SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANE – SPAK ka kërkuar 2 vite e gjashtë muaj burg për gjyqtarin e futbollit Qerim Ruçi. Ai akuzohet për trukim dhe ndikim në rezultat, për sfidën e Kategorisë së Dytë mes Selenicës dhe Përmetit, në marsin e 2020, fituar nga miqtë me penallti 0-1.
Gjithashtu SPAK ka kërkuar dënim edhe për zyrtarin e Përmetit, Bledar Hajredini dhe ish-futbollistin Markelian Alinani. Tre personat u përgjuan së bashku me një tjetër grup që hetohej për korrupsion dhe trafik, duke dalë në konkluzionin se ndeshja e futbollit ishte e paracaktuar.
Të gjithë të pandehurit kanë pranuar gjykim të shkurtuar, duke iu ulur dënimi me 1/3. Kërkesa e SPAK ishte:
Markelian Alinani: 3 vite e 6 muaj burg
Qerim Ruçi: 2 vite e 6 muaj burg
Bledar Hajredini: 2 vite burg
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.102/4 të vitit 2021. Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:
Markelian Alinani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Paracaktim i rezultateve sportive”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i parë dhe 25, 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.
Qerim Ruçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal.
Bledar Hajredini, akuzuar se ka kryer veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal,”- ishte akuza e SPAK për njerëzit e futbollit të implikuar në këtë akt kriminal korruptiv.
B.T (Dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
SPANJE – Gerard Pique e ka paguar shtrenjtë aktivizimin e tij në ndeshjen e javës së kaluar kundër Mallorcas, të luajtur në “Camp Nou”.Qendërmbrojtësi kat...
SPANJE – Teksa do të niste shtesa e parë e takimit të dytë gjysmëfinal mes Real Madrid dhe Manchester Cityt, në përballjen e Champions League, një tifoz s...
ARGJENTINË– Real Madrid siguroi finalen e Champions League në atë fitore 3-1 ndaj Manchester City-t. Ish-sulmuesi i Atletico Madrid, Manchester Cityt...
SPANJE – Tenistët Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz mund të takohen nesër në të njëjtën fushë si rivalë në turneun “Madrid Open”. Të shtunën ata ishin në st...
FRANCE – Ndërsa nata binte të mërkurën, tifozët holandezë të Feyenoord ishin mbledhur në një numër të madh në tarracat pranë Portit të Vjetër, nën vëzhgim...
GJERMANI– Paolo Dybala mund të përfundojë te Borussia Dortmund.Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Juventus me parametra zero më 30 qershor. President...
ANGLI – Pasi u nderua me çmimin prestigjioz Komandant i Perandorisë Britanike, Roy Hodgson ka paralajmëruar lamtumirën e tij nga Watford dhe bota e...
SPANJË– Emocione të mëdha prodhoi ndeshja mes Real Madrid dhe Manchester City-t në gjysmëfinalen e Champions League. Disa minuta para përfundimit të ...
ITALI – Shtatëdhjetë mijë njerëz kundër njëmbëdhjetë: kjo është ajo që Mourinho dëshiron sonte në Olimpico, në orën 21:00, në gjysmëfinalen e kthimit të C...
SPANJE – Nëse disa javë më parë, vazhdimësia e Memphis Depay dukej e ndërlikuar, ndërsa tani holandezi ka numra të mjaftueshëm për t’u ndjekur. Siç...