Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vrau Klodian Rashën! Apeli dënon me 12 vite burg ish-efektivin Nevaldo Hajdarajn
16 Mars 2022, 09:06Nga DOSJA
TIRANË– Nevaldo Hajdaraj do të vuajë 12 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës. Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi Hajdarajn me 18 vite burg mirëpo për shkak të gjykimit të shkurtimit, dënimi iu ul me 6 vite. Apeli vendosi të rrëzonte kërkesën e mbrojtja për heqje të akuzës për vrasje me dashje për shkak se u vetëmbrojt.
Seanca nisi sot në Apelin e Tiranës ndaj efektivit Nevaldo Hajdarajt të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës, ngjarje kjo e ndodhur në Dhjetor të 2020-tës. Ajo u shty në orën 13:00, aty ku u ridëgjuan edhe njëherë palët duke qënë se në datë 8 Mars (seanca e fundit ndaj Hajdarajt) nuk ishte funksionale audio.
Pala mbrojtëse tha se vrasja u krye në kushtet e mbrojtjes së nevojshme ndaj duhet të hiqet akuza për vrasje me dashje. Prokurorja Arta Marku është shprehur se Hajdaraj duhet të dënohet me 20 vite burg pasi nuk është i sinqertë dhe vendimi i shkallës së parë ja ka pranuar padrejtësisht. Qemal Rasha deklaroi se kërkon drejtësi, si dhe i quajti prentendimet e palës mbrojtëse lojëra.
Gjykata e shkallës së parë të Tiranës, e dënoi fillimisht Hajdarajn me 15 vite burg, ku si pasojë e gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit, duke përfunduar në 10 vite pas hekurave. Ky vendim më pas u apelua në Apel. Prokuroria kërkoi dënim me 20 vite burg dhe heqje të gjykimit të shkurtuar.
Ngjarja shkaktoi një valë protestash në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit, për shkak se fillimisht policia tentoi të hidhte baltë mbi viktimën, duke pretenduar se ai kishte kërcënuar me armë efektivët, gjë që u vërtetua se nuk ishte e vërtetë, edhe pas publikimeve të pamjeve filmike. Hajdaraj u akuzua për “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” por më pas nga pamjet filmike dhe provat e administruara prokuroria e Tiranës riklasifikojë veprën dhe akuzoi efektivin për “Vrasje me dashje”.
ZVICËR- Një nënë 42 vjeçe e tre fëmijëve ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur të dielën pranë Lenzburgut, Kantoni Aargau. Albinfo.ch shkrua...
TIRANË– Babai i Klodian Rashës, Qemal Rasha ka deklaruar brenda sallës së gjyqit ku po zhvillohet seanca ndaj Nevaldo Hajdarajt se kërkon drejtësi. I...
ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, i cili akuzohet bashkë me 3 të tje...
SHQIPËRI– Situata në Shqipëri është alarmante! Dy pularitë më të mëdha në vend, (Dosja.al është në dijeni të emrave, por nuk i publikon për arsye eti...
TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë të ditur se janë kallëzuar penalisht 20 zyrtarë nga Njësia Antikorrupsion. Në konferencën për shyp ...
TIRANË– Historia e vrasjes së nënës së Elsa Lilës është tragjike dhe e dhimbshme. Këngëtarja e cila u vu në pranga ditën e sotme në Itali, pasi dysho...
ITALI– Elsa Lila u vu në pranga ditën e sotme në Itali së bashku me anëtarët e bandës Italo-shqiptare. Mediat greke kanë ndarë detaje nga hetimet që kishi...
TIRANË– GeoGenix B.V. ortaku i vetëm i shoqërisë Integrated Energy BV SPV Sh.p.k, në Inceneratorin e Tiranës, ka vendosur të ndërpresë kontratat me d...
KRUJË- Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje. Kjo ...