LIVE UPDATES
Aktualitet

Zhdukja në det e Taulant Malshit, kthehet në pistën kryesore të hetimit për vrasjen e Fation Dervishit. JA LIDHJA

Ky i fundit aktualisht është duke vuajtur një dënim me burg në Shqipëri, pasi në vitin 2022 plagosi të dashurën e tij nga Durrësi, në një dhomë hoteli teksa festonin së bashku Vitin e Ri. Fatbardh Dervishi në vitin 2022 është marë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, si person që kishte dijeni dhe dyshohej për rrëmbimin dhe zhdukjen e Taulant Malshit.

29 Shtator 2023, 12:21 Nga h.k
Zhdukja në det e Taulant Malshit, kthehet në pistën kryesore
Tauland Malshi

DURRËS-Rrëmbimi dhe zhdukja e Taulant Malshit nga Lezha, ngjarje e cila ka ndodhur në 2018 në Malaga të Spanjës, është një nga dy pistat kryesore që po heton policia me shpresën e zbardhjes së vrasjes së Fation Dervishit në fshatin Sukth të Durrësit. 

“Ora News” ka mësuar përmes burimeve pranë policisë kriminale në Durrës, se zhdukja pa adrresë në Spanjë e Lezhjanit Taulant Malshi, lidhet me ngjarjen e Sukthit për shkak të vëllait të viktimës, Fatbardh Dervishi

Ky i fundit aktualisht është duke vuajtur një dënim me burg në Shqipëri, pasi në vitin 2022 plagosi të dashurën e tij nga Durrësi, në një dhomë hoteli teksa festonin së bashku Vitin e Ri. Fatbardh Dervishi në vitin 2022 është marë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, si person që kishte dijeni dhe dyshohej për rrëmbimin dhe zhdukjen e Taulant Malshit.

Ai ka mohuar akuzat për implikim në këtë ngjarje. Por shoku i të zhdukurit Taulant Malshit, Edmir Vlashi, është njeri nga personat që ka treguar në policinë Spanjolle se personi i fundit me të cilin ka qënë Malshi, ishte Fatbardh Dervishi. Për zhdukjen e Malshit hetime kanë kryer autoritet Spanjolle dhe policia e Lezhës. Edmir Vlashi, ka ngritur dyshime se rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e shokut të tij, Taulant Malshit, e ka kryer Fatbardh Dervishi.

Lidhur me rrethanat e zhdukjes dhe pse kishte ngritur dyshime të forta mbi Fatbardh Dervishin, ishte fakti se ai në 2018 kishte zhvilluar një bisedë me Fatbardhin, ku ky i fundit i është shprehur “…po e çoj në Malaga këtë, po e hedh në det…”.

Por këto pretendimi i ka mohuar gjatë marjes në pyetje Fatbardh Dervishi. Për shkak se kjo ngjarje lidhet me ekzekutimin e një personi nga Lezha, policia ka ngritur dyshime të forta se dhe vrasja e kryer tre ditë më parë e Fation Dervishit, të jetë kryer për motive gjakmarje. Hetimet janë përqëndruar në këtë pikë ndërsa nuk përjashtohet mundësia e vrasjes nga ndonjë anëtar i rrethit farefisnor të vajzës 23-vjeçare, të cilën Fatbardh Dervishi e plagosi në hotel.

Viktima, i cili njihej vitet e fundit edhe me emrin Toni Margen, rezulton i hetuar për trafik droge në Holandë. Ky aktivitet i tij është një piste e tretë e hetimit. Pas zbulimit të faktit se viktima ishte hetuar në Holandë për trafik droge, policia shqiptare është në pritje të informacioneve shtesë nga Interpoli./ Marrë nga Ora News

martin bardhi tauland malshi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet