LIVE UPDATES
Bota

Ana e errët: Kush është Sheikh-u ultra i pasur i Dubait dhe ç’ndodh me gratë në familjen e tij?

22 Shkurt 2021, 15:39 Nga DOSJA
Ana e errët: Kush është Sheikh-u ultra i pasur i Dubait dhe

Princesha Latifa, vajza e Mohammed bin Rashid el Maktoum, sundimtarit të Dubait dhe nënkryetarit të Emirateve të Bashkuara Arabe, akuzoi babanë e saj në një video të regjistruar në fshehtësi se e mbante atë robëruar që nga viti 2018.

Ajo dyshohet se u kap në momentin kur u përpoq të largohej nga Dubai dhe për shkak të asaj video, thirrjet u dërguan në Kombet e Bashkuara për të hetuar çështjen.

Babai i saj, një sheikh 71-vjeçar, është një nga krerët shtetërorë më të pasur në planet; ai arriti të bënte një qytet të madh dhe të suksesshëm si Dubai dhe pasuria e tij vlerësohet në disa miliardë dollarë.

Në Lindjen e Mesme, sheikh-u është ndoshta më i njohur për mbikëqyrjen e transformimit të të gjithë Dubait në një nga destinacionet më prestigjioze të biznesit si dhe atij turistik. Në pjesën tjetër të botës, njerëzit e njohin atë për dashurinë e tij ndaj garave me kuaj dhe, prej këtij pasioni, si pronarin e hambarit “Godolphin”.

Por nga ana tjetër, ky njeri shpesh është në qendër të shumë problemeve familjare. Falë një video sekrete të vajzës së tij që doli në publik disa ditë më parë, ai tani njihet dhe për diktimin e rregullave të rrepta, duke bërë që Emiratet e tij të akuzohen për intolerancë dhe padrejtësi ndaj grave.

Mohammed bin Rashid al Maktoum lindi në 1949 në Shindagh. Ai është i treti nga katër djemtë e Sheikh Rashid al-Maktoum, i cili ka sunduar Dubain për 32 vjet që nga viti 1958. Ai u arsimua në Angli, dhe pasi u kthye në Dubai në 1968, mori pjesë në një takim me sundimtarin e atëhershëm të Abu Dhabit, Sheikh Zayed Al Nahyan. Prej tyre rrodhi një bashkim i dakorduar që më vonë çoi në krijimin e një federate të emirateve.

Pasi Emiratet e Bashkuara Arabe fituan pavarësinë nga Britania e Madhe në 1971, Sheikh Mohammed u bë ministër i Mbrojtjes, një pozitë që e mban edhe sot, shkruan BBC.

Ai shpejt u përfshi në planin e babait të tij për të rimbushur rezervat e naftës në Dubai, duke forcuar ekonominë dhe duke e bërë atë një qendër tregtare dhe financiare ndërkombëtare, si dhe një destinacion turistik.

Sot, më shumë se 95 përqind e prodhimit të brendshëm bruto të Emirateve nuk bazohet në naftë, ndërkohë që turizmi kontribuon me 20 përqind.

Ndërsa popullsia e Dubait është rritur nga rreth 40,000 në vitet 1960 në 3,3 milion, duke përfshirë gati 3.1 milion të huaj.

Sheikh Rashid ndërroi jetë në 1990 pas një sëmundje të gjatë dhe u pasua nga vëllai i madh i Mohammedit, Maktoum. Pesë vjet më vonë, Sheikh Maktoum emëroi Mohammedin si Princin e Dubait dhe ia transferoi pjesën më të madhe të pushtetit të tij.

Pas vdekjes së papritur të Maktoumit në moshën 62 vjeç gjatë vizitës së tij në Australi, Sheikh Mohammed u bë sundimtari i Dubait në 2006 dhe nënkryetar e kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe. Nën sundimin e tij qyteti vazhdoi të lulëzonte.

Tashmë në vitin 2008, Emiratet ofruan ndërtesën më të lartë në botë – BurjKhalifa. Megjithatë, plane të tilla ambicioze mbështeteshin në huazimin e miliarda dollarëve.

Kriza financiare globale çoi në rënien e tregut të pasurive të patundshme në Dubai dhe në vitin 2009, ndërmarrjet shtetërore nuk arritën të shlyenin borxhet e tyre. Po ai i dha hua qeverisë së Dubait paratë e nevojshme për të vijuar dinamikën e zhvillimit. Bumi i ndërtimit në Dubai u mbështet gjithashtu te punëtorët migrantë me pagë të ulët, shumë prej të cilëve u ankuan se kishin pësuar shfrytëzim, shkruan BBC.

Sheikh Mohammed u bë i famshëm për lidhjet e tij me garat me kuaj, dhe mu prej tij këto gara janë bërë industri globale.

Ai prezantoi “ekipin garues” më të madh – “Godolphin”, i cili ka selinë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Angli, Irlandë, Australi, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara, dhe që nga viti 1992, kjo skuadër ka fituar mbi 6,000 gara në të gjithë botën.

Një sërë pronash luksoze

Miliarderi nga Dubai, një nga krerët më të pasur të shtetit në botë, ka gjithashtu një portofol të pasur të pasurive të patundshme, disa prej të cilave ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Daily Mail, ai është një aleat i ngushtë britanik dhe mik i Mbretëreshës Elizabeth II dhe ka prona dhe vila të shumta në atë vend, gjë që dëshmon vetëm për lidhjet e tij të thella me ishullin e madh europian.

Përveç kësaj, në disa site, të tilla si bornrich.com, mund të gjeni informacione se ky sheikh zotëron gjithashtu një nga apartamentet më të shtrenjta në Monako dhe një kurs golfi në Skoci. Ai gjithashtu zotëron një megajacht në Dubai, një nga më të mëdhenjtë në botë, vetëm dy metra më i shkurtër se “Gigaacht” i Roman Abramovich.

Skandale familjare

Ai e ndan dashurinë e tij për kuajt me gruan e tij të gjashtë, Princeshën Hayya bin al-Hussein, vajzën e mbretit të ndjerë jordanez Hussein dhe gjysmëmotrën e mbretit Abdullah II. Çifti u martua në 2004 dhe ka dy fëmijë.

Megjithëse Princesha Hayya u përpoq të krijonte një imazh të një familjeje idilike në intervista, çarjet filluan të shfaqeshin në 2018 kur Princesha Latifa, vajza e Sheikh-ut me një grua tjetër, u përpoq të largohej nga Emiratet e Bashkuara Arabe me ndihmën e një ish-spiuni francez dhe një instruktori finlandez fitnesi.

Anija ku ishin ata u përgjua në det në brigjet e Indisë dhe Latifa u kthye në Dubai. Në një video të regjistruar më parë, ajo deklaroi se pretendohej se ishte ndaluar për më shumë se tre vjet dhe se ishte abuzuar fizikisht pas një arratisje të mëparshme të pasuksesshme në 2002.

Princesha Hayya-s, ndërkohë, u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar me fëmijët e saj dhe para Gjykatës së Lartë në Londër në 2019, ajo kërkoi kujdestarinë e fëmijëve, ndërsa Sheikhu kërkoi kthimin e fëmijëve në Dubai. Tetë muaj më vonë, gjykata njoftoi një seri faktesh që Sheikh Mohammed me të vërtetë kishte urdhëruar dhe orkestruar kthimin me dhunë të Latifa-s në 2002 dhe 2018, si dhe rrëmbimin e paligjshëm të motrës së saj më të madhe, Princeshës Shamsa, në 2000.

Gjykata deklaroi se Sheikh Mohammed “vazhdon të mbajë një regjim në të cilin të dy gratë e reja janë privuar nga liria”. Gjithashtu thuhet se Hayya, e cila kishte një lidhje me një truprojë, tani jeton e frikësuar për jetën e saj pas kërcënimeve të shumta si në Londër ashtu edhe në Dubai.

Sheikh Mohammed hodhi poshtë të gjitha pretendimet dhe kërkoi që detajet e procedimeve të mbeten jashtë domenit publik, por në këtë pikë nuk pati sukses.

Marrë nga Tesheshi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dubai mohammed bin rashid el maktoum dubai mohammed bin rashid el maktoum

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës