LIVE UPDATES
Aktualitet

ALARMOHEN fqinjët/ Monitorimi me dronët turk, grekët: Shqipërinë e mbajtëm ne, tani që bleu dronët jemi në rrezik

17 Korrik 2021, 19:13 Nga DOSJA
ALARMOHEN fqinjët/ Monitorimi me dronët turk, grekët:

GREQI– Kontrata e firmosur nga qeveria shqiptare me Turqinë për blerjen e dronëve ka shqetësuar Greqinë fqinje. “Protothema” ka publikuar një artikull të gjatë për vendimin e Shqipërisë për të blerë dronë në Turqi, rreziku që mund të vijë në marrëdhëniet mes dy vendeve, Tiranës dhe Athinës, remitancat që shqiptarët në Greqi sjellin në atdhe, por edhe “xhelozia” për raportin me Italinë.

Turqia është ndër pesë prodhuesit më të mëdhenj të dronëve në botë dhe eksportet e saj po shumëfishohen. Dronët turq u përdorën nga Azerbajxhani në luftën në Nago-Karabak. Polonia u bë vendi i parë i NATO-s që u përgatit për të blerë dronë nga Turqia, pasuar nga Tunizia, Maroku dhe Ukraina (që, natyrisht, Vladimir Putin nuk do ta pëlqejë aspak). Nga ana tjetër, Shqipëria, u bë vendi i parë që bleu një sistem anti-dron të prodhuar në Turqi në vitin 2020. Në Shkurt 2020, Turqia dhe Shqipëria nënshkruan një plan bashkëpunimi të mbrojtjes për të zhvilluar më tej sigurinë. Në fakt, në qershor të vitit 2020, parlamenti shqiptar ratifikoi bashkëpunimin që përcakton se Shqipëria do të blejë sisteme armësh të prodhimit turk. Në qershor 2021, Ministri i Brendshëm shqiptar Bledi Çuçi vizitoi njësinë e prodhimit të dronëve “Bayraktar TB2” në Stamboll.

Aty u ra dakord që Shqipëria të paguajë shumën prej 8.2 milionë € për blerjen e dronëve dhe në fakt buxheti shqiptar u ndryshua në 22 Qershor 2021 për të përfshirë 8.2 milionë € për dronët. Por sa kushton një dron? Një “Bayraktar TB2” kushton rreth 5 milionë dollarë, dmth afërsisht 4.2 milionë €. Shqipëria mund të blejë dy dronë “Bayraktar TB2” me shumën. Ne nuk e dimë nëse ka një marrëveshje tjetër dhe një çmim më të mirë për një mik besnik nga Turqia” shkruan artikulli.

Më tej shkrimi vazhdon duke theksuar se Shqipëria është e lirë që të bëjë çfarë të dojë, por ngre pyetjen se përse duhet të shqetësohet Greqia?

“Shumë do të thonë se Shqipëria, si çdo shtet i pavarur, është i lirë të blejë aeroplanë, anije, dronë, armë etj nga ku dëshiron. Sigurisht që kjo është absolutisht e drejtë. Por le të shohim disa parametra që shqetësojnë Greqinë. Ne nuk na intereson, për shembull, nëse Polonia blen 24 dronë ose sa dronë do të blejnë Tunizia dhe Maroku. Por Shqipëria, e cila vetëm natyrisht nuk është një kërcënim për Greqinë, por në bashkëpunim me Turqinë mund të bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme. Por përse dhe cfarë e shqetëson Greqinë? Në kuadrin e NATO-s, Greqia monitoron me avionët e saj hapësirën ajrore të Shqipërisë, si dhe të Shkupit. Le të bëjmë një pyetje. Nëse avionët serbë shkelin hapësirën ajrore kombëtare të Shqipërisë, a do të nxitojnë avionët grekë t’i ndalojnë ato? Padyshim që po. Grekët dhe serbët të luftojnë në ajër për hir të Shqipërisë…

Le të shkojmë te dronet tani. A do të përdoren për të kontrolluar situatën në territorin shqiptar apo do të fillojnë të fluturojnë mbi Epirin dhe Jonin e Veriut? Nëse një gjë e tillë ndodh, si do të reagojë pala greke? Po nëse dronët shqiptarë fluturojnë mbi territorin grek? Duke e mbyllur këtë kapitull, le t’i referohemi diçkaje që duket e pamundur, por askush nuk mund të përjashtojë atë. Në rastin fatkeq të një episodi të nxehtë ose konflikti midis Greqisë dhe Turqisë, çfarë roli do të luajë baza turke në Vlorë? A ka menduar udhëheqja politike dhe ushtarake e Greqisë që atëherë mund të kemi surpriza të pakëndshme në kufirin tonë veriperëndimor? Dhe le të shpresojmë që të mos arrijmë në pikën e dëgjimit apo leximit të lajmeve se “dronët shqiptarë shkelën hapësirën ajrore kombëtare në zonën e prefekturës së Janinës dhe u përgjuan nga aeroplanët luftarakë grekë”. Sepse mbase do të na çojnë në situata të pakontrollueshme dhe të rrezikshme… Ne nuk e mohojmë që shumica e shqiptarëve që jetojnë në vendin tonë janë të ndershëm dhe punëtorë. Shuma neto që “hyri” nga Greqia në Shqipëri në 2017, ishte 584 milionë euro. Ku është Turqia në këtë listë? Cila është oferta e saj, ajo reale, jo figurative për Shqipërinë. Nëse nuk do të kishte dërgesa nga Greqia, kryesisht dhe Italia në vendin e dytë, si do të ishte situata ekonomike e Shqipërisë?

Shqiptarët, mendojmë se kanë ndjenja mjaft miqësore ndaj italianëve (ata më tepër harrojnë imazhet e bashkatdhetarëve të tyre duke u hedhur në det nga anijet italiane në vitet ’90), por ky nuk është rasti me grekët, të cilët përballen me dyshime, madje urrejtje” mbyllet artikulli.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artikulli i protothemes dronet “iha” dronet ne shqiperi dronet nga turqia artikulli i protothemes dronet “iha” dronet ne shqiperi dronet nga turqia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës