplomatë rusë që kanë punuar në këtë zyrë. Ata janë detyruar të largohen nga Kosova. Sipas institucioneve të Kosovës, për ta ka pasur informacione se kanë “cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës”. Veprimtaria e Zyrës Ndërlidhëse Ruse është e shfaqur fare pak në publik. Ato që gjenden në internet për aktivitetet e saj, janë kryesisht fotografi të takimeve me zyrtarë të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dimitar bechev sean murphy vladimir putin dimitar bechev sean murphy vladimir putin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet