Dhurata Çupi në mbledhjen e Alibeajt: Duhet të dalim vetëm me lista për këshilltar bashkiak
24 Mars, 15:05
...
Bota
Alarmi në Malin e Zi/Kërcënimet për bombë mbërrijnë dhe në adresat e disa komunave
27 Prill 2022, 10:18Nga DOSJA
MAL I ZI– Kërcënimet për mjete shpërthyese të dyshuara të vendosura mëngjesin e sotëm arritën edhe në adresat e komunave Nikshiq, Tivar, Bijelo Polje, Berane dhe Tivar ku janë evakuuar godina e Bashkisë ku ndodhet edhe gjykata, prokuroria, si dhe ambientet e partisë.
Kryetari i Komunës së Nikshiqit Marko Kovacevic u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, duke shkruar në Facebook se “është e tmerrshme që dikush në këtë mënyrë kërcënon jetë njerëzish”.
“Ashtu si në disa shkolla fillore, Komuna e Nikshiqit mori një raport për një bombë të vendosur me kërcënime për të rrezikuar jetën e njerëzve. Ne vepruam menjëherë për të evakuuar njerëzit nga ndërtesa, në bashkëpunim me CB Nikshiq,” tha Kovaçeviç.
Ai ka thënë se ka dalë i fundit nga godina e Komunës, pasi të gjithë punonjësit janë evakuuar.
“Ne presim që autoritetet të bëjnë pjesën e tyre dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Shpresoj se deri nesër do të marrim informacione se ndërtesa është e sigurt dhe se do të mund të kthehemi në punë,” tha Kovaçeviç.
Kryetari i Komunës në Berane, Tihomir Bogavac, ka thënë se objekti është evakuuar sipas rekomandimeve të policisë.
“Ata janë duke ndërmarrë masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të tyre”, tha Bogavac.
Mëngjesin e sotëm janë evakuuar të tri shkollat fillore të qytetit, si dhe tre shkolla të zonës rurale për shkak të emaileve që kanë mbërritur në adresat e shkollave për lëndët plasëse të vendosura. Në adresën e administratës lokale të Tivatit ka mbërritur edhe raporti për bombën e vendosur në ndërtesën e Komunës.
UKRAINË- Kryetari i rrjetit hekurudhor të Ukrainës Oleksandr Kamyshin, njoftoi se dje një tjetër raketë ka goditur një urë hekurudhore dhe rrugore që lidh ...
UKRAINË- Korrespondenti i Sky News, Alex Rossi dhe ekipi i tij po raportonin nga fshati Oleksan-Drivka i Ukrainës, teksa ata u sulmuan nga trupat ruse, fat...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të fundit ka thënë se Kievi ende kontrollon pjesën më të madhe t...
UKRAINË-Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak, ka deklaruar në një postim në Tëitter ka treguar se Ukraina po forcohet, nga ndihma e disa sht...
GREQI- Në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës ka rënë alarm për shkak të një vajze 16- vjeçare , e cila është shtruar për mjekim me simptoma të hepatitit....
BRITANI E MADHE- Mbretëria e Bashkuar ka importuar naftë ruse me vlerë 220 milionë pund që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Sipas Sky News, ata vazhdonin të imp...
MALI I ZI- Ditën e sotme në Malin e Zi janë raportuar një sërë kërcënimesh për bomba. Sipas mediave të huaja, disa nga komunat të cilat janë kërcënuar për bomba...
RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin ka përmendur sërish Kosovën. Gjatë takimit në Moskë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Putin ka deklaruar se Luhanasku d...
SHBA-Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken në një seancë të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, ndau shqetësimin se Federata Ruse mund të bllokonte r...
RUSI- Ligjvënësi më i lartë rus ka thënë se gjiganti rus i gazit Gazprom mori vendimin e duhur në pezullimin e plotë të furnizimit me gaz për Bullgarinë dhe Pol...