Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Personazhe të ndryshëm të cilët në pamje të parë duket se nuk i lidh asgjë me njëri tjetrin, por që sipas hetimeve të Prokurorisë së posaçme, i bashkojnë fijet e krimit të organizuar, ishin objektiv i operacionit të nisur gjatë natës së bashku me Policinë.
Në Shqipëri, një operacion i drejtuar nga Prokuroria e Posaçme çoi sot në arrestimin e drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, ish drejtorin e Forcës operacionale në polici Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish punënjës policie dhe emra të njohur të botës së krimit. Arrestimet kanë ardhur pas hetimit të disa vrasjeve dhe tentativash vrasje, ky dyshohet të jetë i përfshirë dhe Ervis Martinaj, një eksponent i krimit të organizuar, i cili rezulton prej kohësh i zhdukur.
Personazhe të ndryshëm të cilët në pamje të parë duket se nuk i lidh asgjë me njëri tjetrin, por që sipas hetimeve të Prokurorisë së posaçme, i bashkojnë fijet e krimit të organizuar, ishin objektiv i operacionit të nisur gjatë natës së bashku me Policinë. Një pjesë e mirë e ngjarjeve e kanë zanafillën në Shkodër, qytet ku ashtu si dhe në Tiranë e Kukës, u ushtruan kontrolle në banesa të shumta të personave të dyshuar si të përfshirë në vrasje, tentative për vrasje apo atentate.
Në pranga ka përfunduar drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, i cili dyshohet të ketë mbyllur çështje penale për të paktën një vrasje dhe një tentativë vrasjeje, në kohën kur ai ushtronte detyrën në prokurorinë e Shkodrës. Në njërën prej tyre, dyshohet të jetë i përfshirë biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit të sotëm. Një ngjarje ku shfaqet dhe emri i Ervis Martinajt, eksponent i njohur i botës së krimit, i cili prej thuajse një viti rezulton i zhdukur. Megjithatë, Prokuroria e posaçme ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij.
Emri i biznesmenit Gjoka, është lakuar shpesh në mjediset politike, pasi opozita e ka akuzuar atë si një person të përfshirë në blerje votash në favor të partisë socialiste. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, në korrik të vitit 2021 kompanisë së tij Imperial Group, iu dha statusi i investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh. Investim i cili nuk rezulton të ketë nisur ende.
Në arrest, nën dyshimet se i ka ofruar informacione elementëve kriminalë, ka përfunduar dhe Oltion Bistri, deri para pak ditësh drejtues i Forcës operacionale, një prej njësive më të rëndësishme të policisë. Po ashtu, është arrestuar dhe ish shefi i zyrës kundër krimit të organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbega, i cili u shkarkua nga policia një vit më parë, ndërsa ishte me detyrë në Berat. Emra të tjerë të lidhur me Martinajn apo fisin e Bajrave në Shkodër, janë pjesë e listës së urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme, e për të cilët vijojnë kërkimet e policisë për kapjen e tyre./VOA
Foto ilustruese Prokuroria e Durrësit la të lirë dy personat e arrestuar nga policia pas denoncimit nga disa pushues kosovarë në z...
Foto ilustruese TEPELENË- Një makinë tip “Mercedes Benz” ka shpërthyer në flakë në autostradën Levan-Te...
Foto ilustruese Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 27 korrik lënien në fuqi të vendimit të Ko...
Pamje nga aksidenti PRRENJAS- Një autobot i ngarkuar me naftë është përbysur në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Than&eum...
Tom Doshi AUSTRALI- Agjencia më e lartë e inteligjencës kriminale e Australisë dyshon se Tom Doshi, një biznesmen dhe politikan sh...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Fabrika e lëngjeve në Libohovë është përfshirë nga flakët. Bëhet m...
Shqiptari i plagosur GJERMANI- Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur në një stendë qebapësh. Tre burra u përf...
pamje nga vendngjarja KORÇË- Pesë hektarë me grurë janë përfshirë nga flakët në fshatin Sheqeras t...
Foto ilustruese TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka ndezur sinjalin e alarmit për një fenomen që po merr përmas...
foto ilustruese KRUJË- Një 16-vjeçar i cili përplasi për vdekje një të moshuar dhe u larguar nga vendi i ngjarjes...