14 Prill 2025, 15:10
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Në Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë më 14 prill, Qeveria e Kosovës ka zgjatur mandatin e Komisionit Qeveritar përgjegjës për njohjen e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Mandati i këtij Komisioni ishte zgjatur gjithashtu dy vjet më parë dhe ishte i vlefshëm deri më 15 maj të këtij viti.
Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, mandati i ri do të zgjasë deri më 15 maj të vitit 2028.
Në të njëjtën mbledhje, Qeveria e Kosovës vendosi ta zgjasë edhe afatin për aplikim për njohje të këtij statusi deri më 15 maj të vitit 2027.
Por, ky kufizim në kohë ka nxitur plot herë kundërshtime. Nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deri tek organizatat që mbrojnë të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftë thonë se afati i aplikimit për këtë status duhet të jetë i pakufizuar, deri kur i mbijetuari të ndihet i gatshëm për një hap të tillë.
Presidentja Osmani, gjatë një fjalimi për të shënuar Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë, kërkoi drejtësi për të mbijetuarit.
"Drejtësia ka munguar përgjatë këtyre gati 26 vjetëve për gati të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Drejtësia po mungon akoma, por kjo s'do të thotë që veprimet tona, përpjekjet tona do të mungojnë", tha Osmani.
Gjatë 2024-tës, nga 25 rastet e krimeve të luftës që u trajtuan nga sistemi i drejtësisë në Kosovë, dhjetë prej tyre kishin të bënin me akuzat për dhunë seksuale.
Statusi i viktimës së dhunës seksuale të luftës u siguron përfituesve një pension prej 230 eurosh në muaj dhe disa përfitime të tjera, si: shërbime shëndetësore falas dhe përparësi në punësim.
Sipas ligjit në Kosovë, i cili është miratuar në vitin 2014, statusi i tillë i takon çdo personi, i cili arrin ta bindë një komision qeveritar se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht në periudhën 27 shkurt 1998 - 20 qershor 1999.
Numri i saktë i personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99, nuk dihet. Por, sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë.
Megjithatë, statusin ligjor si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës e kanë marrë vetëm afër 2.000 persona.
Në Kosovë, që dy vjet, 14 prilli shënohet si Dita e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë.
Këtë vit, kjo ditë solli edhe rrëfimin e parë publik nga një burrë i cili i ka mbijetuar dhunës seksuale gjatë luftës.
Deri më tani, të mbijetuarit që kishin folur publikisht për historinë e tyre kishin qenë gra, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Shyrete Tahiri-Sulimani./REL
kosove dhuna seksuale gjate luftes
Aktualitet
14 Prill 2025, 15:05
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 15 kilogram kokain...
Aktualitet
14 Prill 2025, 15:04
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit p&eum...
Aktualitet
14 Prill 2025, 14:53
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- “Vdekja për mua do të ishte paqe”, tha Ramadan Nishori, burri i parë që publikisht më 14 ...
Aktualitet
14 Prill 2025, 13:09
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet edhe për krimet zgjedhore. Teksa raportoi në KLP, ai tha se në faq...
Aktualitet
14 Prill 2025, 14:14
M.B
Foto ilustruese
FIER- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e rajonit Fier - Berat a zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e ven...
Aktualitet
14 Prill 2025, 13:25
I.A
Drejtoria e Burgjeve
TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka pranuar ditën e sotme se në I.E.V.P ka të burgosur që janë me s&eum...
Aktualitet
14 Prill 2025, 13:15
E. D
foto ilustruese
MEMALIAJ- Një 20-vjeçar është shpallu në kërkim nga policia, pasi dyshohet se kishte fshehur në banes&...
Aktualitet
14 Prill 2025, 12:59
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë punën e këtij insti...
Aktualitet
14 Prill 2025, 12:39
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se gjatë vitit 2024, janë arrestuar disa ...
Aktualitet
14 Prill 2025, 12:41
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë punën e këtij insti...