Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Akuzohet për torturë, Interpoli emëron si president gjeneralin e Emirateve
25 Nëntor 2021, 10:28Nga DOSJA
FRANCË – Interpoli ka zgjedhur ditën e sotme personin që do i drejtojë dhe emri që kanë zgjedhur është ai i Ahmed Nasser al-Raisi, gjeneralit të Emirateve të Bashkuara. Sipas The Guardian, Ahmed Nasser al-Raisi, u zgjodh pavarësisht shqetësimeve të grupeve të të drejtave të njeriut dhe eurodeputetëve për akuzat që i janë adresuar për torturë.
“Zoti Ahmed Nasser al-Raisi i Emirateve të Bashkuara Arabe është zgjedhur në postin e presidentit”, shkroi Interpoli në Twitter. Raisi, kreu i forcave të sigurisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, do të marrë një rol kryesisht ceremonial dhe vullnetar gjatë mandatit të tij katërvjeçar. Sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Jürgen Stock, merret me menaxhimin e përditshëm të organizatës. Stokut iu dha një mandat i dytë pesë-vjeçar në 2019.
Kundër Raisit u depozituan ankesa për tortura muajt e fundit në Francë dhe Turqi, e cila po pret asamblenë e përgjithshme të Interpolit në Stamboll këtë javë. Emërimi vjen pas financimit bujar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Interpolin, i cili është me qendër në Lion, Francë, dhe akuzat që Abu Dhabi ka abuzuar me sistemin e tij për të dyshuarit e kërkuar për të përndjekur disidentët politikë.
Tre anëtarë të parlamentit evropian i shkruan një letër të datës 11 nëntor presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të paralajmëruar për ndikimin që emërimi i gjeneralit do të kishte në Interpol.
“Zgjedhja e gjeneralit al-Raisi do të minonte misionin dhe reputacionin e Interpolit dhe do të ndikonte rëndë aftësinë e organizatës për të kryer misionin e saj në mënyrë efektive,” shkruan ata.
Dhe në tetor 2020, 19 OJQ, përfshirë “Human Rights Watch”, shprehën shqetësimin për zgjedhjen e mundshme të Raisit, të cilin e përshkruan si pjesë e një aparati sigurie që vazhdon të synojë sistematikisht kritikët paqësorë.
RUSI – Situata e paprecedentë e energjisë në Evropë do të përkeqësohet gjatë këtij dimri në hemisferën veriore, duke rritur gjasat e racionimit të energji...
SIBERI – Zyratët rusë thanë ditën ne sotme se një ngjarje aksidentale në një minierë në Siberi ka lënë plagosur 45 persona, ndërsa të paktën gjashtë nga ...
GJERMANI – Rreth dy muaj pas zgjedhjeve federale, SPD, të Gjelbrit dhe FDP prezantuan sot marrëveshjen e tyre të koalicionit për një qeveri të përbashkët....
Qeveria sllovake ka kërkuar falje zyrtarisht për sterilizimet e detyrueshme të grave rome nëpër dekada.Koalicioni qeveritar ka lëshuar një deklaratë të mërkurën...
Reklamat për ndërhyrje kozmetike, që kanë për qëllim ndryshimin e pamjes së një personi, nuk do të mund të kenë cak personat nën moshën 18-vjeçare nga ma...
Sipas një raporti të ri të OKB-së, pandemia e COVID-19 e ka keqësuar gjendjen e sigurisë së grave në shtëpitë e tyre dhe në hapësirat publike. Raporti i përgati...
BULLGARI– Një nga mjeket e urgjencës, e cila ndihmoi të mbijetuarit (shtatë) nga aksidenti tragjik në Bullgari, ku 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriu humb...