LIVE UPDATES
Ekonomi

Abuzimi me 15-vjeçaren në Babrru, FLET psikologia: Vajza u çlirua pas denoncimit, tani është më e qetë

5 Qershor 2020, 13:24 Nga DOSJA
Abuzimi me 15-vjeçaren në Babrru, FLET psikologia: Vajza u

TIRANË- Ngjarja e rëndë e ndodhur në Babrru, ku një vajzë 15-vjeçare u abuzua seksualisht me dhunë nga një burrë 65-vjeçar dhe 3 persona të tjerë të moshës, 20, 16 dhe 15 vjeç ka tronditur opinionin publik.

Për të diskutuar për këtë çështje e ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Alma Tandilli. Ajo u shpreh se gjendja emocionale e vajzës është më e qetë. Por pas publikimit dhe intervistës që vëllai dhe babai i saj dhanë në media, 15-vjeçarja është prekur më shumë emocionalisht.

Tandilli thekson se është shumë e rëndësishme që të ruhet anonimati sepse cënon më vonë zhvillimin e fëmijëve. Prandaj sipas saj, mënyra e të shprehurit dhe mënyra e qasjes, terminologjia duhet të jetë shumë profesionale, duke ruajtur etikën.

Mirela Milori: Si është gjendja e 15-vjeçares sot që flasim?

Alma Tandilli: Gjendja e 15-vjeçares në momentin që ne flasim është më e qetë se ditët e para. Vajza ka shprehur se ndihet më e çliruar që në momentin që ka bërë denoncimin sepse ka patur një ankth dhe një frikë, padiskutim që e mbante prej kohësh. Ne kemi dalë në një deklaratë për median sepse pas publikimit të vendbanimit, të gjitha ato që janë thënë, është cënuar jeta private e të miturës dhe e cila ka rënduar jashtëzakonisht shumë gjendjen emocionale dhe psikologjike të saj, pas daljes edhe të vëllait në një intervistë për një media në Shqipëri. Ne normalisht kemi reaguar sepse është detyra jonë ligjore që të kemi shumë kujdes, absolutisht që median e kemi falenderuar për përcjelljen e mesazheve. Pas publikimit dhe intervistës që bëri vëllai apo dhe babai, e mitura padiskutim ka qenë shumë herë më e prekur emocionalisht. Duhet të themi diçka, nëse fëmijët e tjerë kanë le të themi të njëjtat situata, vërtet ata ngurohen të shkojnë të bëjnë denoncimin, për shkak të mediatizimit dhe frikës që ka familja për të dalë në një intervistë ekskluzive sepse duhet të ruhet shumë anonimati. Sepse kjo gjë cënon më vonë zhvillimin e mëvonshëm të fëmijës.

Mirela Milori: Unë e kuptoj, por dhe media është në një dilemë, po mos t’i themi i mbulojmë, duke i nxjerrë ashtu si janë gjërat ndihmojmë, në sensin që tregojmë një fytyrë të vërtetë, se ne jemi një shoqëri që i mbulojmë gjërat. Në momentin që ne nxjerrim një të vërtetë ashtu siç është, mund të jetë shumë e hidhur por është. Njerëzit tronditen dhe thonë prit, ky njeriu duhet të dënohet për atë që ka bërë. Ndaj dhe ne jemi në dilemën që ndonjëherë themi më mirë të shkojmë dhe të shkelet etika, por e vërteta të dalë ashtu siç është. Kush e gjen ekulibrin midis të dyjave tani?

Alma Tandilli: Unë nuk të heq asnjë presje në atë çfarë ke thënë ti dhe çfarë po thua, por unë di të them diçka. Në emër të fëmijëve dhe në emër të Agjencisë Shtetërore Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës duhet të jemi absolutisht shumë realistë dhe duhet të jemi konçiz. Unë kam shumë besim se media ka profesionistë sot dhe nuk po them absolutisht që ne mos ta nxjerrim lajmin, por mënyrën e të shprehurit dhe mënyra e qasjes dhe terminologjia duhet të jetë shumë profesionale. Duhet ruajtur etika.

Marrë nga tvklan.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale alma tandilli shantazh me video intime alma tandilli shantazh me video intime

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës