Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Alarm i rremë për infektimin e Guardiolës me Covid, rezultoi negativ në testin PCR
18 Dhjetor 2021, 06:54Nga DOSJA
ANGLI – Pep Guardiola do të jetë në gjendje të drejtojë ekipin e tij në Newcastle të dielën (15:15). Trajneri i Manchester Cityt pati një alarm të rremë këtë të premte, pas një testi të dyshimtë të një test Covid-19 në mëngjes.
Kjo e detyroi klubin e tij të anulonte një konferencë për shtyp. Trajnerit të ‘Cityt’ iu desh të kryente një test të ri PCR, i cili këtë herë rezultoi negativ.
“Jam i shqetësuar, jo sepse kampionati po vuan pasojat, por sepse në shoqëri virusi është aty dhe njerëzit po vuajnë”, – tha ai në fillim të kësaj jave, për valën e pestë të pandemisë, shumë virulente në Mbretërinë e Bashkuar.
Vitin e kaluar, vetë Guardiola humbi nënën e tij, e cila vdiq nga Covid-19. Që atëherë, ai u ka kërkuar lojtarëve të tij që të vaksinohen kundër Coronavirus.
ANGLI – Prej disa javësh, organika e Tottenhamit është prekur shumë nga Covid. Aq sa tri ndeshjet e tyre të fundit (Brighton, Rennes dhe Leicester) janë s...
FRANCË-Futbolli francez ka hyrë në një kaos të madh ku në disa ndeshje të këtij edicioni në Ligue 1 janë ndërprerë ose shtyrë sfida për shkak të dhunës së ...
GJERMANI– Në javën e 17-të të Bundesligës gjermane Bayern Munich nuk e diskuton Wolfsburg. Skuadra bavareze fiton me shifrat 4-0 dhe shkon përkohësisht +9...
ITALI-Gjithçka e lehtë për Interin e Simone Inzaghit. Në javën e 18-të të Serie A, zikaltrit fitojnë me shifrat 5-0 përballë Salernitanës.Kampionët e Ita...
TIRANË– Ishte data 15 shtator i vitit 2021 kur FSHF miratoi projektin e 100 fushave, një nga projektet më të mëdha të Federatës që konsistonte në ndë...
ANGLI-Manchester City ka anuluar konferencën për shtyp të trajnerit Pep Guardiola. Trajneri i “qytetarëve” ishte planifikuar të fliste për mediat në...