Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka kritikuar sërish qeverinë Rama, e cila sipas saj nuk po ndjek rregullat e OBSH-së për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Me anë të një statusi në Facebook, Vokshi shkruan se Organizata Botërore e Shëndetësise (OBSH) përsërit thirrjen që të testohen sa më shumë persona për të ulur përhapjen mesgjithatë qeveria shqiptare nuk po i zbaton kërkesat e përcaktuara. Sipas saj, duke mos i testuar, duke mos i gjurmuar rastet e dyshuara, trajtimi dhe izolimi i virusit është bërë më i vështirë.
Vokshi ka nxjerrë edhe shifrat për një javë, duke shkruar se edhe pse numri i të infektuave është rritur nga dita në ditë, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me testet që janë kryer.
“Edi Rama po ndjek një taktikë të gabuar, duke kontribuar në përhapjen e virusit në një numër më të lartë qytetesh të vendit. Duke mos i testuar, duke mos i gjurmuar rastet e dyshuara, trajtimi dhe izolimi i virusit është bërë më i vështirë. Pjesa më e madhe e personave të infektuar kanë shkuar në spital në gjendje kritike shëndetësore dhe në rrezik për jetën. Ajo që e bën edhe më alarmuese situatën është shtimi i rasteve të personelit mjekësor dhe stafit mbështetës spitalor. Kjo rikthen vëmendjen tek shqetësimi ynë kryesor se personeli shëndetësor është shumë i pambrojtur përballë virusit tinzar dhe agresiv. Në kushtet e rëndimit të situatës, ka ende #një mundësi për të ngadalësuar përhapjen e virusit e për të shpëtuar sa më shumë jetë: Qeveria të zbatojë në mënyrë rigoroze kërkesat e OBSH,”-shkruan ajo.
SHIFRAT
E enjte: 32 teste, 5 raste
E premte: 35 teste, 6 raste
E shtunë: 46 teste, 6 raste
E diel: 33 teste, 13 raste
E hënë: 45 teste, 15 raste
E martë: 74 teste, 19 raste
E mërkurë: 111 teste, 23 raste
Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dalë mëngjesin e sotëm për të inspektuar nëse qytetarët po zbatojnë rregullat e vendosura nga qeveria. Pasi ka shkuar në z...
PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvend, gjatë seancës së jashtëzakonshme për mocionin e mosbesimit të qeverisë, tha se me...
TIRANË– Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama shpalli në vend gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila është ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dalë nga karantina, për të inspektuar vetë në rrugë sesa qytetarët i kanë zbatuar urdhërat e tij. I shoqëruar nga kryepoli...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, pak para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë. Edhe pse de...
Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emisionin Tempora të Sonila Meços, ka treguar se çfarë qendrimi do të mbajë sot opozita në...
TIRANË– Koordinatori për situatën ekonomike, Arben Ahmetaj ka qënë i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Opinion”, ku edhe i ktheu përgjigje pyetjeve të qy...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbledhur mesditën e sotme në orën 12:00 Këshillin e Sigurisë Kombëtare, një ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli gjendje...