LIVE UPDATES
Aktualitet

ANALIZA: Deri ku mund të godasë Irani?

8 Janar 2020, 18:13 Nga DOSJA
ANALIZA: Deri ku mund të godasë Irani?

Ishte sulmi më i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj SHBA që nga marrja e Ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979. Bombardimi me raketa balistike i bazave ajrore ku strehohen forcat amerikane në Irak,  shënoi jo vetëm hapin e parë të hakmarrjes për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani, por edhe hapjen e një faqeje të re mes Iranit dhe SHBA-së, e cila nuk ofron më rrugë të mesme mes paqes dhe luftës.

Dhjetëra raketat e lëshuara nga Irani, të cilat goditën dy baza ajrore në Irbil dhe Al Asad, në perëndim të Bagdadit, duket se kanë alarmuar Shtëpinë e Bardhë dhe presidentin Donald Trump, i cili pritet të dalë në një konferencë emergjentë në orët e para të mëngjesit, sipas orës lokale në SHBA. Nuk janë të paktë ata që druhen se Trump mund të lajmërojë një sulm ushtarak ndaj Iranit. “Gjithçka është mirë! Irani hodhi raketa në dy baza ushtarake në Irak. Është duke u bërë vlerësimi për viktimat dhe dëmet. Deri tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes”, shkruan Trump në Tëitter.

Baza ajrore e Al Asad – e vendosur në provincën Anbar të Irakut perëndimor  u godit nga të paktën gjashtë raketa, ndërsa ajo në Irbil me shtatë. Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Khamenei tha se sulmi ishte “një shuplakë në fytyrë” për SHBA-në.

“Kur bëhet fjalë për konfrontim, veprimi ushtarak i këtij lloji nuk është i mjaftueshëm. Ajo që është e rëndësishme është që prania e korruptuar e Shteteve të Bashkuara duhet të marrë fund,” tha ai. Por Irani  nuk u mjaftua me kaq, duke paralajmëruar se hakmarrja e tij nuk do të kursente as “aleatët e SHBA-së”.

Rojet Revolucionare të Iranit thanë se sulmi ishte në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e Soleimanit në një sulm me raketa jashtë aeroportit të Bagdadit me urdhër të Presidentit Trump. Irani kërcënoi me sulme të gjithë miqtë e Amerikës që sipas tij, janë treguar agresive ndaj Teheranit.

“Ne po paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i dhanë bazat e tyre ushtrisë terroriste, se çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të jetë në shënjestër,” thuhet në një deklaratë.

Shefi i shtabit të ushtrisë së rregullt të Iranit, gjeneral maji Mohammad Baqeri, tha se sulmi me raketa tregoi vetëm një “pjesë të vogël” të aftësive të forcave të armatosura iraniane.

Redaktori i BBC në Lindjen e Mesme, Jeremy Bowen thotë se Irani dëshiron të tregojë se mund të hakmerret për vrasjen e Soleimani, duke i dhënë SHBA-ve një mesazh se çfarë mund të ndodhë nëse situata përshkallëzohet.

Sipas Bowem, duke pasur parasysh rëndësinë e gjeneralit Soleimani dhe zemërimin që ngjalli vrasja e tij, sulmi ushtarak i Iranit kundër bazave amerikane në Irak ishte një përgjigje modeste.

“Sulmi ishte planifikuar në kohën e duhur për të shkaktuar sa më pak viktima të jetë e mundur”, thotë ai.

Çfarë thotë Iraku?

Edhe pse përplasjet kanë ndodhur në “tokën irakiane”, deri më tani vetë Bagdadi po mundohet të mbajë një pozicion asnjanës. Irani mbështet një shumëllojshmëri të grupeve të milicisë shiitë në Irakun fqinj. Iraku tani e gjen veten në një pozitë të vështirë si një aleat i Iranit dhe i SHBA. Mijëra trupa amerikane gjenden në Iran për të ndihmuar në luftën më të gjerë kundër grupit të Sunit Islam, por qeveria e Irakut këmbëngul se SHBA ka vepruar përtej kushteve të kësaj marrëveshje.

Kryeministri Adel Abdul Mahdi e etiketoi sulmin me raketa që vrau Soleimanin si një “shkelje të pacipë të sovranitetit të Irakut dhe një sulm të ashpër mbi dinjitetin e kombit”.

Vrasja Soleimani ka alarmuar të gjithë Lindjen e Mesme. Por a ishin sulme me raketa kundër bazave amerikane që formuan preludin e kësaj krize? SHBA ka rreth 5000 trupa në Irak, por Trump e ka bërë të qartë se nuk po planifikon tërheqjen e tyre. Sulmi me raketa ndaj bazave amerikane duket se ka ardhur mëngjesin e sotëm si në këmbanë alarmi për mbarë botën. Për një sërë ekspertësh, Irani e kaloi cakun, ndërsa për të tjerë ky cak u kalua që me vrasjen e gjeneralit  të lartë. Për Bowen, ky sulm ishte ndër të tjera edhe një sinjal se ushtria iraniane është e përgatitur për ti bërë ballë përplasjeve ushtarake.

Por sa e fuqishme është realisht ushtria iraniane?

Ushtria amerikane ka rreth 523,000 ushtarë aktivë, 350,000 prej të cilëve janë pjesë e ushtrisë së rregullt, dhe të paktën 150,000 janë pjesë e Rojeve Revolucionare Islamike (IRGC).

Po ashtu 20,000 persona janë pjesë e forcave detare të IRGC. Ky grup operon me anije të armatosura në ngushticën e Hormuzit. IRGC kontrollon gjithashtu njësinë e Basij, një forcë vullnetare që ka ndihmuar në shtypjen e mosmarrëveshjeve të brendshme. Kjo njësi mund të mobilizojë qindra mijëra anëtarë. Po ashtu Rojet Revolucionare kanë forcat e veta detare dhe ajrore dhe mbikëqyr armët strategjike të Iranit

IRGC u krijua 40 vjet më parë për të mbrojtur sistemin islamik në Iran dhe është bërë një forcë e madhe ushtarake, politike dhe ekonomike në vete. Pavarësisht se ka më pak trupa sesa ushtria e rregullt, ajo konsiderohet forca ushtarake më autoritare në Iran.

Një element tjetër i rëndësishëm i ushtrisë iraniane janë Forcat Quds, të cilat drejtoheshin nga gjenerali Soleimani dhe kryenin operacione sekrete jashtë vendit dhe raportonin drejtpërdrejt tek Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. Ajo besohet të ketë 5,000 anëtarë dhe udhëhiqte edhe celulën terroriste të zbuluar pak muaj më parë në Shqipëri.

SHBA thotë se forca Quds ka një rol më të gjerë duke siguruar fonde, trajnime, armë dhe pajisje për organizatat që Uashingtoni i ka cilësuar si grupe terroriste në Lindjen e Mesme. Ato përfshijnë lëvizjen Hezbollah të Libanit dhe Xhihadin Islamik Palestinez.

Nga i merr Irani armët?

Problemet ekonomike dhe sanksionet kanë zvogëluar importin e armëve nga Irani, të cilat janë relativisht të vogla në krahasim me ato të vendeve të tjera të rajonit.

Vlera e importeve të mbrojtjes së Iranit midis viteve 2009 dhe 2018 ishte ekuivalente me vetëm 3.5% të importeve të Arabisë Saudite gjatë së njëjtës periudhë, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm. Por problemi qëndron se shumica e importeve të armëve vijnë nga Rusia, dhe pjesa tjetër nga Kina, dy armiqtë më të mëdhenj të SHBA-së në rang global. Nëse SHBA sulmon Iranit, ka të ngjarë të përballet me një reagim të ashpër nga të dyja këto vende.

A ka Irani raketa?

Po. Aftësitë raketore të Iranit janë një pjesë kryesore e aftësisë së saj ushtarake, duke pasur parasysh mungesën e kapaciteteve ajrore në krahasim me rivalët si Izraeli dhe Arabia Saudite.

Një raport i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA përshkruan forcat raketore të vendit si më të mëdhatë në Lindjen e Mesme, që përmbajnë kryesisht raketa me rreze të shkurtër dhe me rreze të mesme. Ai gjithashtu thotë se Irani po teston teknologjinë hapësinore për ta lejuar atë të zhvillojë raketa ndër-kontinentale, të cilat mund të godasin shumë më tej.

A ka Irani armë bërthamore?

Irani aktualisht nuk ka një program të armëve bërthamore dhe ka thënë më parë se nuk dëshiron një të tillë. Por ka shumë elementë që kërkohen për të krijuar një aftësi bërthamore ushtarake.

Në vitin 2015, qeveria amerikane nën Presidentin Obama vlerësoi se Iranit i duheshin vetëm dy deri në tre muaj për të prodhuar materiale të mjaftueshme për të bërë gati një armë bërthamore.

Marrëveshja bërthamore e arritur atë vit midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore, nga e cila Presidenti Trump u tërhoq në vitin 2018, vendoste kontrolle ndërkombëtare për aktivitetet bërthamore të Iranit.

Ajo synonte ta bënte më të vështirë për Iranin të prodhonte raketa me kapacitete bërthamore.

Pas vrasjes së gjeneralit Soleimani nga forcat amerikane, Irani ka thënë se nuk do të respektojë më kufizimet që vendoste marrëveshja bërthamore.

Marrë nga Gazeta Tema. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet konflikti shba iran konflikti shba iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet