Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Albin Kurti: Ndaj BE-së mund të jemi kritikë, por Evropa është kontinenti ynë
21 Tetor 2021, 21:19Nga DOSJA
KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtorin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadorin Tomáš Szunyog.
Duke e falënderuar për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së me projekte të ndryshme, kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë e rritjes dhe fuqizimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian: Me qeverinë tonë të re, me rezultatet e arritura në këta muaj, ne tashmë kemi hyrë në një fazë të re të reformave të cilat do të përshpejtojnë integrimin e Kosovës në BE.
Në fushën e zbatimit të rekomandimeve të BE-së, ai veçoi nisjen e një sërë reformash që ishin pjesë e rekomandimeve të Bashkimit Evropian për shumë vite por që nuk ishin zbatuar. Ai u zotua për të forcuar angazhimin, prezencën dhe bashkëpunimin në BE dhe me BE-në: Ndaj BE-së mund të jemi kritik, por Evropa është kontinenti ynë kurse BE fati ynë.
Kryeministri vuri theksin në përshpejtimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe mundësitë për t’u angazhuar bashkërisht në projekte të efiçiencës së energjisë, rritjes së cilësisë së edukimit dhe krijimit të vendeve të punës.
U bisedua edhe për liberalizmin e vizave. Kryeministri theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe tashmë kaluan tre vite kur Komisioni Evropian ka rekomanduar për herë të dytë liberalizimin e vizave. Duke biseduar për zhvillimet aktuale, zgjedhjet komunale të 17 tetorit u vlerësuan për organizimin e mirë, transparencën e plotë dhe garën demokratike.
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës do të ankohet në Gjykatën Supreme në lidhje me vendimin e PZAP-së që komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim. Ko...
Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga fillimi i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, një pjesë jetike e axhendës së Presidentit Biden p...
KOSOVË- Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i 23 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës. Telegrafi shkruan se sipas vendimit...
GREQI– Pas zgjerimit të bashkëpunimit të mbrojtjes mes Greqisë me Francën dhe SHBA-në, ndërkohë që Ankaraja po përjeton izolim diplomatik nga BE dhe SHBA,...
GJERMANI- Tre partitë që punojnë për të formuar qeverinë e ardhshme të Gjermanisë po synojnë që kancelari i zgjedhur Olaf Scholz të vendoset në krye të vendit m...
SHBA- Covid-19 ka prekur rëndë stafin e kujdesit shëndetësor dhe mund të ketë vrarë nga 80,000 deri në 180,000 persona. BBC shkruan se sipas të dhënave nga Orga...
PRISHTINË– Këngëtari Labinot Tahiri, i cili ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të bëhet Ministër i ...
BRUKSEL- Kritika ndaj Bashkimit Evropian për mospërmbushje të premtimeve ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe thirrje që BE-ja të jetë më e pranueshme në ra...
TURQI– Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka dremitur në konferencën për shtyp në Angola. Gjatë vizitës së tij në Afrikën e Jugut, në konferencën për sht...