LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW për konferencën e klimës: Konflikti për financimin e projekteve

2 Nëntor 2021, 12:58 Nga DOSJA
Analiza e DW për konferencën e klimës: Konflikti për

GLASGOW- Është në fakt një projekt i arsyeshëm: Me ndihmën gjermane, në Ruandë po instalohen furra të ndryshme ekologjike. 90.000 prej tyre janë tashmë në funksion në fshatra, e plani është që të ndërtohen edhe 40.000 furra të reja në vit.

Furrat e reja kanë një efekt të dyfishtë pozitiv: Prerja she djegie masive e drunjve në rajon është reduktuar shumë. Njëkohësisht zvogëlohet ndjeshëm edhe ndotja e ajrit në kasolle.

Dhe: Rreth 270.000 ton gazra serë shmangen çdo vit. Furrat kushtojnë rreth 100 euro secila – paratë për to vijnë nga Gjermania. Paratë mblidhen nga organizata “Atmosfair” – për shembull, nga kompani dhe individë privatë që duan të kompensojnë emetimet e gazrave serë që i bëjnë vet përmes trafikut ajror

Fjala kyçe numri 6

Fjala kyçe për këtë është “Neni 6”. Pse? Kur filloi zbatimi i Marrëveshjes së Parisit për klimën në vitin 2015, të gjitha rreth 190 shtetet e Kombeve të Bashkuara u obliguan që të realizojnë qëllimet e tyre ndaj klimës. Fakti që të gjitha shtetet tani duhet të reduktojnë çlirimin e gazrave serë është parashikuar edhe me Marrëveshjen e Kiotos, e cila ishte në fuqi deri në vitin 2020. Kjo Marrëveshje parashikonte që vetëm 38 vendet më të pasura në botë të reduktonin gazrat e dëmshme. Me të drejtë, sepse vendet e industrializuara ishin dhe janë ato, të cilat mbajnë më së shumti përgjegjësi për ndryshimet e klimës. Projektet si ato në Ruandë lindën në përputhje me logjikën e Kiotos: Vendet e pasura japin para dhe financojnë projekte domethënëse në jugun e varfër. Në këmbim, ata kanë ndjenjën se po bëjnë diçka për përmirësimin e mëkateve të veta.

Por gjërat kanë ndryshuar me Marrëveshjen e Parisit. Tani të gjitha shtetet janë të obliguara të mbrojnë klimën, secili vend në mënyrën e vet. Me shumë eufori, në kryeqytetin francez u vendos që ngrohja globale të mos rritet më shumë se dy gradë, madje edhe më mirë do të ishte vetëm 1,5 gradë. Deri këtu mirë. Por çfarë nuk u vendos në Paris dhe nuk u rregullua më pas në takimet për klimën? Si dhe, mbi të gjitha, kujt do t’i besohen në të ardhmen projekte si ai i Ruandës? A do të paguhen paratë në llogaritë gjermane apo ruandeze? Kush mund të financojë cilat projekte në të ardhmen? Ky problem duhet të trajtohet në “Nenin 6”. Por problemi ende nuk është zgjidhur.

Atmosfair: Pa unitet do të ndërpriten edhe projektet

Nëse nuk ka një sqarim konkret për këto dilema në konferencën për klimën në Glasgow, e ardhmja do të jetë e zezë, mendon drejtori menaxhues i “Atmosfair”, Dietrich Brockhagen, në një deklaratë për DW-në. “Ne ndërtojmë impiante të reja për prodhimin e energjive të rinovueshme çdo ditë. Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për para dhe ne e marrim ato nga klientët tanë përmes kompensimit vullnetar të CO2. Prandaj, ne kemi nevojë për rezultate konkrete lidhur me Nenin 6 për të reduktuar CO2. Reduktimet mund t’i atribuohen Atmosfair. Ndryshe do të na duhej t’i jepnim fund këtyre projekteve të kompensimit”. Pra kreditimi duhet të bëhet edhe më tej nga Gjermania. Ruanda nuk ka kapacitetet për këtë.

