22 Maj 2022, 12:35
Nga DOSJA
Foto ilustruese
TIRANË- Një 30-vjeçar, i identifikuar me iniciale U.S., është zhdukur pa lënë gjurmë. Babai i tij, një 59-vjeçar, banues në Bathore, ka bërë kallëzimin penal në Policinë e Shteti, duke treguar se i biri është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ndaj dhe Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij. Po ashtu, Policia ka lajmëruar edhe për të prangosur të tjerë gjatë ditës së sotme në Tiranë, të cilët do të përballen me ligjin për vepra të ndryshme penale.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. B., 59 vjeç, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës", pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. K., 24 vjeç, dhe E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një motomjet në pronësi të shtetasit B. M.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: - I. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur; - N. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi L. Sh., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
----
Më datë 21.05.2022, shtetasi H. S., 59 vjeç, banues në Bathore, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, djali i tij, shtetasi U. S., 30 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
22 Maj 2022, 12:33
Foto nga emisioni
FIER- Një tjetër pedofil i denoncuar nga "Piranjat" ka rënë në pranga. Pas hekurave ka përfunduar Artur Ib...
Aktualitet
22 Maj 2022, 12:08
Blendi Fevziu
TIRANË- Moderatori Blendi Fevziu ka një pasion dhe atë e dinë të gjithë; udhëtimet! Sot, ai i ësh&eum...
Aktualitet
22 Maj 2022, 11:50
TIRANË- Dy gra, fqinje me njëra-tjetrën, janë përleshur keqazi pasi njëri prej fëmijëve e ka ofenduar tjetrën....
Aktualitet
22 Maj 2022, 11:49
Foto ilustruese
TIRANË- Policia është e bindur se po i edukon shoferët me prerjet masive të gjobave dhe kontrollet e shumta t...
Aktualitet
22 Maj 2022, 11:36
Pamje nga aksioni
TIRANË- Policia e Shtetit ka shpërndarë pamjet e para nga aksionit "Golden Bullet" që e kishtë pikënisjen ...
Aktualitet
22 Maj 2022, 11:21
Foto ilustruese
Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka thënë të shtunën se autoritetet shqiptare kanë bler&e...
Aktualitet
22 Maj 2022, 10:48
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet dhe punë...
Aktualitet
22 Maj 2022, 10:06
Foto ilustruese
DIBËR- Një plan masash është organizuar në Dibër për parandalim, evidentim dhe goditje të krimeve m...
Aktualitet
22 Maj 2022, 10:19
Foto ilustruese
VLORË- Sherr në familje në Vlorë, një 44-vjeçare ka dhunuar nusen e saj. Ngjarja ka ndodhur mëngj...
Aktualitet
22 Maj 2022, 09:37
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar i cili rezultonte i shpallur në kë...