Mijëra qytetarë në shesh/ Nis protesta masive para kryeministrisë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 Pë...
Rama për protestat: Dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës 5 Korrik, 10:09 ...
FOTOLAJM/ Me flamuj amerikanë dhe pankarta, protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoft...
Për shkak të rrezikut të lartë dhe përhapjes së flakëve, janë evakuuar 11 familje, ndërsa policia dhe shërbimet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur rrezikun ndaj banesave të tjera.
FIER- Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë zonën e Fierit, duke u përhapur me shpejtësi nga era dhe duke rrezikuar disa fshatra dhe banesa. Sipas Policisë së Shtetit, vatra e zjarrit ka nisur fillimisht pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, dhe më pas është përhapur në Qafën e Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara pranë fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg.
Për shkak të rrezikut të lartë dhe përhapjes së flakëve, janë evakuuar 11 familje, ndërsa policia dhe shërbimet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur rrezikun ndaj banesave të tjera. Policia Rrugore ka bllokuar qarkullimin në segmentin “Qafa e Koshovicës–Cakran” në të dy drejtimet, për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse dhe forcave të ndërhyrjes në terren.
Njoftimi i Policisë:
Fier / Shërbimet e DVP Fier në ndihmë të banorëve në zonën e përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse, helikopterë të Forcave të Armatosura, si dhe dhjetëra efektivë po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, në gatishmëri në zonën e prekur nga zjarri është edhe ekipi i urgjencës së spitalit. Vatra e zjarrit, e cila ka nisur fillimisht pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, e më pas është përhapur në zonën e Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara në afërsi të fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg.
Për shkak të përmasave të zjarrit dhe erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve, shërbimet e Policisë kanë evakuuar 11 familje nga banesat e tyre, si dhe vijojnë të monitorojnë banesa dhe subjekte të tjera në zonë që mund të rrezikohen nga përhapja e flakëve. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në të dy kahet e rrugës, në segmentin “Qafa e Koshovicës–Cakran” dhe anasjelltas, si dhe po asistojnë shërbimet zjarrfikëse në terren, duke mundësuar transportin e pajisjeve dhe mjeteve zjarrfikëse në zonat me terren të vështirë.
Deri në këto momente, pavarësisht rrezikut të lartë, nuk është raportuar asnjë rast asfiksie apo lëndimi të banorëve. Gjithashtu, është bërë e mundur shuarja e flakëve që kishin përfshirë një banesë, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Në vendngjarje janë angazhuar forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore, grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, si dhe drejtuesit e shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët po koordinojnë dhe menaxhojnë situatën në terren.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për shkaktimin e zjarrit dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë së DVP Fier, me mbështetjen nga ajri të helikopterëve të Forcave të Armatosura, po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit./Dosja.al
Zjarri që përfshiu zonën ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bazën materiale të stacionit kryesor të furnizimi...
FIER- Situata në Drizë të Fierit vijon të mbetet problematike, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi të m...
pamje nga zjarri FIER- Situata nga zjarri në fshatin Drizë të bashkisë Fier është përkeqësuar, pasi fla...
Gjykata e Tiranës TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për protestuesit e ndaluar gjatë protestës s&eu...
pamje nga vendngjarja DIVJAKË- Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin Divjakë&...
pamje nga vendngjarja FIER- Ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në fshatin Drizë, në bashkinë e Fierit, ...
pamje nga arrestimi VAU I DEJËS- Policia e Shkodrës ka arrestuar në fshatin Stajkë, në Vaun e Dejës, 38-vjeçarin ...
Pamje nga tymi FIER- Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Levanit, ndërsa shtëllun...
Foto ilustruese VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele pranë Plazhit të Vjetër n&eum...
Foto ilustruese KORÇË- Një konflikt mes dy personave në Korçë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre pas...