Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në operacionin e zhvilluar sot pritet të arrestohen rreth 20 persona të lidhur me klanin Farruku në provinca të ndryshme spanjolle. Garda Civile ka theksuar se operacioni është ende i hapur dhe se nuk përjashtohen arrestime të reja në ditët në vijim.

SPANJË- Një megaoperacion i zhvilluar nga më shumë se 250 agjentë të Gardës Civile, ka zbuluar dy tonë kokainë në portin e Algeciras. Operacioni i madh kundër trafikut të kokainës ndërkombëtarisht, nisi në disa provinca spanjolle, përfshirë Malagën, raportojnë mediat e huaja.
Avokati nga Malaga Juan Fernández është një nga personat e arrestuar gjatë operacionit.
Pas kontrolleve, agjentët kanë bërë çmontimin e klanit shqiptar Farruku, kreu i të cilit Kreshnik Farruku është objektivi kryesor i hetimit.

Klani Farruku, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, njihet nga policia që prej vitit 2008 për lidhjet e tij me grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme. Kreshniku, drejtuesi i saj, u arrestua në vitin 2019 në Madrid për shkak se kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Italia që nga viti 2018, megjithëse policia spanjolle e kishte hetuar për lidhjen e tij të mundshme me një grup bashkatdhetarësh që në vitin 2007 sulmuan shtëpinë e biznesmenit José Luis.
Në operacionin e zhvilluar sot pritet të arrestohen rreth 20 persona të lidhur me klanin Farruku në provinca të ndryshme spanjolle. Garda Civile ka theksuar se operacioni është ende i hapur dhe se nuk përjashtohen arrestime të reja në ditët në vijim.
Në Malaga, operacioni është përhapur në pjesë të ndryshme të provincës, megjithëse numri i të arrestuarve në zonë nuk dihet për momentin. Garda Civile ka bërë me dije se operacioni kundër klanit Farruku në Costa del Sol synon të çmontojë një rrjet të rëndësishëm të trafikut të drogës që operon në këtë zonë.
Kush është Kreshnik Farruku?
Shqiptari u kap në Spanjë dhe njihet edhe me emrat Kreshnik Budlla, Besnik Farruku e Sokol Koçi. Ai rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Ancona-s me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e trafikut të drogës./Dosja.al
Farat e sekuestruara nga policia SHKODËR- Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kap në flag...
Policia POGRADEC- Një sherr mes dy moshatarëve ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se një 19-vjeçar ka ...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme dhënë masën e sigurisë për Jetmir Kaloshin, të cilit iu gjetën 8 pistol...
Qeveria Kurti KOSOVË- Qeveria e Kosovës e ka miratuar datën 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksua...
Shaqir Alcani, Algert Alcani dhe Eral Myftaraj TIRANË- Eral Myftaraj ka rrëfyer para grupit hetimor se është takuar disa herë me p...
I riu TIRANË- Një i ri ka vendosur të sfidojë vdekjes përmes manovrave duke lënë makinën të udhëtojë...
Ambulanca ELBASAN- Një 14-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Elbasan. Mësohet se i mi...
ANGLI- Një shqiptar është arrestuar në Angli, pasi u kap në shtëpi bari. Nottinghampost shkruan se në pranga ka r...
Benard Ndreca VAU I DEJËS- Deputetët e Komisionit të Sigurisë janë nisur drejt Vaut të Dejës, një ditë pas ate...
Foto Ilustruese DIBËR- Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës pasi është konflikt...