LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjidhjet “Green”, AKSHI: Planifikojmë 20 % kursim të energjisë në Datacenter-in qeveritar shqiptar

Shqipëria po zhvillohet me ritme shumë të shpejta, por njëkohësisht dhe të sigurta, duke vendosur si prioritet krijimin e planeve për transformimin digjital dhe më pas aplikimin konkret të tyre, me një vëmendje të shtuar ndaj kursimit të energjisë dhe shfrytëzimit të kujdesshëm të burimeve.

14 Korrik 2023, 17:05 Nga Dosja.al
Zgjidhjet “Green”, AKSHI: Planifikojmë 20 % kursim të
Foto ilustruese

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është e vendosur, që kur bëhet fjala për mbrojtjen e mjedisit, burimeve dhe përdorimin eficient të energjisë, me anë të zgjidhjeve inteligjente, punën ta nisë fillimisht nga selia qendrore e saj. Tashmë, prej disa kohësh, ka nisur planifikimi për zbatimin e zgjidhjeve ‘green’ në DataCenter-in qeveritar, për të bërë të mundur kursimin deri në 20 % të energjisë në zonën më të ndjeshme të godinës, e cila konsiderohet një pikë kyçe për infrastrukturën e Teknologjisë së Informacionit për gjithë administratën publike shqiptare.

Shqipëria po zhvillohet me ritme shumë të shpejta, por njëkohësisht dhe të sigurta, duke vendosur si prioritet krijimin e planeve për transformimin digjital dhe më pas aplikimin konkret të tyre, me një vëmendje të shtuar ndaj kursimit të energjisë dhe shfrytëzimit të kujdesshëm të burimeve.

Paralelisht me përpjekjet që bëhen nga institicionet shqiptare, mbështetja vjen edhe nga Bashkimi Europian. “Go Green” është një projekt i mundësuar nga programi i bashkëpunimit Interreg Mediterranien, që synon zgjidhjet ‘smart’, në një mjedis të gjelbër dhe ekologjik. Vlera e shtuar që sjell ky projekt është promovimi dhe mbështetja e digjitalizimit të qendrueshëm duke mbrojtur mjedisin.

AKSHI mori pjesë në takimin që mblodhi përfaqësues të BE-së, të programit dhe vendeve pjesëmarrëse, zhvilluar në data 12-14 korrik, në Qipro. Drejtori i BCC BackUp dhe DRC Aldo Kita, i cili prezantoi ecurinë e deritanishme të projektit në Shqipëri, vuri theksin se Qeveria Shqiptare synon të përmirësojë efikasitetin e përdorimit të energjisë, në një infrastrukturë kritike të informacionit, siç është DataCenter-i Qeveritar.

“Teknologjitë digjitale mund të ofrojnë zgjidhje ‘green’ për sektorë të ndryshëm të ekonomisë por po aq i rëndësishëm është dhe përdorimi i këtyre zgjidhjeve ‘green’ edhe për vetë sektorin digjital. Sistemet ‘smart’ të energjisë dhe rrjetet e komunikimit ndihmojnë drejtpërdrejtë në një menaxhim sa më eficient dhe të qendrueshëm të energjisë që konsumohet. DataCenter-i qeveritar në Shqipëri është ndërtuar sipas standardeve më moderne. E megjithatë, falë mbështetjes së ’Interreg Mediterranien’ ne synojmë që të rrisim efektivitetin e përdorimit të energjisë në këto ambiente, duke reduktuar shpenzimet e njëkohësisht duke mbrojtur mjedisin. Ndërkohë, po punojmë vazhdimisht në menaxhimin më të mirë të rrjetit  elektrik dhe të monitorimit të parametrave të paneleve elektrike. AKSHI po zbaton zgjidhje të avancuara teknologjike me anë të të cilave do të bëjë të mundur që energjia e konsumuar të përdoret me eficiencë dhe rrjedhimisht burimet mjedisore të mbrohen e të shfrytëzohen në mënyrë të kujdesshme dhe në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian lidhur me burimet energjitike dhe mbrojtjen e mjedisit,”-u shpreh Kita.

Por si do të mundësohet projekti dhe çfarë pritet të realizohet?

Përmes zbatimit të këtij projekti, ku sipas përllogaritjeve të AKSHI-t, do të përfitohet një reduktim në masën 18 deri në 20 % të shpenzimit të energjisë elektrike, do të mundësohet modernizimi i sistemit të ndriçimit duke përdorur sensorët e dedektimit të lëvizjes dhe duke e transformuar të gjithë atë në teknologjinë LED. Ky sistem do të ofrojë protokolle komunikimi për sisteme komandimi të cilët do të komunikojnë me software të dedikuar për të bërë të mundur komandimin e tyre.

Në të gjithë ambientet e DataCenter-it do të instalohen sensorë të veçantë në panelet elektrike të cilët do të masin efektivitetin e energjisë që konsumohet, temperaturën dhe parametra të tjerë në kohë reale. Të gjithë pajisjet që do të instalohen do të integrohen me sisteme inteligjente kontrolli, monitorimi dhe analizimi të cilët mbështetur në vlerësimin e parametrave të dedektuar do të pasqyrojnë dhe do të sugjerojnë masat e nevojshme për të mundësuar kursimin dhe përdorimin sa më eficient të energjisë.

Në kuadër të këtij projekti, do të vendosen pajisje monitoruese të konsumit për makineri të veçanta të cilat kërkojnë burime të mëdha energjie. Implementimi i këtyre zgjidhjeve dhe teknologjive do të bëjë të mundur që ambientet e DataCenter-it Qeveritar të shfrytëzojnë në mënyrë eficiente energjinë dhe të shërbejnë si një praktikë e mirë për të gjithë infrastrukturat e tjera që konsumojnë sasi të madhe energjie.

Zgjidhja dhe teknologjia e ofruar që do të implementohet në DataCenter është e fjalës së fundit dhe do të garantojë një zbatim të suksesshëm të projektit. Teknologji të ngjashme, të të njëjtës markë me ato që do të implementohen në ambientet e DataCenter-it të AKSHI-t, i kanë mundësuar vendeve të Bashkimit Evropian, si p.sh. Italisë të ripërdorin 40% të totalit të energjisë së konsumuar.

akshi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet