Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 19 Korrik, 19:31 ...
Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 19 Korrik, 19:31 ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Gjatë kontrollit të policisë janë sekuestruar 4 pistoleta, 1 kallashnikov, 1 armë gjahu, 6 krehëra, qindra fishekë luftarakë, 1 targë automjeti italiane dhe 1 aparat celular.
DURRËS- Policia ka zbuluar ditën e sotme një bazë me arsenal armësh në Durrës, e cila dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale. Në kuadër të kësaj është arrestuar një 20-vjeçar. Gjatë kontrollit të policisë janë sekuestruar 4 pistoleta, 1 kallashnikov, 1 armë gjahu, 6 krehëra, qindra fishekë luftarakë, 1 targë automjeti italiane dhe 1 aparat celular.
20-vjeçari, banues në Manzë akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Armët do t’i nënshtrohen ekspertimit në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.
Njoftimi i policisë
Manzë / Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”.
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak, që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale.
Arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar.
Sekuestrohen 4 pistoleta, 1 kallashnikov, 1 armë gjahu (shotgun), 6 krehëra, qindra fishekë luftarakë, 1 targë automjeti italiane dhe 1 aparat celular.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me strukturat operacionale të DVP Durrës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Baza”.
Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një bazë ku mbaheshin armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se shërbenin për furnizimin e grupeve kriminale.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. P., 20 vjeç, banues në Manzë, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri automatike model 56 (kallashnikov), 1 armë gjahu (shotgun), 6 krehëra, qindra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 1 targë automjeti italiane dhe 1 aparat celular.
Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P.
Armët do t’i nënshtrohen ekspertimit në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.
Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 50-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kan&eu...
Foto ilustruse SHKODRA- Të shtëna me armë u raportuan mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15, në fshatin Barbullush, Vau i ...
Foto ilustruse Intervistë me Fatos Çerenishti, administrator i “Fafa Group” Sezoni veror në Golem po jep sinjalet e para t&eu...
Foto ilustruse Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 sh...
Foto ilustruse TIRANË- Këtë të dielë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme d...
Enrik Mehmeti VLORA- Një ngjarje e rënë ndodhi mbrëmjën e djeshme, ku gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën si pasojë ...
Enrik Mehmeti VLORA- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku një si pasojë e një aksidenti rrugor gazetari&nbs...
Pamje TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur protestën e 49-të, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e kr...
Tirana nuk ka qenë e qetë që nga 1 qershori. Një incident në Zvërnec, ku po planifikohet të ndërtohet një resort ...
Foto ilustruse VAU I DEJËS- Të shtëna me armë janë regjisturar në fshatin Barbullush, në bashkinë Vau i Dejës....