Dhe pikërisht këtu qëndron thelbi i çështjes: Disa vende, si Brazili, duan të financojnë projekte të tilla në vendin e tyre në të ardhmen. Nëse nuk zhvillohen rregulla të qarta në Glasgow, ekziston rreziku i një “Sistemi të perëndimit të egër”, frikësohet David Ryfisch, ekspert i klimës për grupin gjerman të mjedisit Germanwatch, në një intervistë për DW. Prandaj Ryfisch kërkon transparencë mbi të gjitha: duhet të jenë ende të mundshme vetëm projekte që kanë një efekt shtesë klimatik në vendet e varfra.

Qëllimet dhe projektet nuk duhet të përzihen

Vendet e varfra shpesh kanë synime shumë të thjeshta klimatike, si për shembull, zgjerimi i energjive të rinovueshme. Një projekt si ai në Ruandë do të përfaqësonte një arritje shtesë atje. Ryfisch është i bindur se “Neni 6 mund të luajë patjetër një rol pozitiv në mbrojtjen e klimës, nëse kjo do të thotë se teknologjitë futen në vendet në zhvillim që përndryshe nuk janë ende gati për konkurrencë”.

Një vend i pasur si Gjermania do të kishte mundësi të bënte më shumë për klimën. Por mbetet kontestuese nëse të gjitha shtetet janë dakord me këtë. Shumë vende duan të heshtin përgjegjësinë e tyre për dëmtimin e klimës. “Ne në Germanwatch jemi shumë të shqetësuar me faktin se gjërat nuk po formulohen saktësisht në marrëveshje.” Në Marrëveshjen e Parisit thuhet se të gjitha shtetet duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e klimës, përmes objektivave të tyre të reduktimit. Por nuk parashikohen edhe masat konkrete në këtë drejtim.

Greenpeace: Nuk kemi nevojë për një treg global

Kjo është arsyeja pse ekspertja e klimës nga Greenpeace Gjermani, Lisa Göldner, mendon se Neni 6 nuk mund të zgjidhë problemet nëse nuk formulohet si duhet. Göldner thotë për DW se bashkëpunimi ndërkombëtar është tepër i rëndësishëm për të arritur objektivin për ngrohjen prej jo më shumë se 1,5 gradë Celcius.

Shtetet duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer krizën klimatike. Vendet e pasura duhet të mbështesin ato më të varfrat me ndihma financiare për klimën. Ka nevojë edhe për një shkëmbim teknologjish dhe të njohurive. Vetëm në këtë mënyrë mund të ketë sukses dalja e shpejtë nga përdorimi i qymyrit, naftës dhe gazit dhe riorientimi drejt energjisë më miqësore ndaj klimës. Por ne megjithatë nuk kemi nevojë për një treg global të karbonit.”

Rregullat në Nenin 6 u shpikën për të mbështetur jugun e varfër me para shtesë nga veriu, e jo për të kompensuar objektivat përkatëse klimatike që secili vend duhet të përmbushë vetë, analizon Göldner. “Kompensimet nuk do të thonë asgjë tjetër veçse që ndotësit e mëdhenj të paguajnë që dikush tjetër të reduktojë gazrat që lirohen në ajër. Ndërkohë që ata vazhdojnë me ndotjen, ndaj kjo është vetëm hipokrizi.”

Eksperti i klimës së Germanwatch, David Ryfisch ende shpreson se do të arrihet një marrëveshje në Glasgow për çështjen e vështirë të kreditimit të projekteve. Vitet e fundit, debati rreth Nenit 6 të Marrëveshjes së Parisit ka vuajtur nga fakti se ishte bërë shumë pak punë përgatitore për një zgjidhje koherente në prag të takimit vjetor të klimës. Por kjo është tani ndryshe nën presidencën britanike të konferencës për klimën në Glasgow. Nëse Ryfisch ka të drejtë, mbetet për t’u parë më 12 nëntor, kur konferenca e klimës në Glasgow të përfundojë me një marrëveshje të re. Apo me dështimin e saj./DW/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota angela merkel cop26 ne glasgow ndryshimet klimatike ne bote angela merkel cop26 ne glasgow ndryshimet klimatike ne bote

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale