LIVE UPDATES
Sport

Alimehmeti në krye të SHRF “Tirana”, FSHF:Politikës i intereson përçarja,jo futbolli

24 Janar 2022, 17:04 Nga DOSJA
Alimehmeti në krye të SHRF “Tirana”, FSHF:Politikës i

TIRANË – Federata Shqiptare e Futbollit reagoi pas zgjedhjes së Krenar Alimehmetit si kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Futbollit “Tirana”. Në një njoftim zyrtar, FSHF raporton se në mbledhjen e zhvilluar në ambjentet e “Air Albania” morën pjesë 65 delegatë nga që përfaqësuen 41 anëtarë të kësaj shoqate.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte dhe zv/presidenti i FSHF Lutfi Nuri. Ai shënjestroi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke thënë se politikës i intereson përçarja dhe jo futbolli. Gjithashtu, nr.2 i FSHF-së falenderoi kryeministrin Edi Rama ndërtimin e stadiumit “Air Albania” duke shtuar se nëse do të ishte dikur tjetër në vend të tij, në këtë hapësirë do të ishin sot pallate. Nuri tha në fund se pas zgjedhjeve në futbollin shqiptar, politika duhet të vazhdojë në drejtimin ndërsa, FSHF dhe institucionet e tjera të futbollit do të çojnë përpara këtë sport në Shqipëri.

Lidhur me procesin zgjedhor për kryetarin e ri të SHRF “Tirana”, u paraqitën dy kandidatura: Krenar Alimehmeti dhe Eduard Prodani. I pari fitoi me 44 vota, ndërsa ish-sekretari i FSHF mori vetëm 2 vota. 18 delegatë u larguan përpara se të niste asambleja.

Gjithashtu, u zgjodhën dhe 5 anëtarët e rinj të Asamblesë së Përgjithshme në FSHF nga radhët e SHRF “Tirana”. Ata janë: Fatjon Muhameti, Arbër Laçi, Marko Pelinxhi, Ervin Canollari dhe Florian Mema.

NJOFTIMI I FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit, informon opinionin publik se sot konform të gjitha normave statutore të këtij forumi, janë zhvilluar punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Në këtë mbledhje të zhvilluar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit morën pjesë 65 delegatë, të cilët përfaqësuan 41 anëtarët e kësaj shoqate.

Pas verifikimit të mandateve të delegatëve sipas statutit u mbajt raporti i veprimtarisë së shoqatës nga kryetari i deritanishëm Sulejman Mema dhe u përshëndetën punimet nga Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuriu, i cili falënderoi anëtarët e SHRF Tiranë për kontributin e tyre në futbollin shqiptar. Ai i uroi të pranishmëve sa më shumë suksese në të ardhmen duke garantuar mbështetjen e FSHF.

“Kjo godinë është tregues i arritjeve tona të përbashkëta dhe simbol i bashkimit të komunitetit të futbollit nën një çati dhe gjej rastin të falënderoj Kryeministrin Edi Rama për këtë dhuratë se po të ishte për ndonjë tjetër këtu do ishin bërë pallate. Dëshiroj t’ju uroj për këtë mbledhje, e cila tregon fuqinë e futbollit amator në Tiranë dhe dua t’ju garantoj mbështetjen e FSHF-së për zhvillimin e këtij futbolli në vitet që vijnë. Pa dashur të zgjatem, kam një ftesë të sinqertë që sot të merrni vendime të drejta të cilat do t’i shërbejnë vetëm futbollit dhe askujt tjetër. Dua t’ju them të jeni të guximshëm dhe të vendosni vete për veten tuaj pa u ndikuar nga njeri e aq më pak nga politika. Politikës nuk i intereson futbolli. Politikës i intereson vetëm përçarja. Pasi të mbarojnë zgjedhjet politika vazhdon punën e vet dhe neve na mbetet vetëm njëri-tjetri për ta çuar përpara futbollin”, – tha Nuriu.“Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit ju them mirë se keni ardhur në Shtëpinë e Futbollit. Kjo është shtëpia juaj, shtëpia e të gjithë njerëzve që jetojnë me futboll.

Më tej, punimet vazhduan sipas rendit të ditës, ku si pikë kryesore ishte zgjedhja e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë me dy kandidatët e propozuar Krenar Alimehmeti dhe Eduard Prodani. Pas verifikimit të anëtarëve, u vijua me procesin e votimit, ku në përfundim kryetar i kësaj shoqate u zgjodh Krenar Alimehmeti, i cili mori 44 vota. Kandidati tjetër Eduard Prodani mori 2 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. 18 delegatë u larguan pas fillimit të Asamblesë.

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë në këtë mbledhje vendosi të trajtojë propozimin e disa anëtarëve për zgjedhjen e përfaqësuesve të SHRF Tiranë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Në sekretarinë e Asamblesë ishin paraqitur 6 kandidatura për 5 vende vakante. Në përfundimit të votimit delegatë të SHRF Tiranë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-s- u zgjodhën Fatjon Muhameti, Arbër Laçi, Marko Pelinxhi, Ervin Canollari dhe Florian Mema.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u mbajt raporti financiar i veprimtarisë së shoqatës.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është zotuar për të penguar zgjedhjen e Armand Dukës për herë të gjashtë në krye të FSHF. Ai ka angazhuar një grup avokatësh për të paditur Dukën për korrupsion dhe pastrim parash gjatë 20 viteve në krye të FSHF. Kjo dosje pretendohet se do t’i dërgohet të gjitha organeve ligjzbatuese shqiptare dhe të huaja: SPAK, Prokuroria e Tiranës, FBI, etj.

Ndërsa sot, FSHF publikoi një audio të mbledhjes së djeshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit “Tirana”, në të cilën mori pjesë dhe Erion Veliaj. Me një gjuhë fyese dhe fjalor banal, ai kërkonte nga anëtarët e kësaj shoqate që të pengohet zgjedhja e Armand Dukës në krye të FSHF. Vetë Veliaj e konsideroi këtë mbledhje si “bisedë çunash”.

Për këtë situatë, u shprehën dhe presidenti Ilir Meta duke dënuar ndërhyrjen e politikës në futbollin shqiptar. Kritikave iu bashkuan edhe Partia Demokratike me ish-kryeministrin Sali Berisha.

LEXO DHE KËTË:

Mbyllen zgjedhjet! Zgjidhet Krenar Alimehmeti me 44 vota pro

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport armand duka erion veliaj fshf krenar alimehmeti armand duka erion veliaj fshf krenar alimehmeti

Sondazh

Poll

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët

Paketa e Maleve/ Bardhi nxjerr videon: As Diella nuk e beson, e-Albania rrëzon propagandën e Ramës

Elektriçisti humbi jetën nga goditja elektrike, banorët e zonës: Punonte dhe në ditët e pushimit

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

"Pushteti nuk është pronë e jotja"/ Protestuesi: Edi Rama, Shqipëria nuk është pronë personale

“Nuk ia vlen të lexohet"/ Protestuesi gris dokumentin: Përgjigjen ua japim të hënën

Qytetari: Duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar

“Ky ka besën e gjarprit"/ Protestuesi: SPAK nis hetimin e Zvërnecit!

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

Qytetarja nga Durrësi: Rama të largohet sa më parë, bashkë me ministrat

Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin

Aktivisti Edison Lika: Kemi parë si tërhiqen njerëzit zvarrë nga shtëpitë

I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare

Bie zjarr në Malin e Çipinit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë:Ju erdhi fundi

Protesta zhvendoset në Mynih, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo

Berisha: Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë kanë përgjegjësi të madhe për heshtjen e tyre

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një PD të ripërtërirë

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha:Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit, ne do ndërmarrim tre hapa për rimëkëmbjen